LIVE UPDATES
Bota

DW: Migrantët e të rinjtë më të varur nga lojërat e fatit

Sipas studimit, rreth 1.3 milionë vetë në Gjermani vuajnë nga një çrregullim prej lojërave të fatit.

14 Nëntor 2023, 10:35 Nga a.l
DW: Migrantët e të rinjtë më të varur nga lojërat
Lojëra fati

Sipas ekspertëve, 4.6 milionë të rritur në Gjermani janë të varur nga bixhozi ose po shfaqin simptomat e para të kësaj varësie. Kjo duket qartë nga "Atlas i Lojërave të Fatit 2023", i prezantuar nga Komisioneri Federal për Drogën, Burkhard Blienert.

Sipas studimit, rreth 1.3 milionë vetë në Gjermani vuajnë nga një çrregullim prej lojërave të fatit. Kjo do të thotë se te ata janë krijuar probleme shëndetësore, financiare apo sociale si pasojë e pjesëmarrjes në automatët e lojërave të fatit, në baste sportive dhe lojëra të tjera fati. Automatët e lojërave, bastet sportive dhe "loot boxes": sipas Atlasit të Lojërave të Fatit, këta njerëz në Gjermani vuajnë nga i ashtuquajturi çrregullim prej lojërave të fatit.

 3.3 milionë njerëz të tjerë shfaqin sjellje të rrezikshme kumari me shfaqje të hershme të varësisë, si simptomat e ndërprerjes kur nuk luajnë bixhoz. Ose kthimi te kumari një ditë më pas për të kompensuar humbjet.

Komisioneri i drogës: Një banalizim i rrezikshëm

Komisioneri i drogës, Blienert e konsideron urgjente veprimin kundër varësisë nga kumari. Në prezantimin e Atlasit të Lojërave të Fatit, ai bëri thirrje për ndalimin e reklamave të basteve sportive në televizion para orës 23:00, për shembull, për të mbrojtur më mirë të rinjtë. Sipas tij, kombinimi i sportit dhe basteve sportive po banalizohet rrezikshëm. Pothuajse një në tre persona që vënë baste në sport, vuan nga një çrregullim i lojërave të fatit.

Varësia nga kumari shkatërron mjetet e jetesës, shkatërron familjet dhe i shtyn njerëzit drejt vetëvrasjes, theksoi Blienert dhe bëri thirrje për rregulla më efektive për mbrojtjen e të rinjve. Diçka nuk shkon kur të rinjtë joshen përmes të ashtuquajturave loot box ("kuti plaçkitjeje") "në lojërat e fatit me para dhe te gjoja fati në lojëra në dukje të padëmshme".

Pjesëmarrja në lojërat e fatit në rënie

Atlasi i lojërave të fatit, i botuar nga Instituti Kërkimor Ndërdisiplinor për Varësitë dhe Drogat në Hamburg, Qendra Gjermane për Problemet e Varësisë në Hamm dhe Departamenti i Kërkimeve të Lojërave të Fatit në Universitetin e Bremenit, ofron një pasqyrë bazë të lojërave të fatit në Gjermani. Ai përmbledh të dhënat ekzistuese dhe jep informacion mbi rregulloret ligjore, varësinë dhe parandalimin. 

Të dhënat për varësinë nga bixhozi bazohen në një sondazh të kryer në vitin 2021, sipas të cilit nga varësia ndaj lojërave të fatit janë veçanërisht të prekur meshkujt, të rinjtë, personat me origjinë emigrante dhe anëtarët e klubeve sportive dhe tifozët e tyre. Sipas raportit, pjesëmarrja në lojërat e fatit në përgjithësi është në rënie. Në Gjermani, 30% e popullsisë merrte pjesë në lojëra të fatit në vitin 2021. Në vitin 2007, kjo shifër ishte ende 55%.

Atlasi i Lojërave ofron gjithashtu një tabllo për fitimet që gjeneron ky sektor. Të ashtuquajturat të ardhura bruto nga lojërat - domethënë të ardhurat e marra pas zbritjes së fitimeve të paguara - arritën në 13.4 miliardë euro vitin e kaluar.

Fitimet më të mëdha i nxjerrin automatët e lojërave të fatit(4.8 miliardë), që pasohen nga llotaritë (4.1 miliardë). Bastet sportive kanë përjetuar rritje të fortë që nga legalizimi i tyre në vjeshtën e vitit 2020 (1.4 miliardë). Sipas dokumentit, shteti ka arkëtuar 5.2 miliardë euro taksa nga lojërat e ligjshme të fatit./ DW

lojerat e fatit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj