Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai thotë se më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës, janë duke parë vdekjen me sy
SHBA- Nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths ka dhënë alarmin se operacionet ushtarake në Rafah mund të çojnë në një masakër në Gaza. Ai thotë se më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës, janë duke parë vdekjen me sy, shkruajnë mediat e huaja.
Ai ka theskuar se iu mungojnë garancitë e sigurisë, furnizimet me ndihma dhe kapaciteti i personelit për të mbajtur në këmbë operacionin humanitar në Gaza. Martin ka paralajmërua se kjo luftë duhet të marrë fund.
Fjala e Plotë e Martin Griffiths:
Skenari të cilit prej kohësh i kemi frikësuar po zbërthehet me shpejtësi alarmante. Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës – më shumë se 1 milion njerëz – janë të stërmbushur në Rafah, duke parë vdekjen në fytyrë: Ata kanë pak për të ngrënë, pothuajse asnjë akses në kujdesin mjekësor, askund për të fjetur, askund të sigurt për të shkuar.
Ata, si e gjithë popullsia e Gazës, janë viktima të një sulmi që është i pashembullt në intensitetin, brutalitetin dhe shtrirjen e tij. Më shumë se 28,000 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – janë vrarë në të gjithë Gazën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Për më shumë se katër muaj, punonjësit humanitarë kanë bërë pothuajse të pamundurën për të ndihmuar njerëzit në nevojë, pavarësisht nga rreziqet që ata vetë po përballeshin dhe traumat që po duronin.
Por asnjë sasi e përkushtimit dhe vullnetit të mirë nuk është e mjaftueshme për të mbajtur gjallë, ushqyer dhe mbrojtur miliona njerëz – ndërkohë që bombat po bien dhe ndihma është mbytur.
Shtojini kësaj dëshpërimin e përhapur, prishjen e rendit dhe ligjit dhe heqjen e financimit të UNRWA-s. Pasojat janë punëtorët humanitarë të cilët qëllohen, mbahen me armë, sulmohen dhe vriten. Unë kam thënë për javë të tëra që përgjigja jonë humanitare është në rrënim.
Sot, po jap alarmin edhe një herë: Operacionet ushtarake në Rafah mund të çojnë në një masakër në Gaza. Ata gjithashtu mund të lënë një operacion humanitar tashmë të brishtë në derën e vdekjes. Na mungojnë garancitë e sigurisë, furnizimet me ndihma dhe kapaciteti i personelit për të mbajtur në këmbë këtë operacion.
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar kundër pasojave të rrezikshme të çdo pushtimi tokësor në Rafah. Qeveria e Izraelit nuk mund të vazhdojë t'i injorojë këto thirrje. Historia nuk do të jetë e sjellshme. Kjo luftë duhet të marrë fund. Kjo luftë duhet të marrë fund.
Elon Musk SHBA- Elon Musk u tha senatorëve republikanë amerikanë se nuk ka asnjë mënyrë që presidenti rus Vlad...
Joe Biden SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve të procedojë sa më shpejt të...
Foto ilustruese SHBA-Edward P. Joseph një nga studiuesit dhe njohësit më të mirë të Ballkanit ka bërë një kom...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se deklaratat e ish-presidentit Donald Trump, q&...
Foto Ilustrim SHBA- Në rrjetet sociale TikTok dhe WhatsApp prej disa kohësh po shpërndahet numri 14643. Ky numër 5-shifror po u dë...
HUNGARI- Presidentja hungareze, Katalin Novak, dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Judit Varga, së fundmi dhanë dorëheqje, pas zemër...
Foto Ilustrim ANGLI- Instituti për Studime Stratigjike ka publikuar sot një bilanc ushtarak për vitin 2024. Bilanci ushtarak ësht&...
Nënkryetari i parë i FNSEA (Federatës Kombëtare të Bashkimit të Fermerëve) Arnaud Rousseau PARIS- Kreu i sindikatë...
Forcat e sigurisë në Kiryat Shmona, një qytet izraelit pranë kufirit libanez, të martën. LINDJE E MESME- Milicia libanez...
Foto ilustruese SHBA-Ish-diplomatja amerikane, Jennifer Brush, e cila më herët ka shërbyer si zëvendësshefe e Misionit të Ko...