LIVE UPDATES
Bota

"DW": Do të diskutohet draftstatuti i Asociacionit në Bruksel?

Nga zyra e presidentit serb Vuçiç, njoftohet se pas takimit me Lajçak, krahas insistimit për formimin e Asociacionit, është shprehur gatishmëria për respektimin e çështjeve të dakorduara në kuadër të dialogut.

15 Nëntor 2023, 10:46 Nga A.B

"DW": Do të diskutohet draftstatuti i Asociacionit në

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, takohen të enjten në Bruksel (16.11.), me ftesë të ndërmjetësit evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit një ditë më parë ishte në Beograd ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Zyrtarët nga Serbia thanë se në takimin e 16 nëntorit, do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse nga qeveria e Kosovës nuk konfirmohet, por as nuk mohohet një gjë e tillë. Emisari Lajçak, pas vizitës në Beograd, shkroi se me presidentin Vuçiç dhe kryenegociatorin Petkoviq, “diskutoi mbi rrugën përpara në dialog”.

“Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe me Petar Petkoviqin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

Nga zyra e presidentit serb Vuçiç, njoftohet se pas takimit me Lajçak, krahas insistimit për formimin e Asociacionit, është shprehur gatishmëria për respektimin e çështjeve të dakorduara në kuadër të dialogut.

“Presidenti Vuçiç vuri në dukje se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për respektimin e çdo gjëje të nënshkruar dhe të rënë dakord, dhe ritheksoi se vendi ynë është për de-eskalim, paqe dhe stabilitet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë. Edhe një herë, presidenti Vuçiq e informoi në detaje përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për peshën e situatës me të cilën ballafaqohen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, duke shprehur shpresën se do të arrihen rezultate në procesin e mëtutjeshëm të dialogut”, thuhet në njoftimin e palës serbe. Më tej thuhet se “presidenti Vuçiç ka insistuar për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksand  ër Vuçiç më 26 tetor zhvilluan takime të ndara në Bruksel me liderët e BE-së, Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë dhe kryeministren e Italisë. Scholz, Macron dhe Meloni, i kërkuan Kosovës që ta  formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa,  Serbisë të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Pas takimit të 26 tetorit në Bruksel me udhëheqësit kryesor evropianë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se “ishte i gatshëm të nënshkruante projektin për Asociacionin”. Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, propozimin për Asociacionin e ka cilësuar si një bazë të mirë për vazhdimin e diskutimeve, por disa herë e ka theksuar qartë se, “nuk do të pranojë asgjë që çon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, pavarësisht kërkesës ndërkombëtare.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ishte në Kosovë dy javë, më parë ku kishte takime të ngjeshura me përfaqësues të qeverisë, ata të institucioneve ndërkombëtare civile dhe ushtarake, ambasadorë të vendeve perëndimore dhe përfaqësues të partive politike opozitare.

Drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që tashmë i është dorëzuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti akoma nuk është bërë publik dhe disa nga përfaqësuesit e partive opozitare, po kërkojnë më shumë hollësi për përmbajtjen e projekt-statutit. Gjatë raportimit të fundit në Kuvend, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projekt statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i prezantuar nga diplomatët evropianë dhe amerikanë, “e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës”, që ishte çimentuar siç tha “në marrëveshjet e mëhershme të vitit 2013 dhe 2015”.

“Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”, tha kryeministri Kurti, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës që ai e ka pranuar “Zajednicën”, siҫ parapëlqente Kurti ta quante kur ishte në opozitë, Marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2013./ DW

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj