LIVE UPDATES
Bota

Dy krushqit dhe e fejuara e djalit të deleguarit e tij në Francë, Greqi dhe në Lindje të Mesme, Trump vijon me emërimet pranë rrethit të familjes

Në fund të nëntorit Trump njoftoi se kishte zgjedhur babain e dhëndrit të tij Jared Kushner, Charles Kushner, për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm i SHBA në Francë. Trump e përshkroi Charles Kushner si një lider biznesi shumë të suksesshëm, filantrop dhe tregtar, me përvojë të thellë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

14 Dhjetor 2024, 11:31 Nga M.B
Dy krushqit dhe e fejuara e djalit të deleguarit e tij në Francë,
Massad Boulos, Kimberly Guilfoyle dhe Charles Kushner

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump vijon me emërimet për postet kyçe në administratën e tij. Në fund të nëntorit Trump njoftoi se kishte zgjedhur babain e dhëndrit të tij Jared Kushner, Charles Kushner, për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm i SHBA në Francë. Trump e përshkroi Charles Kushner si një lider biznesi shumë të suksesshëm, filantrop dhe tregtar, me përvojë të thellë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

“Charlie është Themeluesi dhe Kryetari i Kompanive Kushner, një nga firmat më të mëdha dhe më të suksesshme private të pasurive të paluajtshme në vend. Ai u njoh si Sipërmarrësi i Vitit në New Jersey nga Ernst & Young, i emëruar në Këshillin e Përkujtimit të Holokaustit në SHBA dhe shërbeu si Komisioner dhe Kryetar i Autoritetit Portual të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, si dhe në bordet e institucionet tona më të larta, duke përfshirë NYU”, shkroi Trump në një postim të Truth Social.

Këtë javë Trump njoftoi se do të emërojë Kimberly Guilfoyle, të fejuarën e djalit të madh të tij, si ambasadore të SHBA-së në Greqi. Guilfoyle, ish-prokurore e Kalifornisë dhe ish-prezantuese e lajmeve, ka drejtuar operacionet për mbledhjen e fondeve për fushatën e Trumpit në vitin 2020. 

“Unë jam shumë krenar me Kimberlyn. Ajo e do Amerikën dhe gjithmonë ka dashur t’i shërbejë vendit si ambasadore. Ajo do të jetë një udhëheqëse e mahnitshme për lëvizjen Amerika e Para”, tha në një postim në mediat sociali i fejuari i saj.

Në një mesazh në rrjetet sociale Guilfoyle tha se ndihej e e nderuar që pranoi emërimin e presidentit Trump për të shërbyer si ambasadore e ardhshme në Greqi dhe se pret mbështetjen e Senatit për këtë.

Ndërsa në fillim të këtij muaji, Trump ka emruar miliarderin Massad Boulos për të shërbyer si këshilltar i lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme. Gjithashtu Trump e bëri njoftimin në rrjetin e tij social Truth Social, duke thënë se Boulos është shumë i respektuar në botën e biznesit, me përvojë të gjerë në skenën ndërkombëtare. Boulos, vjehrri i vajzës së Trump, Tiffany, zhvilloi takime radhazi me liderët arabo-amerikanë dhe myslimanë gjatë fushatës së presidentit republikan. Ai ka të ngjarë të punojë me Steve Witkoff, të cilin Trump e emëroi muajin e kaluar si të dërguarin e tij special për Lindjen e Mesme.

“Ai është një mbështetës prej kohësh i vlerave republikane dhe konservatore, një pasuri për fushatën time dhe instrument në ndërtimin e aleancave të reja me Komunitetin Arabo-Amerikan. Massad është një negociator dhe një mbështetës i palëkundur i paqes në Lindjen e Mesme”, tha Trump. 

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj