LIVE UPDATES
Bota

DW: Përse Trump ndjek një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran!

Në platformën e tij Truth Social ai shkruan, që nga fillimi i bisedimeve të reja për programin bërthamor me Iranin i kam ofruar qeverisë në Teheran vazhdimisht shansin për një marrëveshje të re.

17 Qershor 2025, 08:12 Nga N.F
DW: Përse Trump ndjek një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran!
Foto

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Trump, e paraqet veten si "nxitës i paqes". Por sulmet e Izraelit ndaj Iranit, për të cilat ai ishte i informuar më parë, i konsideron "ekselente". Sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte biseduar me Uashingtonin.

"Nuk ka ndonjë të papritur", njoftoi reporteri i Fox News Bret Baier pas një bisede me presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten e kaluar (13.06.2025). Nuk ka pjesëmarrje aktive, thekson qeveria e SHBA-së. Por SHBA, partneri më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm ushtarakisht i Izraelit, as nuk e ka ndaluar ofensivën kundër Iranit.

Trump vazhdimisht në fushatën elektorale ka theksuar, se nuk dëshiron që ta involvojë SHBA-në në koflikte ushtarake në botë. Në fjalimin e tij ditën e marrjes së postit në janar 2025 Trump e shpalli veten si presidenti i ri i SHBA-së që "sjell paqen": Fuqia e SHBA-së, sipas tij, "do t'u japë fund të gjitha luftrave dhe do të sjellë një frymë të re të harmonisë" në botë. Në maj 2025 Trump në Arabinë Saudite u shpreh për një epokë të re të paqes, që po nis në Lindjen e Mesme.

Trump dhe bisedimet për programin bërthamor me Iranin

Nga ky qendrim paqësor nuk ka mbetur asnjë shenjë pas sulmitIzraelit ndaj Iranit. Në televizionin e SHBA-së ABC, Trump i quajti sulmet si "ekselente". Në platformën e tij Truth Social ai shkruan, që nga fillimi i bisedimeve të reja për programin bërthamor me Iranin i kam ofruar qeverisë në Teheran vazhdimisht shansin për një marrëveshje të re. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë një sulm është në prag, që mund të jetë më keq nga sa mund ta përfytyrojnë ata. Përfaqësuesit e vijës së fortë në Iran, që janë shprehur kundër marrëveshjes, tani "kanë vdekur të gjithë", shkruan Trump në postimin e tij. "E mund të bëhet edhe më keq!"

Delegacionet nga të dyja vendet që nga prilli janë takuar disa herë me qëllim për të negociuar një marrëveshje bërthamore, prej nga SHBA-ja u shkëput gjatë mandatit të parë të Trumpit më 2018. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ishte të pengonteIraninnë ndërtimin e bombës atomike. Gjatë sulmeve të para të Izraelit krahas objektivave ushtarake dhe civile në shënjestër ishte kryesisht infrastruktura nukleare e Iranit.

Politologu britaniko-izryelit Daniel Levy është president i Institutit Studimor US/Middle East Project. Ai thotë, se Izraeli me gjasë i ka futur në mendje Trumpit idenë, se një goditje ushtarake kundër Iranit mund t'i avanconte bisedimet mes Ushingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor. Nuk është e rastësishme, që Netanjahu e nisi pikërisht tani ofensivën ushtarake.

"Një motiv kryesor për Natanjahun ka qenë, që një sukses në bisedimet [ndërmjet SHBA-së dhe Iranit] me gjasë do kishte bërë që amerikanët ta pengonin atë", thotë Levy në intervistë për DW.

Por Trump vendosi të mos i japë sinjalin e kuq të stopit Netanjahun lidhur me sulmin ndaj Iranit, shkruan William F. Wechsler, drejtor për programet për Lindjen e Mesme në Atlantic Council, një thin-tank në SHBA. Pra nuk ka ndonjë apel për të mos sulmuar. "Mund të ketë ndodhur që udhëheqja në Izrael mungesën e një drite të kuqe nga SHBA-ja ta ketë interpretuar praktikisht si dritë jeshile", shkruan Wechsler.

Trump midis dy karrikeve

Në maj Trump shkarkoi këshilltarin e tij të sigurisë Michael Waltz. Ai padashje kishte ftuar një gazetar në një Messenger-Chat, ku anëtarët e qeverisë diskutonin plane ushtarake. Por nga hulumtimet e Washington Post ishte një faktor tjetër vendimtar për shkarkimin e Waltz: Këshilltari i Trumpit kishte shkëmbyer intensivisht biseda me kryeministrin izraelit për opcionet e mundshme ushtarake kundër Iranit – kjo përpara vizitës së Netanjahut në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta shkruan, se Waltz ka dashur ta fusë politikën e SHBA-së në një shteg, që Trump e refuzon.

Ç'qendrim ka pra komandanti suprem amerikan në këtë konflikt: A i refuzon ai veprimet ushtarake kundër Iranit apo ato janë një arsye për të festuar për të? Sipas mendimit të ekpertit Ley presidenti i SHBA-së ndjek një kurs zik-zak në këtë çështje, sepse baza e tij MAGA ("Make America Great Again") është e përçarë, kur bëhet fjalë për misione ushtarake nëLindjen e Mesme.

"Ka një çarje në botën e MAGA", thotë Levy. Nga njëra anë është fraksioni, që mbështet plotësisht moton e Trumpit "America first". Për këtë grup interesat e SHBA-së janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ky grup nuk do aspak që SHBA të involvohet në ndonjë konflikt të largët, i cili nuk ka të bëjë direkt me SHBA-në.

Nga ana tjetër ndër mbështetësit e Trumpit janë edhe hebrejtë konservatorë amerikan. Për ta është vendimtare, që Izraeli pa asnjë mëdyshje të mbështetet – në rast nevoje edhe ushtarakisht. Levy këtë e konsideron të rrezikshme.

"Sepse shtrohet pyetja, nëse bota do të shohë një Amerikë, që lejon një aleat të devijojë duke e lënë atë të involvohet në një konflikt ushtarak", thotë Levy. "Ky nuk është një mesazh i mirë që përcillet jashtë vendit."/DW

shba trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet