LIVE UPDATES
Bota

Dyshohet se përfitoi nga marrëveshjet e të birit, VOA: Kongresi thellon hetimet ndaj Presidentit Biden

Ai ngriti dyshime se zoti Biden ka përdorur zyrën presidenciale për të koordinuar këto kontakte dhe se ato kishin marrë trajtim preferencial nga administrata e tij.

12 Shtator 2023, 23:00 Nga I.A
Dyshohet se përfitoi nga marrëveshjet e të birit, VOA: Kongresi
Kevin McCarthy

SHBA- Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy njoftoi të martën se ligjvënësit do të nisin hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidenti Joe Biden, një hap më tej në hetimet lidhur me dyshimet se zoti Biden përfitoi nga marrëveshjet e huaja të biznesit të të birit, Hunter Biden.

“Këto dyshime janë një pasqyrë e një kulture të korrupsionit”, u tha gazetarëve zoti McCarthy.

“Gjetjat tona tregojnë se zoti Biden gënjeu popullin amerikan lidhur dijenitë që kishte mbi marrëveshjet e bizneseve të familjes së tij me të huaj. Ka dëshmi nga persona që kanë qenë të pranishmëm, se presidenti u është bashkuar telefonatave, ka ndërvepruar në disa raste, ka ngrënë darka përmes të cilave i biri dhe partnerët e tij të biznesit kanë përfituar makina dhe miliona dollarë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve.

“Ne jemi në dijeni se transfertave bankare prej gati 20 milionë dollarësh për anëtarë të familjes së zotit Biden dhe njerëzve të lidhur me të përmes kompanive guackë”, tha zoti McCarthy.

Ai ngriti dyshime se zoti Biden ka përdorur zyrën presidenciale për të koordinuar këto kontakte dhe se ato kishin marrë trajtim preferencial nga administrata e tij. Një seri komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve nuk kanë arritur te gjejnë prova që vërtetojnë këto dyshime.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams shkroi në platformën sociale X se “Republikanët në Dhomën ne Përfaqësuesve kanë kryer hetime për Presidentin prej 9 muajsh dhe nuk kanë gjetur asnjë provë për shkelje. Vetë anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve e kanë thënë një gjë të tillë. Ai u zotua se do të mbante një votim të hapur për nisjen e hetimeve për shkarkim, tani ndryshoi qëndrim sepse nuk ka mbështetje. Politika ekstreme është më e keqja”, tha ai.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e cilësoi javën e shkuar nisjen e hetimeve për shkarkim si absurde. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të ngushtë prej vetem 5 anëtarësh ndaj demokratëve. Por disa republikanë kanë shprehur shqetësime lidhur me nisjen e hetimeve për shkarkim të presidentit përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Anëtari republikan i Kongresit, Ken Buck i tha rrjetit NBC News të dielën se “Hetimi për shkarkim të presidentit Biden duhet të nisë kur të ketë prova për një krim të rëndë apo shkelje te ligjit. Kjo gjë deri tani nuk ekzison”.
Njoftimi i hetimeve për shkarkimin e zotit Biden krijon gjithashtu një përballje mes Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë, pasi ligjvënësit duhet të arrijnë një marrëveshje me Presidentin për të shmangur mbylljen e qeverisë, duke qenë se fondet e e saj mbarojnë më 30 shtator.

Dhomës së Përfaqësuesve i kanë mbetur edhe vetëm disa ditë pune për të thirrur një seancë për miratimin e një rezolute afatshkurtër ose rrezikohet një mbyllje të qeverisë. Nëse mbyllet qeveria, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të jenë në gjendje të punojnë për hetimin për shkarkimin e Presidentit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është përballur me rritje të trysnisë nga anëtarët konservatorë të grupit të tij parlamentar këtë verë, pasi ra dakord për një marrëveshje me presidentin për të rritur tavanin e borxhit.

“Është e mundur që dokumenti me akuzat për shkarkim të mos shkojë kurrë në Senat," i tha Zërit të Amerikës Michael Thorning, drejtor i demokracisë në Qendrën e Politikave Bipartizane. “Duke patur një shumicë kaq të ngushtë, është e paqartë nëse ata do të arrijnë deri në fund me këtë. Ata sigurisht nuk mund të llogarisin në ndonjë mbështetje nga demokratët. Dhe kështu duhet të kenë mbështetjen e çdo anëtari të tyre. Dhe nëse humbasin mbështetjen e vetëm pesë prej tyre, nuk do të mund ta kalojnë atë.”

Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve e miraton dokumentin me akuzat për hetimin për shkarkim të Presidentit, ka pak të ngjarë që Senati që kontrollohet nga demokratët të mbështesë gjyqin ndaj tij.

Marrë nga VOA

kevin mccarthy michael thorning joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj