LIVE UPDATES
Bota

DW: Maqedoni e Veriut futet në kaos me dokumentet personale

Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit më 17 qershor 2018, hyri në fuqi në shkurt të vitit 2019dhe kishte një periudhë prej pesë vjetësh për t'i zbatuar detyrimet e saj, përfshirë edhe ndërrimin e dokumentave personale.

14 Shkurt 2024, 08:05 Nga h.k
DW: Maqedoni e Veriut futet në kaos me dokumentet personale
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT-Kaos në sportele: Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dokumentet personale të shtetasve të Maqedonisë së Veriut me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” u bënë të pavlefshme për hyrje-dalje në shtet nga 12 shkurti.

Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit më 17 qershor 2018, hyri në fuqi në shkurt të vitit 2019dhe kishte një periudhë prej pesë vjetësh për t'i zbatuar detyrimet e saj, përfshirë edhe ndërrimin e dokumentave personale.

Fluks i madh për nxjerjen e dokumentave personale

Sipas të dhënave të Ministrisë të Punëve të Brendshme, rreth 650 mijë qytetarë nga 1.8 milionë sa ka Maqedonia e Veriut, ende nuk kanë arritur të bëjnë zëvendësimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit. Për kaosin para sporteleve që lëshojnë dokumentet personale ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka akuzuar ish-ministrin Oliver Spasovski, duke ftuar organet e ndjekjes të veprojnë për shkeljet ligjore dhe për mosveprim në kohë. Për kaosin e krijuar para sporteleve, institucionet kanë fajësuar edhe qytetarët, të cilët, sipas tyre, kanë pritur momentin e fundit për zëvendësimin e dokumenteve edhe pse kishin kohë të mjaftueshme. Por qytetarët janë të revoltuar.

"Ndihem sikur jam bllokuar në një burg të madh, në shtetin që jetoj", thotë Katerina Goceva.

"Pse të mos mund të udhëtoj jashtë shtetit kjo nuk është e drejtë, megjithëse vetëm para dy vjetësh nxora pasaportën dhe afati i saj nuk ka skaduar. Kjo aspak nuk është në rregull", shprehet Gëzime Jashari.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka thënë se qytetarët që ndodhen jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me një fletë udhëtimi, e cila lëshohet në zyrën diplomatike dhe misionet konsullore.

Reagojnë shoqatat: Qytetarët janë të pafajshëm

Shoqata e Avokatëve të Rinj thotë, se qytetarët që mendojnë se janë dëmtuar apo se u janë shkelur të drejtat personale, do të duhet të dëshmojnë se shteti ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke lëshuar dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit, megjithëse që nga janari 2019 janë bërë ndryshimet kushtetuese, e me këtë është ndryshuar dhe emri i shtetit.

"Këta shtetas në praktikë mund të përballen me sfidë në vërtetimin e kësaj rrethane. Ligji kushtetues i janarit 2019 parashikon detyrimin e shtetit për të ‘harmonizuar' dokumentat me emrin e ri, duke mos parashikuar një datë të qartë deri në të cilën mund të lëshohen dokumentet personale me emrin e vjetër të shtetit. Qytetarët, edhe pse ligjërisht mund të kërkonin përgjegjësi nga shteti, në praktikë do të përballeshin me probleme dhe përfundim të pasigurt të procedurës", thonë nga Shoqata e Juristëve të Rinj.

Edhe nga Komiteti i Helsinkit kanë theksuar, se një milionë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, për shkak të mospajisjes me dokumenta të reja personale me emrin e ri të shtetit, Maqedonia e Veriut, nuk do të mund të gëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe themelore njerëzore për lëvizjen e lirë. "Disa janë bllokuar në vendin e tyre dhe të tjerët nuk do të mund të kthehen. Një çorganizim i tillë prek mijëra bashkëqytetarë dhe çon në shkelje elementare të të drejtave të qytetarëve", theksohet në reagimin e Komitetit të Helsinkit në Shkup.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me procedurë të shpejtë, ndryshimet dhe plotësimet në dy ligje për sigurinë në komunikacion, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentës së shoferëve me emrin Republika e Maqedonisë deri në fund të vitit 2024. Përdorimi i tyre vlen vetëm brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj