All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

"Duan Luksemburgun!" DW: Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit

Paga dukshëm më të larta dhe kushte më të mira pune - gjithnjë e më shumë gjermanë duan të punojnë në Luksemburg.

7 Janar 2025, 08:40 Nga M.B
"Duan Luksemburgun!" DW: Dhjetëra mijëra gjermanë
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

GJERMANIA- Ora tetë e mëngjesit. Somaeh Metzger troket në derën e zonjës Pennig-Chaussy dhe hyn brenda. "Mirëmëngjes, si jeni?" thotë infermierja. "Gudde Moien," përgjigjet ajo. Marie Josée Pennig-Chaussy është 94 vjeç dhe prej gjashtë vitesh jeton në shtëpinë e të moshuarve "Op Lamp" në Wasserbillig, Luksemburg. Somaeh Metzger është 50 vjet më e re. Fillon procedura e zakonshme e kujdesit.

Somaeh Metzger e vesh zonjën Pennig-Chaussy, e ndihmon të ngrihet nga shtrati, e vendos në një karrige me rrota dhe e çon në banjë. Pas dhjetë minutash kthehen në dhomë. Zonja Pennig-Chaussy kujdeset për vendosjen e buzëkuqit, edhe pse kujdestarja e ndihmon duke i mbajtur dorën që i dridhet. Ato diskutojnë për karrierën e mëparshme teatrore të zonjës së moshuar - herë në gjermanisht, herë në gjuhën e Luksemburgut, me plot fraza në frëngjisht.

Shumë më mirë se në Gjermani

Pothuajse 20 vjet më parë, Somaeh Metzger vendosi të linte punën e saj në një shtëpi të moshuarish në Gjermanidhe shkoi në Luksemburgun fqinj. Ajo mësoi gjuhën luksemburgase në një kurs të organizuar nga punëdhënësi i saj. Nga shtëpia e saj në Trier të Gjermanisë, ku jeton me familjen e saj, deri në vendin e saj të punës janë vetëm 13 kilometra. "Nuk jam penduar për vendimin tim për asnjë sekondë”, thotë Metzger.

Të tillë që shkojnë në punojnë në Luksemburg nga Gjermania ka shumë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, mbi 52,000 gjermanë punojnë atje - 30 për qind më shumë se një dekadë më parë. Shumica dërrmuese e tyre ende jetojnë në Gjermani dhe shkojnë në punë në Luksemburg. Vetëm në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social janë të regjistruar 6,300 gjermanë, mes tyre të paktën 4000 kujdestarë si Somaeh Metzger.

Kjo shihet edhe në vendin e saj të punës: mbi 80 për qind e 147 punonjësve në shtëpinë e të moshuarve "Op Lamp" janë gjermanë që kujdesen për 81 banorët e shtëpisë së të moshuarve. "Ne nuk po kërkojmë veçanërisht kujdestarë nga Gjermania," thotë drejtoresha Mireille Wirtz-Lenertz. Por në rajonin kufitar u përhap lajmi se kushtet e punës në Luksemburg janë shumë më të mira se në Gjermani. Nuk ka pothuajse asnjë orë më shumë jashtë orarit të punës, punonjësit respektohen, ndërsa paga është pothuajse dyfish më e lartë se në Gjermani. "Unë fitoj më shumë në Luksemburg duke punuar 60% të orarit, sesa në Gjermani kur punoja me orar të plotë," thotë Metzger.

Shqetësime ka edhe në Luksemburg

Luksemburgu me 670 mijë banorë, së fundmi ka rritur sërish pagat e punonjësve në kujdesin e të moshuarve dhe të sëmurëve. Me dhjetë vjet shërbim, një kujdestare në një shtëpi për të moshuar fiton rreth 65,000 euro në vit - plus bonuse. Ndërsa një infermiere mund të marrë rreth 100,000 euro.

Luksemburgu me sa duket është gati t'i paguajë kujdestarët edhe më mirë, sepse popullsia edhe atje po plaket. Sipas vlerësimit të shoqatës së kujdestarëve Copas, në pesë vitet e ardhshme do të jetë e nevojshme të plotësohen 4000 vende pune shtesë në sektorin e përkujdesit: kujdestarë, infermiere, fizioterapistë e deri tek asistentët e kuzhinës. Por në Luksemburg, vetëm pak më shumë se 100 kujdestarë përfundojnë trajnimin e tyre çdo vit. Tashmë rreth 50 përqind e infermierëve vijnë nga vendet fqinje. Wirtz-Lenertz ka frikë se do të bëhet më e vështirë për të gjetur kujdestarë nga Gjermania në vitet e ardhshme."Pagat po rriten edhe atje," thotë ajo. Por ajo është e sigurt për kushte më të mira pune, taksa më të ulëta dhe sigurisht pensione më të mira në Luksemburg.

Gjendja në Gjermani

Në të njëjtën kohë, është një fatkeqësi për shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet në anën gjermane të kufirit. Vetëm nga spitali Barmherzige Brüder në Trier, 25 deri në 30 infermierë nisen për në Luksemburg çdo vit, thotë Jörg Mogendorf, drejtor i departamentit të infermierisë së spitalit, "Tendenca po rritet", shpjegon ai. Edhe Dhoma e Punëtorëve të Kujdesit të shtetit të Rheinland-Pfalz dëshmon se situata "nuk është përmirësuar aspak. Përkundrazi: është përkeqësuar". Presidenti Markus Mai mendon se pak mund të bëhet kundër pagave të shkëlqyera në vendet fqinje: "E vetmja gjë që mund të bëhet është rritja e përgjithshme e numrit të punonjësve në rajonet e prekura. Por Dhoma jonë ka pak ndikim ose mundësi për të ndryshuar gjendjen."

Nuk kthehem!

Somaeh Metzger nuk do të kthehet në Gjermani: "Në Gjermani kam qenë përgjegjëse për nëntë ose dhjetë të moshuar në një turn, kam punuar shpesh 15 ditë pa pushim. Në Luksemburg, kam pesë persona për të cilët kujdesem”. Ajo nuk beson se gjërat do të ndryshojnë. Në Luksemburg, punëdhënësi respekton dëshirat e saj kur organizon orarin. Somaeh Metzger është jashtëzakonisht e kënaqur: "Unë mund të balancoj punën dhe jetën time private pa vështirësi". Në Gjermani ka gjithnjë e më shumë që mendojnë si Metzger dhe largohen, jo vetëm në sektorin e kujdesit./ DW

 

gjermania

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!