LIVE UPDATES
Bota

DW: Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

Sipas shërbimit sekret ukrainas, SBU, rreth 34 përqind e bombarduesve strategjikë të aftë për të hedhur raketa lundrimi u shkatërruan ose u dëmtuan.

2 Qershor 2025, 08:18 Nga N.F
DW: Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll
Foto

UKRAINË- Me një sulm befasues thellë tokën ruse, Ukraina duket se ka shkatërruar më shumë se 40 avionë rusë. Nga ana tjetër të hënën fillojnë bisedimet për armëpushim në Stamboll. Ishte një sulm befasues i suksesshëm i Ukrainës brenda tokës ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur sulmin e papritur të shërbimit të tij sekret SBU kundër disa aeroporteve ushtarake ruse si një "sukses absolutisht të shkëlqyer". Zelensky tha se ky sulm do të hyjë "në librat e historisë". Sulmi ishte operacioni më i gjerë i Ukrainës në luftë deri më tani.

Sipas shërbimit sekret ukrainas, SBU, rreth 34 përqind e bombarduesve strategjikë të aftë për të hedhur raketa lundrimi u shkatërruan ose u dëmtuan. Ushtria ruse i përdorte avionët e sulmuar "për të bombarduar qytetet ukrainase çdo natë". Thuhet se janë goditur edhe avionë paralajmërues A-50, të krahasueshëm me avionët AWACS të NATO-s. Sulmet thuhet se u drejtuan, ndër të tjera, kundër bazës ushtarake ruse në Belaya në Siberinë Lindore, e cila ndodhet në rajonin e Irkutskut, rreth 4,200 kilometra nga kufiri ukrainas. 

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se disa avionë rusë u përfshinë nga flakët gjatë sulmeve me dronë ukrainas në rajonet Murmansk dhe Irkutsk. Dronët u qëlluan drejt avionëve nga zonat "shumë pranë" të fushave ajrore.

Bisedime në Stamboll

Nga ana tjetër Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll të hënën (02.06.) një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë. Bisedimet planifikohet të zhvillohen të hënën. Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umyerov, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski. Deri tani Kievi e kishte lënë të hapur, nëse do të merrte pjesë në raundin e dytë të bisedimeve të propozuar nga Rusia.

Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Pallatin Ciragan.

Ukraina qëndron tek kushtet e njohura për marrëveshjen e paqes
Ukraina nuk e ka ndryshuar kornizën e saj të kushteve për një përfundim të mundshëm të luftës. Kjo merret vesh nga një dokument i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, i cili pritet të jetë baza për bisedimet e së hënës në Stamboll.

Sipas tij planifikohet një armëpushim prej të paktën 30 ditësh si dhe shkëmbimi i të gjithë të robërve të të luftës. Po ashtu fëmijët ukrainas që janë çuar në territorin rus duhet të rikthehen në atdheun e tyre. Më pas do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe atij rus Vladimir Putin./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait