LIVE UPDATES
Bota

Stano: Drafti për Bashkësinë e Komunave Serbe nuk është publik!

Pas publikimit në disa media të Kosovës të një dokumenti që përmbante draftin e plotë të statutit të Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, Bashkimi Europian ka mohuar se dokumenti është bërë publik.

13 Nëntor 2023, 20:38 Nga a.l
Stano: Drafti për Bashkësinë e Komunave Serbe nuk është
Peter Stano

Pas publikimit në disa media të Kosovës të një dokumenti që përmbante draftin e plotë të statutit të Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, Bashkimi Europian ka mohuar se dokumenti është bërë publik.

Në një qëndrim dhënë për Euronews Albania, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi se, “Sa i takon draft statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe, mund vetëm t’ju rikujtoj se është prezantuar një propozim europian i balancuar për krijimin e kësaj Bashkësie për palët e përfshira nga i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vitizës së tij në rajon në fund të tetorit, propozim që u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të udhëheqësve të Këshillit Europian muajin e kaluar.”

Miroslav Lajçak udhëhoqi një grup emisarësh perëndimorë në një vizitë në Prishtinë dhe Beograd më 21 tetor, duke i prezantuar Kosovës dhe Serbisë një draft statut për Bashkësinë. Megjithatë, përmbajtja e detajuar e këtij statuti nuk është bërë publike deri më tani.

Kryeministri Albin Kurti shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar dhe nënshkruar draft statutin për krijimin e Bashkësisë. Ndryshe, presidenti serb Vuçiç ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të pranojë asnjë dokument që përfshin njohjen de facto të Kosovës.

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani, publikoi gjatë fundjavës atë që cilësoi një draft të plotë të Bashkimit Europian për Bashkësinë, në versionin origjinal dhe të përkthyer në shqip.

Ai u shpreh se drafti është i gjerë dhe  thellë, ndërsa shtoi se “Kosova duhet të marrë diçka të madhe si parakusht për zbatimin e këtij dokumenti”. Zëdhënësi Peter Stano, megjithatë, sqaroi se asnjë dokument i kësaj natyre nuk është bërë publik, duke cituar diskutimet në vijim.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike vijojnë. Në kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që janë në diskutim e sipër dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët tanë, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të bëhet në konfidencialitet. Është politikë e hershme e jona për të mos komentuar në rrjedhje të supozuara apo raportime mediatike që thonë se kanë parë apo publikuar dokumentin.”

Si Kosova edhe Serbia janë të qarta se zbatimi i marrëveshjeve është kyç në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave Serbe u arrit fillimisht në 2013, ndërsa në 2015 palët u pajtuan për parimet e themelimit.

Por në 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli me përfundimin se marrëveshja nuk ishte në linjë me Kushtetutën e vendit. Për pasojë, Prishtina ka refuzuar ta zbatojë marrëveshjen, duke cituar mospërputhjen kushtetuese. Në anën tjetër, Beogradi këmbëngul në themelimin e Bashkësisë sipas marrëveshjes origjinale të Brukselit, pa e korrigjuar për ta harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës, siç ka sugjeruar Gjykata Kushtetuese.

Kosova dhe Serbia janë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve që prej vitit 2011, ndërsa palët kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh. Megjithatë, jo të gjitha këto marrëveshje janë zbatuar deri më tani.

Marrë nga Euronews

peter stano

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit