LIVE UPDATES
Bota

DW: Ndërtime pa dëmtuar mjedisin, lirë dhe të mira

Ndërtesat janë dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit: ato janë arsyeja që çdo vit në botë të prodhohen dhjetë miliardë tonë dioksid karboni. Dioksidi i karbonit krijohet gjatë ngrohjes dhe prodhimit të rrymës dhe gjatë ndërtimit të banesave.

2 Janar 2023, 08:03 Nga I.A
DW: Ndërtime pa dëmtuar mjedisin, lirë dhe të mira
Foto ilustruese

Shtëpitë na mbrojnë nga shiu dhe i ftohti. Por ngrohja kërkon shumë energji dhe ndërtimi i shtëpive dëmton mjedisin. Ja disa mënyra se si mund të ndërtojmë dhe banojmë në të ardhmen pa e dëmtuar mjedisin. Ndërtesat janë dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit: ato janë arsyeja që çdo vit në botë të prodhohen dhjetë miliardë tonë dioksid karboni. Dioksidi i karbonit krijohet gjatë ngrohjes dhe prodhimit të rrymës dhe gjatë ndërtimit të banesave. Çdo banor toke prodhon mesatarisht rreth 1,3 tonë dioksid karboni në vit. 

Sipas një studimi të OKB, sektori i ndërtesave ka shkaktuar në vitin 2021 në gjithë botën, 37 përqind të emisioneve të dioksidit të karbonit që lidhet me energjinë, më shumë se sa industria (30 përqind) dhe sektori i transportit (22 përqind). Si mund të ulen këto emisione, dhe cilat janë masat që duhen marrë në mënyrë që ne të jetojmë në mënyrë të qëndrueshme, lirë dhe mirë?

Sa më shumë hapësirë banimi, aq më shumë CO2   

Njëqind vitet e fundit nuk është rritur vetëm numri i njerëzve që banojnë tokën, por është rritur sidomos hapësira e tyre e banimit. Njëkohësisht janë rritur shumë të ardhurat dhe numri i njerëzve që jetojnë vetëm. Por dallimet janë shumë të mëdha. Ndërkohë që në Nigeri një person banon mesatarisht në një sipërfaqe banimi prej gjashtë metra katrorësh, në Turqi jeton në 18 metra katrorë, në Brazil në 24, në Kinë në 30, në BE në 38 dhe në SHBA në 75 metra katrorë. 

Shtëpi me teknologjinë 3D

Në Gjermani sipërfaqja mesatare e banimit për person është trefishuar që nga viti 1950, duke shkuar nga 15 metra katrorë në 48 metra katrorë. Sipërfaqe të madhe banimi kanë sidomos të moshuarit, fëmijët e të cilëve janë larguar nga shtëpia: të moshuarit jetojnë mesatarisht në 60 metra katrorë sipërfaqe banimi. 

Sa më shumë banesa dhe shtëpi që ndërtohen aq më shumë energji përdoret për ngrohjen e tyre dhe për energjinë elekrike që përdorin, dhe aq më shumë dioksid karboni krijohet nga ndërtimet e reja. 

Ndërtesat e vjetra kanë nevojë për shumë energji për t'u ngrohur. Kjo kushton shumë dhe harxhon burimet. Nëpërmjet izolimit dhe impianteve moderne të ajrosjes, tek ndërtesat e vjetra mund të kursehet deri 90 përqind e energjisë. Përveç kësaj kostot e ngrohjes mund të ulen nëse përdoret më pak hapësirë banimi.

Si mund të ngrohim lirë dhe pa e dëmtuar klimën? 

Nevojat për ngrohje mund të mbulohen duke mos përdorur karburante me bazë fosile, por duke përdorur biogas, dru ose peleta. Meqenëse këto mundësi janë duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë, ekspertët këshillojnë që ngrohja të bëhet me pompa gjeotermike që thithin nxehtësi nga toka ose nga ajri, vihen në lëvizje me rrymë dhe prodhojnë kështu nga një kilovat orë rrymë deri në shtatë kilovatë energji për ngrohje.

Instalimi i një pompe gjeotermike

Kjo teknikë nuk shkakton pluhurin e imët që dëmton shëndetin dhe nëse përdoret rrymë e prodhuar në mënyrë ekologjike, nuk emeton dioksid karboni. Në Skandinavi ngrohja e ndërtesave ka kohë që bëhet me pompa ngrohjeje dhe rrjetet e ngrohjes në distancë mbahen në përdorim me pompa të mëdha. Duke e kombinuar këtë me ngrohjen diellore, ngrohjen me biomasa dhe ngrohjen gjeotermike, disa nga rrjetet e ngrohjes në distancë janë kthyer atje që tani në të padëmshme për klimën.

Nganjëherë ngrohja diellore është krahasimisht shumë e lirë 

Nevoja për rrymë në banesa mund ulet ndjeshëm edhe nga pompat e ngrohjes që përdorin energji me kursim, nga frigoriferët që përdorin energjinë në mënyrë eficiente dhe nga llampat LED. Me elementët fotovoltaikë në çati dhe fasada, rryma elektrike mund të prodhohet lirë direkt në shtëpi, duke mos e dëmtuar klimën. 

Shtëpi ku rryma prodhohet nga panelet diellore në çatinë e shtëpisë

Në Gjermaninë që ka pak diell, rryma e prodhuar nga impiantet dielloredhe me panele fotovoltaike të vendosura në çatinë e shtëpisë kushton më pak se dhjetë cent për kilovat orë. Kjo është më pak se një e katërta e çmimit krahasuar me energjinë e marrë nga rrjeti, e cila kushton mesatarisht 40 cent për kilovat orë. Investimi në modulet e çatisë lahet brenda 5 deri 15 vjetësh dhe pas kësaj kohe rryma prodhohet falas për rreth dy dekada me radhë.

Materiale të riciklueshme, jo beton, çelik dhe plastikë 

Gjatë ndërtimit të ndërtesave emetohet shumë dioksid karboni, 0,5 deri 0,8 tonë dioksid karboni për një metër katror sipërfaqe. Gjatë ndërtimit të një banese prej 100 metra katrorësh kjo sasi arrin 50 deri 80 tonë dioksid karboni. Sa për krahasim, në Indi emëtimi i dioksidit të karbonit është 2 tonë në vit për kokë.

Emisionet e dioksidit të karbonit shkaktohen kryesisht gjatë prodhimit të cementos, kalkut dhe gipsit (25 përqind), gjatë ndërtimit vetë (10 %) si dhe gjatë prodhimit të materialeve të ndërtimit si pllakave izoluese (8%) dhe metaleve (8 %).

Nëpërmjet përdorimit të materialeve të tjera të ndërtimit si druri dhe shtimit të materialeve izoluese sipër shembull kashtës, mund të ulen emisionet e dioksidit të karbonit gjatë ndërtimeve të reja në Gjermani deri në 50 përqind.

Rinovimi i ndërtesave të vjetra në vend që të bëhen ndërtime të reja, kursen po ashtu shumë dioksid karboni dhe ul kostot. Një rinovim kushton shpesh rreth një të katërtën më pak se një ndërtim i ri. Emetimi i dioksidit të karbonit nga ndërtimi dhe mbajtja në përdorim mund të ulet kështu më shumë se përgjysëm.

Të kthesh kishën në shtëpi

Arkitektët, shkencëtarët, shoqatat e ambientit kërkojnë që të ndryshojë mënyra e të menduarit gjatë planifikimeve urbane dhe dhënies së lejes së ndërtimit. Ata kërkojnë që shkatërrimi i ndërtesave të vjetra dhe ndërtimi i ndërtesave të reja të pengohet, duke kthyer në normë rinovimin e ndërtesave të vjetra.

30m² sipërfaqe banimi për person për të mbrojtur klimën?

Duke pasur parasysh nevojën për banesa dhe krizën e klimës, ndryshimi i mënyrës së të menduarit duhet bërë edhe nga shoqëria dhe politika. "Sipërfaqja në të cilën jetohet sot në Gjermani, do të mjaftonte për 200 milionë vetë, nëse ne do mjaftoheshim të jetonim në të njëjtën sipërfaqe që ka qenë e zakonshme në vitet 1960,” thotë sociologia Maike Böcker. Ajo punon në Institutin e studimeve kulturore në Esen dhe flet për dilemën dhe sfidën e shoqërisë që nuk dëmton klimën në librin e saj me titull "Si mund të kemi mjaftueshën nga pak”.

Popullsia e botës tetë miliardë

Për të respektuar kufirin e 1,5 gradëve, instituti i Vupertalit kërkon në një studim që të kufizohet dhe të ulet nevoja në rritje për sipërfaqe banimi për frymë "duke përdorur forma inteligjente dhe fleksible përdorimi të sipërfaqes së banimit”.

Zvogëlimi i sipërfaqes së banimit mundësi për mbrojtjen e klimës
Universiteti Teknik i Gracit mendon për një nga skenarët e mundshëm, se nevojat për energji në gjithë botën duhet të ulen me 40 përqind megjithëse numri i popullsisë është në rritje, në mënyrë që të mund të respektohet kufiri prej 1,5 gradësh. Studiuesit këshillojnë për këtë gjë që mesatarja globale e hapësirës së banimit të jetë 30 metra katrorë për person.

Jetesë më e mirë në moshë të thyer me më shumë kontakt 

Një potencial të madh kursimi ekspertët shohin tek të moshuarit. Në vendet industriale si Gjermania, shumë të moshuar jetojnë pasi fëmijët dalin nga shtëpia, vetëm ose në çift, në banesa ose shtëpi të mëdha, që shpesh nuk janë të përshtatshme për moshën e thyer. Ndërkohë që  mungojnë hapësirat e banimit për familjet e reja, sidomos në qytete.

Në këtë rast mund të ndihmojnë konsultimet e bëra me qëllim dhe ofertat, thotë urbanisti dhe ekonomisti Daniel Fuhrhop. "Përshembull duke u zhvendosur në banesa më të vogla si dhe duke transformuar banesat ekzistuese për të krijuar një banesë shtesë më vete. Edhe dhënia me qera ose banimi me njerëz të tjerë janë opcione të mundshme. Ka shumë modele të mrekullueshme dhe që kanë dhënë prova.”

Disa universitete ndërmjetësojnë ndërkohë studentët që mund të jetojnë lirë tek të moshuarit, duke i ndihmuar ata në punët e shtëpisë. Të preferuara janë ende projektet e banimit për të rinjtë dhe të moshuarit me njësi të vogla individuale banimi dhe shumë sipërfaqe të përbashkët si kopshte, punishte, studio, lavanteri dhe palestër. Zyrat dhe dhomat e miqve mund të rezervohen tek ky model duke i marrë për një periudhë të caktuar lirë me qera. Shumë banorë vlerësojnë ndërtesa të tilla të përbashkëta, ku ata kalojnë shumë kohë bashkë, e njohin më mirë njëri-tjetrin dhe ndihmohen reciprokisht.

Marrë nga DW

ndertime okb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj