LIVE UPDATES
Bota

"Draft statuti për themelimin e Asociacionit"/ Analiza: Ja pse nuk u përfshi në agjendën e Këshillit të Ministrave anëtarësimi i Kosovës në KiE

Mospërfshirja në agjendën e Këshillit të Ministrave për anëtarësim të Kosovës në KiE lidhet me kërkesën që vendi ta pranojë “draft statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kosova refuzon.

15 Maj 2024, 12:53 Nga M.B
"Draft statuti për themelimin e Asociacionit"/ Analiza: Ja pse
Këshilli i Evropës

STRASBURG- Zyrtarë të qeverisë së Kosovës konfirmojnë se çështja e anëtarësimit të  Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, që do të mblidhet pas dy ditësh. Kjo për faktin , se janë disa vende, të cilat i kërkuan Kosovës që ta pranojë "draft statutin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën”. Kështu shkroi në profilin e tij social zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i cili ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në këtë çështje.

“Ka gjasë që ky votim të shtyhet. Shtyrja eventuale vjen si rezultat i ngatërrimit të dy proceseve të pavarura, me ç’rast Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft statutin e Lajçakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel. Kërkesa për Asociacionin nuk ka të bëjë aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”, shkroi Ahmeti. Sipas tij, “shtyrja eventuale do të kufizojë mundësitë e qytetarëve, përfshirë minoritetin serb, të përdorin mekanizmat e Këshillit të Evropës, përfshirë Gjykatën e Strasburgut për t’i adresuar të drejtat e tyre. Për më tepër, shtyrja do ta dërgojë një sinjal shumë shqetësues për vendet e rajonit”, shkruan  Ahmeti.

 Gjermania, Franca dhe Italia vendet që kanë “kushtëzuar” votat?

Një javë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e cilësoi “absurd”, kushtëzimin që iu bë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti tha qartë se nuk e pranon një kushtëzim të tillë. “Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga shtetet të cilat deri tani nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, por assesi dhe asnjëherë nuk e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokratizim e më herët ishin krahë nesh për çlirim e pavarësim”, tha kryeministri Kurti. Sipas tij, “Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, bisedohet në Bruksel, e jo në Strasburg”.

Mediet në Prishtinë, ditëve të fundit shkruan se është Gjermania, Franca dhe Italia, vendet që po “kushtëzojnë” votat pro Kosovës për në Këshill të Evropës duke kërkuar hapa konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, shkroi ditë më parë në platformën X se agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet minutën e fundit. “Por, sa më shpejt që Kosova merr një vendim të guximshëm, aq më realiste është të arrish 2/3 e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës”, shkroi Rohde.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Sipas këtij raporti, “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe çështjen e formimit të Asociacionit e ka konsideruar si temë të brendshme të Kosovës”. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin qysh në vitin 2013. Por në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konsideroi se marrëveshja  nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës./ DW

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj