LIVE UPDATES
Bota

Izraeli: Hamasi përdor spitalin Shifa si mburojë, mijëra vetë të bllokuar brenda tij

Ndërsa Izraeli thotë se është i gatshëm të lejojë personelin dhe pacientët të evakuohen, palestinezët thonë se forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj të evakuuarve dhe se është shumë e rrezikshme të zhvendosen pacientët më të dobët. Ndërkohë, mjekët thonë se objekti nuk ka më gaz dhe se pacientët kanë filluar të vdesin. Ja një vështrim ndaj situatës rreth Shifas.

14 Nëntor 2023, 07:58 Nga a.l
Izraeli: Hamasi përdor spitalin Shifa si mburojë, mijëra
Izrael

IZRAEL- Spitali Shifa i Gazës prej disa ditësh është në qendër të luftimeve në luftën e Izraelit kundër Hamasit. Shifa është spitali më i madh i Gazës. Por Izraeli pretendon se Hamasi po e përdor atë për qëllime ushtarake dhe ka ndërtuar një qendër të madhe komplekse komanduese nëntokësore poshtë spitalit që lidhet përmes tuneleve. Që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit në përgjigje të një sulmit të përgjakshëm ndërkufitar nga grupi islamik më 7 tetor, forcat e tij kanë përparuar drejt Shifas.

Ndërsa Izraeli thotë se është i gatshëm të lejojë personelin dhe pacientët të evakuohen, palestinezët thonë se forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj të evakuuarve dhe se është shumë e rrezikshme të zhvendosen pacientët më të dobët. Ndërkohë, mjekët thonë se objekti nuk ka më gaz dhe se pacientët kanë filluar të vdesin. Ja një vështrim ndaj situatës rreth Shifas.

SPITAL DHE STREHIM

Shifa është spitali kryesor i një sistemi të kujdesit shëndetësor kryesisht të rrënuar pas vitesh konflikti, mungesës së financimit dhe një bllokade izraelito-egjiptiane që synon dobësimin e Hamasit.

Shifa ka mbi 500 shtretër dhe ofron shërbime si skanime MRI, dializë dhe një njësi të kujdesit intensiv. Në këtë spital kryhet afërsisht gjysma e të gjitha operacioneve mjekësore që zhvillohen në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.

Pas shpërthimit të luftës, dhjetëra mijëra vetë u dyndën në mjediset e spitalit për të kërkuar strehim. Ndërsa luftimet i janë afruar spitalit, shumica e atyre që strehoheshin atje janë larguar drejt jugu, ashtu si rreth dy të tretat e 2.3 milionë banorëve të territorit që kanë lënë shtëpitë e tyre.

Por qindra njerëz, përfshirë punonjësit e shëndetësisë, foshnjat e lindura para kohe dhe pacientë të tjerë në gjendje të rëndë vazhdojnë të jenë në spital, thonë punonjësit.

Të shtunën, spitali njoftoi se i kishte mbetur pa karburant. Zyrtarët shëndetësorë thonë se të paktën 32 pacientë, përfshirë tre foshnja, kanë vdekur. Ata thonë se 36 foshnja të tjera janë në rrezik për jetën sepse pajisjet e nevojshme për të shpëtuar jetën e tyre nuk funksionojnë.

E drejta ndërkombëtare parashikon mbrojtje të posaçme për spitalet gjatë luftës. Por spitalet mund ta humbasin të drejtën për t’u mbrojtur nëse përdoren për të fshehur luftëtarë ose për të mbajtur armë, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Megjithatë, duhet të bëhen paralajmërime për të lejuar evakuimin e perosnelit dhe pacientëve. Nëse pasojat tek civilët nga një sulm janë në disproporcion me objektivin ushtarak, ai sulm konsiderohet i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

AKUZAT E IZRAELIT KUNDËR HAMAS-it

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Grupi i cili konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara shpesh hedh raketa drejt Izraelit nga zonat e banuara plot me njerëz dhe luftëtarët e tij kanë luftuar me trupat izraelite brenda lagjeve me popullsi të dendur.

Gjatë gjithë luftës, Izraeli ka publikuar foto dhe video që tregojnë ato që thotë se janë armë dhe objekte të tjera ushtarake brenda ose pranë xhamive, shkollave dhe spitaleve.

Të hënën vonë, zëdhënësi kryesor i ushtrisë së Izraelit, adm. Daniel Hagari, tregoi pamje të asaj që ai tha se ishte një depo armësh e Hamasit e gjetur në bodrumin e Spitalit Rantisi për Fëmijë të Gazës.

Zëdhënësi Hagari tha se ai kishte hyrë në spital me trupat izraelite të hënën, një ditë pasi pacientët e fundit të objektit u evakuuan.

Spitalit i mbaroi karburanti javën e kaluar dhe Izraeli kishte urdhëruar njerëzit të largoheshin ndërsa vazhdonte ofensivën tokësore.

Adm. Hagari hyri në një dhomë ku pa në mur një vizatim fëmijësh që tregonte një pemë, ndërsa në dysheme kishte armë, mes së cilave jelekë me eksplozivë, pushkë automatike, bomba dhe granata.

“Hamasi përdor spitalet si instrument lufte,” tha ai. Ai tregoi një pjesë tjetër të kompleksit që ai tha se duket se është përdorur për të mbajtur pengje.

"Ky nuk është spitali i vetëm i përdorur kështu në Gaza dhe bota duhet ta dijë këtë," tha Hagari.

Ushtria izraelite thotë se Hamasi po vepron brenda Shifas dhe në bunkeret poshtp saj, tek disa prej të cilëve Izraelit thotë se mund të hyhet nga spitali.

Izraeli thotë gjithashtu se qindra luftëtarë të Hamasit u strehuan në Shifa pas masakrës së 7 tetorit, sipas informacioneve të zbulimit. Megjithatë, Izraeli ka dhënë pak prova për të mbështetur këto pretendime.

Zëdhënësi Hagari tregoi muajin e kaluar harta që Izraeli beson se tregojnë qendrat e komandës nëntokësore të Hamasit, përfshirë një pranë sallës së pranimit të spitalit dhe një tjetër pranë departamentit të dializës. Ai gjithashtu tregoi ilustrime të simuluara se si dukeshnin këto qendra, por e pranoi se është “është vetëm një ilustrim".

Provat e tjera që ka paraqitur Izraeli kanë qenë po aq të vështira për t'u verifikuar.

Ghazi Hamad, një zyrtar i lartë i Hamasit, hodhi poshtë pretendimet izraelite lidhur me Shifan duke e quajtur "propagandë të rreme dhe mashtruese".

ÇFARË NDODH MË TEJ?

Izraeli të dielën tha se ishte përpjekur t’i jepte spitalit rreth 300 litra gaz duke i lënë disa qindra metra larg objektit. Por deri të hënën kishte mbetur i paprekur. Izraeli akuzoi Hamasin se nuk ka lejuar punonjësit e spitalit që t’i merrnin ato. Zyrtarët e spitalit thanë se karburanti duhet të dorëzohej nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe se ajo ishte gjithsesi e pamjaftueshme.

Izraeli ofroi kalim të sigurt për njerëzit që të largoheshin. Por ata që u përpoqën të largoheshin përshkruan një përvojë të tmerrshme. Goudhat Samy al-Madhoun, një punonjës i kujdesit shëndetësor, tha se rreth 50 vetë u larguan nga institucioni të hënën, përfshirë një grua që kishte marrë dializë në veshka.

Ai tha se forcat izraelite qëlluan disa herë ndaj grupit, duke plagosur një burrë që nuk mundi të largohej. Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se spitali "duhet të mbrohet" dhe bëri thirrje për "veprime më pak agresive" nga forcat izraelite.

Ushtria izraelite ka thënë se është e vetëdijshme për kompleksitetin e gjendjes, por thotë se Hamasi nuk duhet të shpresojë për imunitet. “Ne nuk po përpiqemi të marrim kontrollin e spitaleve"./VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj