LIVE UPDATES
Bota

Përballja/ Nikki Haley, 10 milionë dollarë në reklama për të mundur DeSantis

Shuma e parave për fushatën në reklama, planifikuar nga zonja Haley, deri tani është pesë herë më e madhe sesa shuma e parave që po shpenzon për reklama zoti DeSantis për të njëjtën periudhë kohore, sipas kompanisë që monitoron median ‘AdImpact’.

13 Nëntor 2023, 22:57 Nga I.A
Përballja/ Nikki Haley, 10 milionë dollarë në reklama
Nikki Haley

SHBA- Zyrtarët e fushatës presidenciale të kandidates republikane Nikki Haley planifikojnë të shpenzojnë 10 milionë dollarë në reklama televizive, radiofonike dhe në media sociale, në shtetet e Ajouas dhe Nju Hempshërit, duke filluar nga java e parë e muajit dhjetor. Synimi i këtij investimi masiv është që ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara të krijojë avantazh ndaj Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në një moment kritik në betejën për të fituar emërimin zyrtar nga Partia Republikane për garën presidenciale.

Shuma e parave për fushatën në reklama, planifikuar nga zonja Haley, deri tani është pesë herë më e madhe sesa shuma e parave që po shpenzon për reklama zoti DeSantis për të njëjtën periudhë kohore, sipas kompanisë që monitoron median ‘AdImpact’.

Lëvizja e zonjës Haley vjen ndërsa ajo po bën përpjekje për t'u shfaqur si alternativë e mundshme që do të zëvendësonte ish-presidentit Donald Trump, e për të përfaqësuar republikanët kundër Presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024. Zoti DeSantis është konkurrenti më i fortë i zonjës Haley për vendin e dytë mes kandidatëve të partisë. Por fushata e guvernatorit të Floridës ka dhënë shenja për probleme financiare pas një vere të trazuar.

Zoti Trump vazhdon të kryesojë sondazhet në mesin e republikanëve për zgjedhjet paraprake. Zoti Trump përballet me katër padi penale, mes tyre një çështje që është përqendruar tek përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia dhe një tjetër, lidhur me akuza për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 2020 që çoi në sulmin e dhunshëm të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit. Në SHBA mbledhja e fondeve dhe strategjia e reklamave shpesh mund të jetë më e rëndësishme sesa politikat ose personaliteti i një kandidati. Por paratë e mbledhura dhe të shpenzuara nga kandidatët tregojnë vetëm një pjesë të realitetit që lidhet me zgjedhjet e 2024.

Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, për të cilin një grup konservator kishte planifikuar 7.5 milionë dollarë në reklama për zgjedhet në Ajoua, u largua nga gara të dielën në mbrëmje. Zoti Scott nuk arriti të sigurojë mbështetjen e duhur në sondazhet në nivel kombëtar dhe sondazhet e tetorit, e rendisnin atë shumë pas zotit Trump dhe zonjës Haley.

Zyrtarët e fushatës së zonjës Haley nuk pranuan të komentojnë nëse reklamat do të sulmonin drejtpërdrejt zotin DeSantis apo zotin Trump. Por menaxherja e fushatës, Betsy Ankney kritikoi zotit DeSantis, lidhur me komentet e tij se zonja Haley dhe republikanë të tjerë në garë, do të shërbenin vetëm ‘sa për të bërë dëm’.

“Rruga e Nikki Haley-t drejt fitores është e qartë”, tha zonja Ankney. “Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ron DeSantis”, shtoi ajo.

Marrë nga VOA

nikki haley ron desantis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj