LIVE UPDATES
Bota

Trump në samitin në Zvicër: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

Pjesëmarrës në takim janë liderë prej Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, si dhe ata të Bashkimit Evropian.

17 Qershor 2025, 09:38 Nga r.ll
Trump në samitin në Zvicër: Përjashtimi i Rusisë nga
donald trump

SHBA- Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të hënën në Kananaskis të Kanadasë, me synim të gjetjes së një gjuhe të përbashkët për luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Pjesëmarrës në takim janë liderë prej Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, si dhe ata të Bashkimit Evropian. Në hyrje të samitit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se largimi i Rusisë prej atij që dikur ishte G8, një dekadë më parë, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë, ka qenë gabim.

“Ka qenë gabim i madh”, ka thënë Trump, duke shtuar se beson që Rusia nuk do ta pushtonte Ukrainën më 2022, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të ishte përjashtuar.

“Putini flet me mua. Ai nuk flet me askënd tjetër, nuk është i kënaqur. Mund t’ju them se ai nuk flet me asnjë njeri që e ka lënë anash, e ka përjashtuar, dhe unë pajtohem me të", ka thënë Trump. Trump ka biseduar të shtunën me Putinin dhe ka sugjeruar se lideri rus mund të luante rol ndërmjetësues në mes të Izraelit dhe Iranit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka hedhur poshtë këtë ide, duke thënë se Moska nuk mund të jetë negociatore, sepse e ka nisur një luftë kundër Ukrainës. Zyrtarët evropianë kanë thënë se shpresojnë që të shfrytëzojnë takimin e së martës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe atë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, në samitin e javës së ardhshme, që të bindin Trumpin të ketë qasje më të ashpër ndaj Moskës.

“G7 duhet të ketë synim që të na bashkojë sërish, që në Ukrainë të ketë armëpushim dhe paqe afatgjatë, dhe sipas meje, është në pyetje nëse presidenti Trump është gati të shtyjë përpara sanksione më të ashpra kundër Rusisë”, ka thënë Macron. I pyetur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, presidenti amerikan ka thënë se Teherani ka dhënë sinjale se është gati për të negociuar.

“Iranianët do të dëshironin të bisedonin, por do të duhej të vepronin më herët. Ata duhet të arrijnë marrëveshje, sepse është e dhimbshme për të dyja palët”, ka thënë ai nga Kanadaja, kur është pyetur për ndonjë shenjë shtensionimi nga Irani.

“Irani nuk është duke e fituar luftën, ata duhet të bisedojnë, të bisedojnë menjëherë, para se të bëhet vonë”, ka thënë presidenti amerikan. Izraeli e ka nisur ofensivën kundër Iranit më 13 qershor, duke sulmuar shënjestra iraniane, përfshirë qendra bërthamore, ka vrarë figura të larta ushtarake, shkencëtarë bërthamorë, si dhe ka goditur qytete dhe qendra të naftës dhe gazit natyror.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shteti që udhëheq ai i ka përpara tri synime: eliminimin e programit bërthamor iranian, eliminimin e kapaciteteve për prodhim të raketave balistike dhe eliminimin e boshtit të terrorizmit, duke iu referuar grupeve militante të përkrahura nga iranianët në Lindje të Mesme. Si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 224 persona në Iran, sipas autoriteteve iraniane. Në anën tjetër, nga kundërsulmet iraniane në Izrael është raportuar për 24 persona të vrarë./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj