LIVE UPDATES
Bota

E ardhmja e karikimit të makinave elektrike

Profesori i inxhinierisë civile, John Haddock, projektoi dhe testoi në një objekt të Universitetit Perdue bobinat e karikimit që vihen nën asfalt.

16 Shtator 2024, 20:54 Nga N.F
E ardhmja e karikimit të makinave elektrike
Foto ilustruese

SHBA- Shteti i Indianës po teston një segment rrugor të ndërtuar posaçërisht për të karikuar bateritë e makinave elektrike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Frabaugh, ishte në qytetin Lafayette për të parë nga afër se si kjo teknologji po e transformon mënyrën e karikimit të automjeteve elektrike.

Inxhinierët shpresojnë se segmenti prej 400 metrash në autostradën 52 pranë qytetit Lafayette të Indianës, do të jetë pikënisja që do ta transformojë të ardhmen e karikimit të makinave elektrike. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Aaron Brovont, inxhinier elektrik me Universitetin Perdue.

“Po instalojmë një prototip të sistemit dinamik të transferimit të energjisë pa tela. Me fjalë të tjera karikimin nga distanca”.

Inxhinieri shpjegon se kjo teknologji që po zhvillon ekipi nga Universiteti Perdu është sikurse karikimi pa tel i telefonit.

“Në thelb është e njëjta ide”, thotë inxhinieri, por në një shkallë shumë më të madhe.

Sistemi i kabllove të instaluara në autostradën 52 synon të karikojë bateritë e automjeteve ndërsa ato udhëtojnë drejt destinacionit të tyre.

“Synimi afatgjatë është për autostrada të elektrifikuara që mbajnë të karikuara plotësisht bateritë e kamionëve të tonazhit të lartë ndërsa udhëtojnë”, thotë inxhinieri Aaron Brovont.

“Për momentin po vendosim pajisjet e karikimit në korridoret me trafik të lartë kamionësh”.

Profesori i inxhinierisë civile, John Haddock, projektoi dhe testoi në një objekt të Universitetit Perdue bobinat e karikimit që vihen nën asfalt.

Ai thotë se industria e kamionëve të transportit duhet t’i përshtatet kësaj teknologjie në mënyrë që të përballohet kostoja e lartë e zbatimit në shkallë të gjerë. Por industria ka nevojë për prova se kjo teknologji funksionin përpara se të shqyrtojë kalimin tek flota e kamionëve elektrikë.

“Industria e kamionëve duhet ta përqafojë këtë teknologji sepse vetëm karikimi i makinave të zakonshme elektrike nuk do të mjaftojë për financimin e saj. Personalisht, nga kontaktet me ta, kjo industri është gatshme sapo të ofrojmë një produkt tek i cili kanë besim”, thotë profesori Haddock.

Inxhinieri thotë se nëse këto prova arrijnë të bindin industrinë dhe kjo teknologji zbatohet në të gjithë vendin, kjo do të ndryshojë mënyrën e karikimit të makinave elektrike.

“Nëse kjo teknologji do ishte e përhapur kudo, makinat elektrike nuk do të kishin nevojë për bateri shumë të mëdha. Do të ulej çmimi i makinave elektrike pasi ndikohet shumë nga kostoja e lartë e baterive”, thotë zoti Haddock.

“Shumë njerëz e quajnë ‘fantashkencë’ që po bëhet realitet”

Blake Dollier me Departamentin e Transportit të Indianës thotë se ndjehet krenar për përfshirjen në provën e parë të këtij lloji në Shtetet e Bashkuara. Ai thotë se shpreson se shoferët të mos kenë më shqetësime për karikimin e baterisë.

“Suksesi i kësaj teknologjie do të ulte ankthin e shoferit lidhur me distancën që përshkon një makinë elektrike. Shpresojmë që kjo të arrihet”, thotë Blake Dollier me Departamentin e Transportit të Indianës.

“Është arritje e madhe sepse nuk është bërë më parë, të paktën në këtë shkallë”, thotë profesori Haddock.

Inxhinieri Haddock beson se kjo teknologji, jo vetëm që mund ta ndryshojë mënyrën e ngarjes së makinës, por edhe se kush e drejton atë, çka do të përshpejtonte zhvillimin e teknologjisë së automjeteve autonome.

“Ka aftësitë të jetë një teknologji transformuese. Mund të ndryshojë mënyrën se si udhëtojmë”, thotë inxhinieri Haddock. Ekipi shpreson që në vitin 2025 të fillojë testimin e automjeteve në rrugë./ VOA

karikimi i makinave elektrike shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj