LIVE UPDATES
Bota

"Pro apo kundër Europës?" Analiza: Zgjedhje presidenciale dhe përshkallëzim i dhunës në Gjeorgji

Pro apo kundër Europës? Gara elektorale në zgjedhjet presidenciale (14.12.2024) në Gjeorgji po shoqërohet edhe me diskursin e ashpër për orientimin politik të vendit në të ardhmen. Gjendja po përshkallëzohet.

14 Dhjetor 2024, 09:05 Nga M.B
"Pro apo kundër Europës?" Analiza: Zgjedhje presidenciale
Foto ilustruese

GJEORGJIA- Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidenciale, por votimet nuk janë aspak normale. Atmosfera në vend është e tensionuar. Çdo ditë zhvillohen protesta masive në mbarë vendin, të cilave autoritetet po u kundërvihen duke përdorur dhunën.

Sfondi i protestave ka të bëjë me konfrontimin ndërmjet opozitës dhe partisë në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane". Konfrontimi nisi me zgjedhjet parlamentare në tetor (2024) dhe u përshkallëzua, kur qeveria shpalli së fundi pezullimin e procesit të integrimit europian.

Kreu i shtetit me kompetenca të kufizuara

Një ndryshim kushtetues e ashpërsoi krizën, Në vitin 2017 parlamenti me shumicë votash të partisë "Ëndrra Gjeorgjiane" miratoi reformat. Këto ndryshuan procedurën e zgjedhjes së presidentit dhe e kthyen vendin në një republikë parlamentare, në të cilën presidenti ka kompetenca të kufizuara.

Zgjedhjet presidenciale më 2018 ishin të fundit, në të cilat kreu i shtetit u zgjodh direkt nga populli. Presidente e vendit atëherë u zgjodh Salome Surabishvili, kandidatura e së cilës u mbështet nga partia në pushtet. Por më vonë u përkeqësuan raportet ndërmjet partisë pro-ruse "Ëndrra Gjeorgjiane" dhe presidentes pro-europiane Surabishvili.

Zgjedhjet aktuale presidenciale zhvillohen sipas një procedure të re. Për herë të parë presidenti zgjidhet nga një kolegj zgjedhor i përbërë nga 300 persona. Në kolegj bëjnë pjesë 150 deputetë të paralmentit të ri dhe 150 të deleguar nga rajonet e vendit. Meqënëse partia në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" ka shumicën në parlament dhe influencën më të madhe në rajone, për një kandidat të opozitës nuk ka shanse për fitore.

Opozita i bojkoton zgjedhjet

Meqënëse opozita bojkoton parlamentin e ri dhe zgjedhjet presidenciale, vetëm partia "Ëndrra Gjeorgjiane" ka paraqitur një kandidat për president. Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në tetor partia qeverisëse ka fituar 89 nga 150 mandatet parlamentare.

Zgjedhjet janë nën hijen e parregullsive të shumta, gjë që bëri që BE të kërkojë rivotim. Opozita bën fjalë për mashtrime masive elektorale ndaj ka bojkotuar parlamentin.

Presidenta Salome Surabishvili nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe thekson, se tani ajo është i vetmi institucion legjitim shtetëror i Gjeorgjisë. Ajo nuk do të heqë dorë nga posti derisa të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

Politologu gjeorgjian Gela Vasadze mendon, se zgjedhjet presidenciale nuk zhvilohen sipas ligjit. "Si mund të zhvillohen zgjedhje, kur parlamenti është ilegjitim?", shtron ai pyetjen. Sipas vlerësimit të tij ka pasur mashtrime masive në zgjedhjet, shoqëria gjeorgjiane nuk i njeh ato.

"Po më e rëndësishmja është, se kushtetuta është shkelur kur u mbajt seanca e parë e parlamentit pa thirrjen nga kreu i shtetit. E kjo ndodhi në një kohë, kur presidentja dhe një numër opozitarësh ngritën padi në Gjykatën Kushtetuese", thotë ai në intervistë për DW.

Kandidati i qeverisë për postin e presidentit

"Ëndrra Gjeorgjiane" ka zgjedhur kandidat për president Miheil Kavelashvili, një ish-futbollist profesionist dhe deputet i parlamentit nga partia pro-qeveritare "Pushteti i Popullit". Përfaqësuesit e shoqërisë civile gjeorgjiane e konsiderojnë atë si autorin e "ligjit për influencën e huaj".

Kjo shkaktoi protesta në vend dhe çoi në përkeqësimin e shpejtë të marrëdhënieve të Gjeorgjisë me vendet perëndimore. Një pjesë e shoqërisë gjeorgjiane e kritikon kandidaturën e Kavelashvilit edhe për arsyen, se ai nuk ka arsim të lartë.

Kavelashvili e akuzon opozitën, se "kontrollohet nga deputetët e Kongresit të SHBA-së", që duan të provokojnë në Gjeorgji një gjoja "revolucion" dhe raporte si në Ukrainë.

Politologu Gela Vasadze mendon, se Kavelashvili nuk mund të konsiderohet si i zgjedhur, por vetëm si një "president i emëruar". Sipas Vasadze në Gjeorgji në kushtet aktuale është e pamundur të zhvillohen zgjedhje.

Gjeorgjia para protestave të mëtejshme

Ndërkaq partia "Ëndrra e Gjeorgjisë"e ka paralajmëruar presidenten Salome Surabishvili, që deri më 29 dhjetor ajo duhet të largohet nga pallati qeveritar në Tiflis. Në këtë ditë do të bëhet ceremonia e inagurimit të presidentit të ri.

Qeveria duket se u druhet protestave të reja. "Organizatorët e aksioneve kriminale duan që të dështojnë zgjedhjet presidenciale më 14 dhjetor në Gjeorgji dhe duan me çdo mënyrë ta pengojnë zgjedhjen e presidentit", thuhet në një deklaratë (10.12.2024) të shërbimit shtetëror të sigurisë.

Ky shërbim pretendon, se autorët me gjasë duan që "mundësisht ta përshkallëzojnë sa më shumë situatën", derisa të çojë në "dy deri në tre viktima". Me këtë synohet, sipas shërbimit shtetëror të sigurisë, që qeveria të akuzohet për "vrasje" me qëllim që "të nxitet edhe më shumë fryma e protestës në vend"./ DW

gjeorgjia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj