LIVE UPDATES
Bota

Dorëheqja e kancelarit austriak, Presidenti Federal ngarkon kreun e partisë populiste të djathtë FPO për formimin e qeverisë së re

Në Austri po bëhet gjithnjë e më i mundshëm një koalicion mes populistëve të djathtë FPÖ dhe konservatorëve të ÖVP. Presidenti Federal ngarkoi udhëheqësin e FPÖ, Kickl për të formuar një koalicion me konservatorët.

7 Janar 2025, 08:15 Nga M.B
Dorëheqja e kancelarit austriak, Presidenti Federal ngarkon kreun e
Presidenti austriak ngarkoi udhëheqësin e FPÖ Herbert Kickl për të formuar një koalicion me konservatorët

AUSTRIA- Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ngarkoi zyrtarisht kreun e partisë populiste të djathtë FPÖ, Herbert Kickl, me formimin e qeverisë së re. "Kam besim se zoti Kickl do të gjejë zgjidhje të qëndrueshme në kuadër të bisedimeve për krijimin e qeverisë. Dhe ai dëshiron ta marrë mbi vete këtë përgjegjësi. Prandaj e ngarkova të fillojë bisedimet me partinë ÖVP për të formuar një qeveri federale," tha presidenti austriak. Van der Bellen tha se udhëheqësi i FPÖ-së do t'i raportojë vazhdimisht për ecurinë e bisedimeve me ÖVP-në.

"Nuk e pata të lehtë të hidhja këtë hap dhe do të vazhdoj të mbikqyr që parimet dhe rregullat e kushtetutës sonë të respektohen dhe zbatohen në mënyrë korrekte" - tha presidenti van der Bellen.

FPÖ doli partia më e fortë në zgjedhje      

Partia Austriake e Lirisë (FPÖ) fitoi qartë zgjedhjet parlamentare tre muaj më parë, por fillimisht u injorua në bisedimet e koalicionit për shkak të mosgatishmërisë së partive të tjera për të bashkëpunuar me populistët e djathtë. Partia konservatore ÖVP (Partia Popullore Austriake), e cila më parë ishte kundër partisë FPÖ, njoftoi pas negociatave të dështuara me partitë e tjera se tani do është në dispozicion për bisedime për koalicion me partinë populiste të djathtë FPÖ.

Qëndrim i ashpër ndaj emigracionit, skeptik ndaj BE-së

Nëse pas bisedimeve arrihet një marrëveshje, hapet rruga për kancelarin e parë të Austrisë nga radhët e FPÖ. 56-vjeçari Kickl, i cili gjatë fushatës zgjedhore u pozicionua si "kancelar i popullit", njihet ndër të tjera për një politikë jashtëzakonisht të rreptë ndaj emigracionit e cila përfshin edhe dëbime në shkallë të gjerë si dhe për qëndrimin e tij miqësor ndaj Rusisë.

Po ashtu Herbert Kickl ka si dhe partia e tij një orientim skeptik ndaj BE-së. Në të kaluarën ai quante politikën e BE-së si "të çuditshme dhe të vetëkënaqur". Programi zgjedhor i FPÖ parashikon një reduktim të kompetencave të institucioneve të BE-së dhe bën thirrje për një "kështjellë Austri" brenda zonës Shengen.

Sipas politologëve mes FPÖ dhe ÖVP ka përputhje të madhe lidhur me politikën ekonomike, politikën për azilin dhe politikën arsimore. Kurse sa i përket qëndrimit ndaj BE-së, politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë mes dy partive ka mospërputhje të forta./ DW

austria

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd