LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: A do të afrohen Erdogan dhe Mitsotakis pas fitoreve në zgjedhje?

Disa analistë thonë se tani presidenti turk është në gjendje të zbusë retorikën e tij nacionaliste, e cila pëlqehet nga baza e tij elektorale, dhe do të jetë më i hapur ndaj propozimeve greke.

30 Gusht 2023, 17:38 Nga f.i
Analiza e VOA: A do të afrohen Erdogan dhe Mitsotakis pas fitoreve në
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan

GREQI- Rivalët historikë Greqia dhe Turqia po shtojnë përpjekjet për të përmirësuar lidhjet pasi udhëheqësit e të dy vendeve siguruan fitore të rëndësishme në zgjedhjet që u mbajtën gjatë këtij viti. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, javën e ardhshme, ministrat e jashtëm turk dhe grek kanë planifikuar të takohen në Turqi. Por, analistët paralajmërojnë se mes fqinjëve, ka ende pengesa thelbësore.

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis është planifikuar të takojë homologun e tij turk Hakan Fidan më 5 shtator. Takimi shihet si përpjekja e fundit e afrimit mes Turqisë dhe Greqisë.

Analistët thonë se fitorja dërrmuese e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet që u mbajtën në qershor po e lejon atë të ndjekë objektivin e tij afatgjatë për afrim me Turqinë.

“Nuk do të thoja se ai kishte axhendë sekrete, por ai e donte përmirësimin e marrëdhënieve. Fitorja në zgjedhjet e fundit i zgjidhi duart kryeministrit Mitsotakis. Më parë ai kishte pak liri veprimi pasi ministri i tij i jashtëm, kreu i tij i ushtrisë dhe të tjerët ishin shumë të ashpër”, thotë Alexis Heraclides nga Universiteti ‘Panteoin”.

Mitsotakis shfrytëzoi mandatin e tij për të zëvendësuar ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pas rizgjedhjes në muajin maj, gjithashtu zëvendësoi ministrin e tij të jashtëm me zotin Hakan Fidan, i konsideruar gjerësisht si një diplomat i aftë.

Disa analistë thonë se tani presidenti turk është në gjendje të zbusë retorikën e tij nacionaliste, e cila pëlqehet nga baza e tij elektorale, dhe do të jetë më i hapur ndaj propozimeve greke.

“Qeveria e re turke do të jetë shumë më bashkëpunuese. Mendoj se çështjet e pazgjidhshme do të vazhdojnë, por retorika do të jetë shumë më e butë”, thotë Hysen Bagci, kreu i Institutit të Politikës së Jashtme, një organizatë kërkimore me qendër në Ankara.

Deti Egje dhe Deti Mesdhe mbeten pika të nxehta për anijet greke dhe turke, ndërsa dy vendet zhvillojnë kërkime, për ato që besohet të jenë rezerva të mëdha energjie në ujërat e diskutueshme. Në të njëjtën kohë, ishulli i Qipros, i ndarë midis komuniteteve greke dhe turke-qipriote, vazhdon të jetë një pikë e mundshme tensioni.

Analistët thonë se një përmirësim në lidhjet dypalëshe mund të heqë një pengesë për shitjen e avionëve ushtarakë amerikanë në Turqi. Shitja është vonuar pjesërisht për shkak të shqetësimeve të Uashingtonit rreth tensioneve mes dy aleatëve të NATO-s.

Por duke pasur parasysh përpjekjet e dështuara në të kaluarën, vëzhguesit vënë në dyshim se sa do të zgjasin përpjekjet për të përmirësuar lidhjet.

“Në fillim dalin foto të mrekullueshme, të gjithë duke buzëqeshur. Unë mendoj se pas tre muajsh apo gjashtë muajsh, do të shohim nëse njerëzit do të kthehen te reotrikat nxitëse. Kjo është si në një martesë të tmerrshme – fillimisht vjen periudha e shkurtër e muajit të mjaltit, dhe më pas, të gjithë nxjerrin në sipërfaqe karakterin e tyre të vërtetë”, thotë analistja e sigurisë, Aya Burweila

Shenjat shpresëdhënëse së fundmi përfshijnë vendimet e udhëheqësve grekë dhe turq për t'u përmbajtur nga retorika nxitëse pas incidenteve si ndezja e fundit e tensioneve në Qipro dhe vendimi për shpime të reja turke në kërkim të burimeve të energjisë në Mesdhe.

Kryeministri Mitsotakis dhe Presidenti Erdogan pritet të takohen ndërsa marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në tetor. Analistët thonë se të dy udhëheqësit synojnë të mbajnë një takim të nivelit të lartë gjatë këtij viti në Greqi.

Marrë nga VOA

rexhep tajip erdogan kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll