LIVE UPDATES
Bota

Dy vite pasi talebanët morën pushtetin, ushtarët afganë tregojnë historitë e tyre: Humbëm ëndrrat tona, humbëm gjithçka

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell historinë e tyre. Në qytetin e vogël të Budës, në Teksas, këto gra po krijojnë diçka të re duke përdorur pjesë të së shkuarës së tyre.

30 Gusht 2023, 18:50 Nga a.l
Dy vite pasi talebanët morën pushtetin, ushtarët afganë
Afganistan

AFGANISTAN- Dy vite më parë, kur talebanët rimorën kontrollin e Kabulit, njësia e vetme afgane e komandove gra u bë objektiv i zemërimit të tyre. Pjesëtaret gra të ushtrisë amerikane ndihmuan në evakuimin e gati 40 prej tyre. Sot, ndërsa statusi ligjor i këtyre grave është i pasigurt, një grup i quajtur “Misioni i Komandës” po përdor artin për të ndihmuar në lehtësimin e traumave të së kaluarës duke mbështetur të ardhmen e tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell historinë e tyre. Në qytetin e vogël të Budës, në Teksas, këto gra po krijojnë diçka të re duke përdorur pjesë të së shkuarës së tyre.

“Një proces transformues i shndërrimit të veshjeve në letër. Zakonisht njerëzit nuk e besojnë. Ata bëhen pjesë e këtij procesi magjik. Unë e them gjithmonë se ngjan paksa si alkimi”, thotë Jenn Hassin, veterane dhe artiste.
Uniforma ushtarake, kapele, shami, priten, lahen dhe shndërrohen në këtë masë të butë për t’u kthyer në letër ose për t’u përdorur në realizimin e këtyre pikturave.

“Ka të bëjë me çlirimin e asaj dhimbjeje. Qëllimi është të ndërtohet diçka e bukur nëpërmjet diçkaje që ka qenë traumatike”, thotë Erringer Helbling, bashkëthemeluese e “Misioni i komandës” .
Projekti quhet “Raja”, që në gjuhën Dari do të thotë “lehtësim”.

Këto afgane shërbyen në Togën Taktike të Femrave të Ushtrisë Kombëtare Afgane, në krah të forcave speciale amerikane për të mbledhur informacione në zona që burrat nuk mundeshin. Disa nga këto gra amerikane dhe afgane këtu, madje kanë shërbyer së bashku në Afganistan, derisa talibanët morën pushtetin dy vjet më parë.

“Evakuimi, ishte një rrëmujë.Mendoj se shumë prej nesh u ndjenë vërtet të pafuqishëm. Ndjemë se çfarë kishim për zemër, kulturën dhe njerëzit, të cilët ne i donim dhe kujdeseshim, po shembeshin në disa orë apo ditë”, thotë Sarah Scully, veterane e ushtrisë amerikane.

Veterania e ushtrisë Sarah Scully ka punuar me togën taktike të femrave në Afganistan nga viti 2019 deri në 2020. Kur Kabuli ra në duart e talebanëve, ajo dhe gra të tjera ushtarake ndihmuan ushtaret afgane të largoheshin nga vendi.

Është një peridhë për të cilën ish pjesëtaret e ushtrisë afgane e kanë të vështirë të flasin.

“Humbëm ëndrrat tona. Humbëm qëllimet tona, humbëm gjithçka. Gjithçka ndryshoi brenda një dite. Gjithçka”, thotë Nazdana Hassani, ish pjesëtare e togës taktike të femrave në Afganistan.
Pas dy vjetësh, pothuajse të gjitha nga afro 40 komandot femra që erdhën në Shtetet e Bashkuara kanë një status ligjor të pasigurt, kanë ngecur në mesin e një numri të lartë aplikimesh për azil.

“Ato vinin nga një vend ku të jesh grua në ushtri do të thotë të shihesh si rivale, të nxisësh zemërim dhe fakti që disa nga këto gra ende nuk kanë azil dhe disa prej tyre ende nuk dine cila do të jetë e ardhmja e tyre ngre një pikëpyetje të madhe, se çfarë është padrejtësia”, thotë Sarah Scully, veterane e ushtrisë amerikane.

Nazdana Hassani, thotë se kërkon të dijë se ajo dhe familja e saj janë të sigurt, të sigurt nga talebanët. Ajo ia kushtoi jetën endrrës për të qenë pjesë e ushtrisë afgane, një endërr që talebanët ia shuan.

Tani ajo do të jetë pjesë e ushtrisë amerikane, por nuk mundet, derisa të marrë kartën e gjelbër amerikane. (të jetë banore e përhershme)

“E di që koha po ikën. Nëse arrij një moshë, nuk mund të jem pjesë e ushtrisë dhe nuk mund të ndjek ëndrrën time të fëmijërisë”, thotë ajo.
Pak nga pak, ato hedhin në telajo humbjen, dashurinë dhe shpresën e tyre. Grupi mbështetës i veteranëve

“Misioni i Komandos” do të prezantojë në një galeri arti në Nju Jork, në nëntor për të mbledhur para dhe për të nxitur ndërgjegjësim.

Vepra e parapëlqyer e Nazdana Hasaniti është ajo në nderim të ushtrisë dhe flamurit afgan.

“Afganistani është gjithçka për mua, Afganistani është në zemrën time”, thotë Nazdana Hassani.
Traumës i është dhënë një pamje tjetër, e vjetra është kthyer në diçka të re, përmes çdo vepre arti./VOA

carla babb

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen