3 Shtator 2024, 20:17
Nga I.A

TIRANË- Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, pritet që Partia Demokratike të ketë ndryshime përsa i përket drejtuesve politikë në qarqe. Me zgjedhjet e pranverës në prag ethet elektorale po ndihen edhe në selinë blu, në korridoret e së cilës po përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin listat për deputet. Top Channel shkruan se Qarku i Tiranës është ende i hapur, por ujërat pritet ti trazojë Fieri, ku po mendohet të caktohet Gazment Bardhi duke spostuar Luan Baçi.
“Unë vijoj të jam drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër të kryetarit të partisë më vjen keq, nuk mundem”, tha Baçi në një intervistë për Top Channel.
Por, nëse për qarkun Fier priten surpriza, për Shkodrën dhe Elbasanin nuk ka të tilla, Luaciano Boçi prej muajsh ka nisur punën në kryeqendrën e veriut, ndërsa Ervin Salianji zhvendoset nga Kavaja në Elbasan. Xhelal Mziu nuk i ndahet Dibrës dhe as Tritan Shehi Gjirokastrës. Oerd Bylykbashi nuk lëviz nga Durrësi ndërsa Agron Gjekmarkaj i besohet sërish Lezha.
Lista e drejtesve politikë të PD-s në qarqe:
Shkodër- Luçiano Boçi
Lezhë – Agron Gjekmarkaj
Dibër – Xhelal Mziu
Kukës – Flamur Hoxha
Durrës – Oerd Bylykbashi
Elbasan – Ervin Salianji
Fier – Gazment Bardhi
Korçë – Ivi Kaso
Berat – Eno Bozdo
Vlorë – Bujar Leskaj
Gjirokastër – Tritan Shehu
Qarku Tiranë ende i hapur
pd
Politike
3 Shtator 2024, 18:47
I.A
Ilir Meta
VALBONË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video nga udhëtimet e tij të shumta kët...
Politike
3 Shtator 2024, 17:22
I.A
foto ilustruese
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka firmosur dy kërkesa për interepelancë, ku thërret ministren e Mjed...
Politike
3 Shtator 2024, 17:02
I.A
TIRANË- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion vijon hetimet e thelluara për kompaninë 5 D konstrukson. Mësohet se në sit&eu...
Politike
3 Shtator 2024, 15:26
I.A
Rama
DURRËS- Është zbardhur agjenda e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që pritet të mbahe...
Politike
3 Shtator 2024, 14:46
M.B
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen
TIRANA- Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen do të zhvillojë një v...
Politike
3 Shtator 2024, 14:27
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partise Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë sot një deklaratë për mediat nga salla e konfere...
Politike
3 Shtator 2024, 14:17
M.B
Floriana Garo
TIRANA- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka dalë sot në një deklaratë për m...
Politike
3 Shtator 2024, 13:59
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka zhvilluar sot mbledhjen e saj në nisje të...
Politike
3 Shtator 2024, 13:09
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Ka nisur mes replikash e batutash të ndërsjella mbledhja e sotme e Komisionit për Arsim dhe Informim Publik. Batuta j...
Politike
3 Shtator 2024, 13:00
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin që në e-Albania ofrohet edhe shërbimi i marrjes së k...