LIVE UPDATES
Bota

Serbia ia anulon lejen e qëndrimit aktivistit rus

Irzhansky që ka punuar si organizator ngjarjesh në Serbi që nga viti 2022, së fundi ishte pajisur me leje të gjatë qëndrimi në Serbi. Leje të njëjtë kishte marrë edhe gruaja e tij.

30 Gusht 2023, 18:37 Nga a.l
Serbia ia anulon lejen e qëndrimit aktivistit rus
Serbi

Autoritetet serbe ia kanë anuluar lejen e qëndrimit Yevgeny Irzhanskyt, qytetarit rus që kishte organizuar koncerte kundër luftës dhe ngjarje të tjera kulturore në Serbi, njoftoi organizata Shoqëria Demokratike Ruse. Ky është vendimi i fundit në një seri vendimesh që autoritetet kanë marrë kundër mërgimtarëve rusë që janë kundër luftës.

Irzhansky që ka punuar si organizator ngjarjesh në Serbi që nga viti 2022, së fundi ishte pajisur me leje të gjatë qëndrimi në Serbi. Leje të njëjtë kishte marrë edhe gruaja e tij.

Më 28 gusht, ai u ftua në Ministrinë e Jashtme ruse dhe u mor në pyetje nga një punonjës i ministrisë lidhur me aktivitetet e tij si organizator koncertesh. Më pas punonjësi e la Irzhanskyn të presë dhe u kthye më vonë për t’i treguar se leja e qëndrimit i ishte anuluar.

Atij nuk i ishte dhënë asnjë arsye për këtë vendim, por Irzhanskyt iu dha një letër që ta nënshkruante, në të cilën lihej të kuptohej se ai ishte “kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë”, tha Shoqëria Demokratike Ruse, me seli në Beograd.

Irzhanskyt i është dhënë një javë kohë që të largohet nga Serbia dhe atij i është ndaluar hyrja në shtet për një vit. Ai planifikon që ta apelojë vendimin, tha Shoqëria Demokratike Ruse.

Irzhansky i tha Radios Evropa e Lirë se puna e tij, por edhe qëndrimi i tij lidhur me pushtimin rus të Ukrainës ishin arsyet pse autoritetet në Serbi ia anuluan lejen e qëndrimit.

“Shumica e muzikantëve rusë janë në listën e zezë në Rusi dhe shumica e tyre jetojnë jashtë Rusisë sepse, nëse ata shkojnë në Rusi, me shumë gjasë do të burgosen për shkak të pikëpamjeve të tyre për luftën dhe për [presidentin rus, Vladimir] Putin”, tha ai.

“Qëndrimet e mia për këtë janë të qarta, unë jam kundër politikës së Putinit brenda dhe jashtë Rusisë”.

Rusët e tjerë që kanë qenë kritikë të Kremlinit apo të luftës ndaj Ukrainës janë ankuar se janë ngacmuar nga autoritetet në Serbi, presidenti i së cilës, Aleksandër Vuçiç, mban raporte të mira me Putinin dhe pavarësisht presionit të Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Kremlinit, Beogradi nuk ka sanksionuar Moskën.

Më herët gjatë këtij muaji, Natasha Tyshkevich, ish-gazetare e revistës studentore ruse, Doxa, – që publikisht ka kritikuar zyrtarët rusë – akuzoi autoritetet ruse se e kishin arrestuar për rreth 40 orë në aeroportin Nikola Tesla në Beograd, pasi ia kishin ndaluar hyrjen në shtet. Më pas, ajo u kthye në rezidencën e saj në Maltë.

Në korrik, Serbia nuk ia zgjati lejen e qëndrimit të përkohshëm aktivistit kundër luftës, Vladimir Volokhonsky. Ndërkaq, dy javë para kësaj ngjarjeje, autoritetet serbe ia ndaluan hyrjen rusit Peter Nikitin, i cili së bashku me Volokhonskyn kishin ndihmuar në themelimin e Shoqërisë Demokratike Ruse, që është një shoqatë për rusët në mërgim./ REL

yevgeny irzhansky

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë