Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bullgaria dhe Rumania, të dyja vende anëtare të BE-së prej vitit 2007, kanë qenë pjesërisht të integruara në zonën për lëvizje të lirë, prej muajit mars, pasi u është mundësuar vetëm trafiku ajror dhe detar, pa kontrolle kufitare.
BRUKSEL- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u bërë anëtare të plota të zonës për lëvizje të lirë Schengen, prej fillimit të vitit tjetër.
“Është moment historik që më në fund të mirëpresim Bullgarinë dhe Rumaninë”, ka thënë ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter, shteti i të cilit është aktualisht në krye të Presidencës së bllokut evropian.
Bullgaria dhe Rumania, të dyja vende anëtare të BE-së prej vitit 2007, kanë qenë pjesërisht të integruara në zonën për lëvizje të lirë, prej muajit mars, pasi u është mundësuar vetëm trafiku ajror dhe detar, pa kontrolle kufitare. Austria pati refuzuar pranimin e plotë të këtyre vendeve në Schengen, duke përmendur shqetësimet rreth migrimit.
Megjithatë, Vjena ka thënë të hënën se nuk do të përdorë veton në takimin e ministrave të zhvilluar mëngjesin e së enjtes, dhe kështu dy vendet do të jenë anëtare të plota prej 1 janarit të vitit 2025. Bukureshti dhe Sofja i kanë plotësuar të gjitha kriteret teknike që u janë vendosur nga Brukseli më 2010, mirëpo kanë pritur më shumë se një dekadë për t’u bërë pjesë e Schengenit, pasi disa vende kanë qenë kundër ndër vite.
Austria ka hequr dorë nga vetoja, vetëm pasi tri shtetet e kanë nënshkruar “pakon për mbrojtje kufitare”. Marrëveshja parasheh angazhim të përbashkët të rojeve kufitare në kufirin bullgaro-turk, dhe kontrolle të përkohshme kufitare në rrugët tokësore për periudhë gjashtëmujore.
E krijuar më 1985, zona Schengen përbëhet prej 29 shteteve – 25 prej 27 vendeve të bllokut evropian, plus Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Kjo është zona më e madhe në botë pa kontrolle të brendshme kufitare. Më shumë se 400 milionë njerëz mund të udhëtojnë lirshëm brenda saj./ REL
artan grubi SHKUP- Tri ditë pas futjes në listën e zezë amerikane, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut,...
kamion me ndihma GAZA- Një sulm izraelit ndaj rojeve palestineze të sigurisë që shoqëronin një dërgesë ndihme human...
Foto ilustruese EUROPA- Përpara pak ditësh në kryeartikuj u njoftua për një aksion kontrollesh në shkallë të gjer&e...
burgjet ne siri SIRI- Forcat rebele siriane kanë thënë se planifikojnë të mbyllin burgjet famëkeqe të ashpra të dr...
i burgosuri SIRI- Momenti tronditës kur një burrë u lirua nga një prej burgjeve famëkeqe të regjimit të Asadit&nbs...
foto ilustruese SIRI- Partnerët kryesorë të SHBA-së kundër ISIS-it në Siri thanë të mërkurën se...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Këtë vit janë vrarë 54 gazetarë në botë, teksa kanë qenë duke kryer punën...
Foto ilustruese LONDËR- Megjithëse viti 2024 nuk ka përfunduar, shkencëtarët tashmë kanë një kontroll se sa i nxeht...
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. KOREA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, e ka mbrojtur vendimin e tij p...
Foto ilustruese SHBA- Përshkallëzimi i armiqësive tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund ta vërë në rrez...