LIVE UPDATES
Bota

DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Sipas një studimi të Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Gjermani (Ifw) projekti ambicioz tregtar i Kinës, “Rruga e Re e Mëndafshit” ka kosto pasuese të larta.

30 Gusht 2023, 20:26 Nga a.l
DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze
Foto ilustruese

MAL I ZI- Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të “Rrugës së Re të Mëndafshit. Kina përpiqet të japë kredi shpëtimi, por kjo krijon varësi të reja. Sipas një studimi të Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Gjermani (Ifw) projekti ambicioz tregtar i Kinës, “Rruga e Re e Mëndafshit” ka kosto pasuese të larta.

Gjithnjë e më shumë vende në ekspansion dhe në zhvillim, që kanë marrë nga Kina kredi për ndërtimin e infrastrukturës, kanë probleme të paguajnë kreditë sipas planifikimit. Vitet e fundit qeveria kineze e ka rritur në mënyrë të ndjeshme dhënien e kredive të shpëtimit. Sipas institutit gjerman 60% e të gjitha huave kineze të dhëna në botë kërcënohen nga mosshlyerja. Në vitin 2010 kjo shifër ishte fetëm 5%, sipas analizës së studiesve me të dhënat e Harvard Kennedy School dhe Bankës Botërore.

Autostrada në Mal të Zi

Në Malin e Zi u inagurua vitin e kaluar pas shtatë vitesh kohë ndërtimi një segment autostrade 41 kilometra. Kostoja e ndërtimit kaloi 1,2 miliardë euro. Rreth 800 milionë euro erdhën si kredi nga Kina. Mali i Zi kërkoi ndihmën e BE, që kur duheshin shlyer këstet e para të kredisë, sepse ndryshe do të paguante dot në afatin e duhur. 41 kilometra rrugë që kalon përmes malave malazeze u ndërtuan nga një kompani kineze me punëtore të sjellë nga Kina.

Qytetarët malazezë megjithatë janë të kënaqur me rrugën e re. Kolashini që njihet si një destinacion i preferuar, sidomos për alpinizëm në verë dhe për skiatorët në dimër ka përfituar. Ndërtimi i rrugës ka çuar në bum të turizmit në zonën e Kolashinit. Të ardhurat janë trefishuar edhe në lokalet e vogla, si një kioskë akulloresh. “Ne jemi të lidhur tani me qytete të tjera, kemi shumë turistë, mund të vijnë shumë më shpejt këtu, besoj se është gjë shumë e mirë”, thotë Katarina, që drejton kioskën.

Problemet me autostradën mbeten

Por a do të mjaftojnë të arduhrat nga tarfiat për shlyerjen e kredisë? Automjetet paguajnë 3 euro e 50 cent për të përdorur autostradën e re, vështirë të imagjinohet që ky investim 1 miliardë dollarë do të kompensohet vtëm me të ardhurat nga një tarifë e tillë. Natasha Koveçeviç, që punon për një organizatë joqeveritare e shikon si shumë problematike kredinë kineze. Ajo e ka kundërshtuar prej kohësh një projekt të tillë. Ajo thotë se segmenti 41 kilometra është një barrë e rëndë për buxhetin e një vendi të vogël si Mali i Zi. “Ne kemi të ardhura vjetore nga autostrada që kapin shifrën e rreth 9 milionë eurove. Ne duhet të paguajmë 40 milionë euro këste kredie në çdo gjashtë muaj. Është shumë e qartë që të ardhurat nuk mjaftojnë për të mbuluar pagesën e kredisë dhe pjesë e mbetur duhet të vijë nga buxheti i shtetit.”

Kurse studiuesja, Nina Vujanoviç, e cila e njeh mirë planifikimin financiar të projekteve të qeverisë, mendon, se kredia e lartë e Kinës mund të rrezikojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Sipas kritereve të BE, borxhet shtetërore nuk lejohet të jenë më shumë se 60% e prodhimit të brendshëm bruto. “Momentalisht janë afër 70% dhe qartësisht Mali i Zi nuk ka më hapësira financiare për reforma të tjera që rëndojnë financat e shtetit.”

Malit të Zi i mungojnë paratë për rikontruktimin e rrjetit rrugor të vjetëruar dhe 41 kilometrat e autostradës përfundojnë papritur në zhavorr. Kina ka ofruar të kredi të tjera që të vazhdojë ndërtimi i autostradës, por qeveria malazeze e shikon këtë projekt me shumë rreziqe. Në Podgoricë e dinë, nëse nuk do mund të paguajnë dot këstet, që tani Pekini ka të drejtën të konfiskojë pronën e tyre shtetërore. “Mali i Zi po e dorëzon sovranitetin e vet përmes infrastrukturës. Nëse nuk ia dalim të paguajmë borxhet, Kina mund të marrë nën kontroll pjesë të rëndësishme të infrastrukturës, psh hidrocentrale, hekurudhën, apo portet”, kritikon Kovaçeviç. Me 41 kilometrat e para të autostradës, Mali i Zi ka krijuar varësi nga Kina. Që kjo varësi të mos rritet më tej BE duhet të angazhohet më shumë.

Shkatërrimi i mjedisit

Një problem tjetër i autostradës së re është mjedisi: Autostrada kalon nëpër luginën e lumit Tara, që është deklaruar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i njohur për ujin e kristaltë dhe brigjet e gjelbra. Në pjesën e sipërme të lumit uji është ende i pastër, por aty ku kalon autostrada është shkatërruar bimësia lumore. Nuk ka më bimë, aq peshq dhe bregu është denatyruar për shkak të depozitimit të tonelatave me materiale gërmimesh, betonarmetë janë shkatërruar. Kudo gjen mbeturina nga punimet e autostradës. Lumi është i turbullt nga mbeturinat e ndërrimit. “Lluca vjen nga punimet e ekskavatorëve dhe rrëpirat e gurishteve përgjatë lumit. Të gjitha këto përfundojnë në ujëra dhe nuk lejojnë zhvillimin e florës. Kjo mbulon gjithçka dhe gjallesat nuk kanë me se të ushqehen”, thotë Kovaçeviç. Ende nuk ka asnjë projekt për rinatyrimin e lumit. /DW

mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj