LIVE UPDATES
Bota

VOA: Këshilli i Europës i shtohet zërave kritikë ndaj marrëveshjes për migrantët mes Tiranës dhe Romës

Sipas Komisioneres Mijatoviç një sërë pyetjesh lidhen me ndikimin që vënia në jetë e një marrëveshjeje të tillë, do të kishte mbi të drejtat e njeriut të refugjatëve, azilkërkuesve dhe migrantëve.

13 Nëntor 2023, 21:14 Nga I.A
VOA: Këshilli i Europës i shtohet zërave kritikë ndaj
Këshilli i Europës

TIRANË- Këshilli i Europës i shtohet zërave që ngrenë pikëpyetje dhe dyshime mbi marrëveshjen e firmosur mes Tiranës dhe Romës për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendra pritjeje për migrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë. “Memorandumi për zbarkimin dhe përpunimin e kërkesave për azil, i arritur javën e kaluar, ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut dhe i shtohet një prirjeje problematike evropiane drejt shmangies nga përgjegjësitë për azil,” deklaroi sot Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, e Këshillit të Europës, Dunja Mijatoviç.

Sipas Komisioneres Mijatoviç një sërë pyetjesh lidhen me ndikimin që vënia në jetë e një marrëveshjeje të tillë, do të kishte mbi të drejtat e njeriut të refugjatëve, azilkërkuesve dhe migrantëve. “Këto kanë të bëjnë, ndër të tjera, me zbarkimin në kohë, ndikimin në operacionet e kërkim-shpëtimit, drejtësinë e procedurave të azilit, identifikimin e personave të cenueshëm, mundësinë e ndalimit automatik pa një rishikim të përshtatshëm gjyqësor, kushtet e ndalimit, qasjen ndaj ndihmës juridike dhe mjetet efektive juridike”, nënvizon zonja Mijatoviç në deklaratën e saj.

Komisionerja e Këshillit të Europës shprehet se “memorandumi krijon një regjim ad hoc ekstra-territorial të azilit i karakterizuar nga shumë paqartësi ligjore. Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë të dëmtojë garancitë thelbësore të të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien për shkeljet, duke rezultuar në trajtim të ndryshëm midis atyre, kërkesat e të cilëve për azil do të shqyrtohen në Shqipëri dhe atyre për të cilët kjo do të ndodhë në Itali”.

Të dy qendrat do të ngrihen në zonën e Lezhës. Në Portin e Shëngjinit, qendra do të shërbejë si pikë e parë kontakti për grumbullimin e të dhënave. Më pas migrantët do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër, ku sipas marrëveshjes, procedurat ndaj kërkesave për azil do të duhet të përmbyllen brenda 28 ditëve. Kapaciteti i qendrave nuk do të mund të kalojë atë të 3 mijë personave, dhe brenda tyre do të zbatohet jurisdiksioni italian.

“Memorandumi është tregues i një përpjekjeje më të gjerë nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës për të ndjekur modele të ndryshme të zhvendosjes së përgjegjësve të azilit, jashtë vendeve të tyre, si një "zgjidhje e shpejtë" e mundshme për sfidat komplekse që vijnë nga ardhja e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve. Megjithatë – shton zonja Mijatoviç - masat e jashtme rrisin ndjeshëm rrezikun e ekspozimit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe migrantëve ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. Zhvendosja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete gjithashtu nxisë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, gjë që rrezikon të krijojë një efekt domino i cili mund të dëmtojë sistemin evropian dhe global të mbrojtjes ndërkombëtare”.

Sipas Komisioneres për të Drejtat e Njeriut “garancia që azili mund të kërkohet dhe vlerësohet në territoret e vetë shteteve anëtare mbetet një gur themeli i një sistemi që funksionon mirë, në përputhje me të drejtat e njeriut, që ofron mbrojtje për ata që kanë nevojë për të” dhe sipas saj “është e rëndësishme që shtetet anëtare të vazhdojnë të përqendrojnë energjinë e tyre në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemeve të tyre vendase të azilit dhe pritjes, dhe që ata të mos lejojnë që diskutimi i vazhdueshëm rreth zhvendosjes së përgjegjësive jashtë vendeve të tyre, të largojë burimet dhe vëmendjen shumë të nevojshme nga kjo”. Zonja Mijatoviç thekson se “është thelbësore që shtetet anëtare të sigurojnë që përpjekjet e bashkëpunimit ndërkombëtar t'i japin përparësi krijimit të rrugëve të sigurta dhe ligjore që lejojnë individët të kërkojnë mbrojtje në Evropë pa iu drejtuar rrugëve të rrezikshme dhe të parregullta të migrimit”.

Marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Romë, ka ngjallur debate të shumta. Si në Itali ashtu dhe në Shqipëri opozita e ka kritikuar ashpër, ndonëse si zoti Rama ashtu dhe zonja Meloni e kanë mbrojtur atë duke u shprehur se marreveshja është në përputhje me konventat ndërkombëtare. Polemikat megjithatë duket se do të vijojnë gjatë, duke qenë se dokumenti do të duhet të ratifikohet dhe nga parlamentet e të dy vendeve.

Marrë nga VOA

shqiperia marreveshje me italine per emi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj