LIVE UPDATES
Bota

SHBA akuzon kompaninë Google se ka shmangur rregullat për të pasur epërsi në kërkimet në internet

Pa konkurrencë serioze, Google investoi më pak dhe i kushtoi më pak vëmendje çështjeve si privatësia, sipas zotit Dintzer.

12 Shtator 2023, 20:31 Nga I.A
SHBA akuzon kompaninë Google se ka shmangur rregullat për të
Google

SHBA- Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se Google nuk ka luajtur në bazë të rregullave në përpjekjet e platformës për të mbizotëruar fushën e kërkimeve në internet, duke paguar miliarda dollarë për të eliminuar shanset e rivalëve më të vegjël.

“Ky rast ka të bëjë me të ardhmen e internetit,” tha Kenneth Dintzer i Departamentit të Drejtësisë, i cili po argumenton në këtë rast se që nga viti 2010 Google ka mbajtur monopolin e tij në mënyrë të paligjshme.

Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzon kompaninë Google se u ka paguar miliarda dollarë çdo vit kompanive, që prodhojnë pajisje, si Apple, AT&T dhe krijuesve të aplikacioneve e programeve për të siguruar qasje në internetit, si Mozilla, që ta mbajnë hapësirën për kërkim të Google në krye të faqes.

Pa konkurrencë serioze, Google investoi më pak dhe i kushtoi më pak vëmendje çështjeve si privatësia, sipas zotit Dintzer.

Kompania argumenton se tregu jashtëzakonisht i lartë i saj nuk është rezultat i shkeljes së ligjit, por falë faktit se është platformë kërkimi e shpejtë dhe efektive. Po ashtu ajo është falas.

Konsumatorët, sipas avokatëve të kompanisë Google, mund të heqin aplikacionin e Google nga pajisjet e tyre apo thjesht të kërkojnë aplikacionin Bing të Microsoft-it, apo Yahoo dhe DuckDuckGo për platforma të tjera kërkimore. Ata do të argumentojnë se konsumatorët mbështetën te Google për të gjetur përgjigje në pyetjet e tyre dhe janë të kënaqur me rezultatin.

Procesi në një gjykatë federale në Uashington pritet të zgjasë 10 javë dhe do të ketë dy faza. Në fazën e parë, gjykatësi Amit Mehta do të vendosë nëse Google ka shkelur ligjin anti-trust me mënyrën se si e menaxhon pjesën e kërkimit dhe reklamat.

Nëse Google e ka shkelur ligjin, gjykatësi Mehta pastaj do të vendosë se si duhet zgjidhur kjo çështje. Ai thjesht mund të vendosë të urdhërojë Google të ndalojë praktikat, që sipas tij, janë të jashtëligjshme apo mund ta urdhërojë kompaninë Google që të shesë pasuritë e saj.

Kjo betejë ligjore do të ketë ndërlikime të mëdha për kompanitë e mëdha të teknologjisë, që po akuzohen se po blejnë apo se po shtypin konkurrentë të vegjël, por ato e kanë mbrojtur veten nga akuzat e shumta sipas së cilave po shkelin ligjin anti-trust për shkak se shërbimet që u ofrojnë përdoruesve janë pa pagesë, si në rastin e Google, apo jo të shtrenjta, si në rastin e Amazon.com.

Marrë nga VOA

amazon.com google

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit