LIVE UPDATES
Bota

DW: Largimi i Trump trazon samitin e G7 në Kanada

Trump u kishte bërë thirrje të gjithë banorëve të Teheranit në platformën e tij Truth Social të largoheshin nga qyteti. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi njëkohësisht vendosjen e "kapaciteteve ushtarake" shtesë në rajon.

17 Qershor 2025, 11:51 Nga N.F
DW: Largimi i Trump trazon samitin e G7 në Kanada
Takimi

KANADA- Presidenti amerikan Trump është larguar nga samiti i G7 në Kanada. Në një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, Irani shihet si "burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal".

Lajmet e fundit nga samiti i G7-s  në Kanada:  Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, largohet më herët nga samiti i G7-ës dhe kthehet me aeroplan në Uashington: "Duhet të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur", tha Trump.

Lufta në Lindjen e Mesme, e cila hodhi hije samitin e G7-ës bëri që edhe politikani më i rëndësishëm në këtë samit të largohet vetëm pas një dite të samitit, pas një fotoje familjare dhe darkës. "Do të doja shumë të qëndroja deri nesër, por ju të gjithë e kuptoni. Gjëra të mëdha po ndodhin tani", thotë Trump. Gjëra të mëdha - "Gjëra të mëdha".

Trump u bën thirrje banorëve të Teheranit të evakuohen

Pak më parë, Trump u kishte bërë thirrje të gjithë banorëve të Teheranit në platformën e tij Truth Social të largoheshin nga qyteti. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi njëkohësisht vendosjen e "kapaciteteve ushtarake" shtesë në rajon. Samiti i G7 është dëshmitar i një përshkallëzimi të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Megjithëse, gjithçka kishte filluar harmonikisht në mëngjesin e së hënës: peizazhe malore, ujëra të rrëmbyeshëm dhe mikpritësi kanadez Mark Carney duke pritur kancelarin gjerman.

Askush nuk mund ta kishte menduar se prapë gjërat do të merrnin një kthesë tjetër falë Trump: "Shkëlqesia Juaj, Friedrich Merz", kështu e prezantoi një zëdhënëse kancelarin. Foto të bukura, shtrëngime duarsh. Carney e di që Merz është politikan i përshtatshëm për të mbajtur samite. Me Trumpin gjërat komplikohen.

Kurs afrimi me presidentin Trump

E pastaj shou i Trump. Gjithmonë e  kam thënë se ishte një gabim përjashtimi i Rusisë nga G8, sipas Trump. Po ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe një "person i quajtur Trudeau" e bënë këtë në atë kohë. Carney qëndron duarkryq dhe nuk kundërshton. Justin Trudeau, paraardhësi i tij si kryeministër i Kanadasë, as nuk ishte në detyrë në vitin 2014. Po nuk duket se kjo ka rëndësi. Përpjekje afrimi me Trump që në fillim të sesionit të parë të punës. Nostalgjia nuk është një strategji, thotë Carney; ndryshimi është i rëndësishëm. "Disa, ju, për shembull, Z. President, e kuptuat këtë herët dhe vepruat me guxim." Duket se kjo i pëlqen Trumpit.

Pasatj lajmi: Trump largohet herët nga samiti. Zëdhënësja e tij thotë se ai duhet të merret me "çështje të rëndësishme në Lindjen e Mesme". Izraeli  ka nevojë për SHBA-në, jo për G7-ën. "Dhe Irani nuk do të fitojë. Shikojeni këtë", shprehet Trump ndërsa qëndron pranë Keir Starmer të Britanisë. Iranianët duhet të negociojnë para se të jetë tepër vonë. Starmer qëndron duarkryq, por me guxim vazhdon të flasë për uljen e tensioneve: "Ekziston një konsensus se duhet të ulim tensionet." Presidenti francez Emmanuel Macron i ofron Trump mbështetjen e tij për një iniciativë në Lindjen e Mesme. Ai ende nuk di asgjë për largimin e parakohshëm të Trump.

Trump nuk ka nevojë për të tjerët. Mesazhi i tij është i qartë për Iranin: Do të ketë një marrëveshje. "Për Iranin do të ishte budallallëk të mos e nënshkruante", tha ai.

Çuditërisht, krerët e shteteve dhe qeverive - përfshirë Trump - ranë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Teksti, i publikuar nga Kanadaja pritëse, e përshkruan Iranin si "burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal" dhe thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Largimi i Trump e trazon samitin

Largimi i parakohshëm e trazon të gjithë samitin. "Po mblidhemi këtu në një pikë kthese në histori", tha Carney mëngjesin e fillimit të samitit. Pa e ditur ende se lufta në Lindjen e Mesme dhe Presidenti i SHBA-së do t'i shndërronin planet e Kanadasë për samitin të përgatitura me kujdes në plane që nuk funksionuan. Megjithatë, Carney shprehu mirëkuptim: "E falënderoj Presidentin Trump që është këtu.”

Të martën (17.06.) presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është për vizitë në raundet e samitit. Fillimisht ishte planifikuar të diskutonte për Ukrainën me Trump. Narendra Modi i Indisë po i afrohej Kanadasë kur u përhap lajmi për largimin e Trump.

Situata globale tani përsëri ka ndryshuar. Lindja e Mesme kërkon angazhimin e presidentit të SHBA-së. Mosmarrëveshja për tarifat, madje edhe lufta në Ukrainë - në këtë ditë, gjithçka tjetër duket se po kalon në plan të dytë./DW

samiti g7 ne kanada trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj