Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Dyshime se ka veprimtari ilegale, bastisje në disa objektet të strukturave paralele serbe në komunat e Pejës, Klinës dhe Istog
Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osojan të Istogut.
2 Shkurt 2024, 13:20Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KOSOVË- Policia e Kosovës ditën e sotme ka nisur një aksion në komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut. Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osojan të Istogut.
Sipas informacioneve nga mediat kosovare në këto dy fshatra bastisjet janë të përqendruara nw strukturat paralele serbe. Zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqin tha se aksioni ka të bëjë me dyshimin se po kryhen veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin.
“Aktualisht Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion në disa lokacione me kompetencën e Prokurorisë së Pejës dhe aktualisht bashkë me Policinë e Kosovës aksioni është duke u zhvilluar. Pas përfundimit të aksionit, do të ju njoftojmë për gjetjet. Kjo po bëhet lidhur me dyshimin se ka veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin”, tha Nikqi.