LIVE UPDATES
Bota

REL: A do t’i kthejnë institucionet e Kosovës serbët që dhanë dorëheqje?

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022. Kjo pasoi indinjatën e tyre me një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

16 Shtator 2024, 19:29 Nga N.F
REL: A do t’i kthejnë institucionet e Kosovës serbët
Foto ilustruese

KOSOVË- Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një lëvizje pozitive, por nuk u komentuan fare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përkundër pyetjeve të përsëritura të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët e Qeverisë së tij nuk treguan nëse do të pranojnë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha para gazetarëve se një veprim i tillë do të ishte antikushtetues.

Anëtarja e kabinetit të Kurtit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Vuçiq, me kërkesat e tij, synon të vazhdojë “instrumentalizimin e serbëve” të Kosovës. Për ekspertë të çështjeve ligjore, kthimi i serbëve në gjykata dhe prokurori mund të bëhet, por jo edhe i atyre në polici.

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022. Kjo pasoi indinjatën e tyre me një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet. Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen.

Në një adresim më 13 shtator në Beograd, presidenti i Serbisë, Vuçiq, parashtroi disa kërkesa për Kosovën - mes tjerash: kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre, si dhe shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veri.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës se a mund të rekrutohen policët serbë që dhanë dorëheqje dhe si, por ajo kërkoi që pyetjet t’i dërgohen Policisë së Kosovës. Kjo e fundit tha shkurtimisht në përgjigjen me shkrim se “nuk i komenton deklaratat e asnjë personi/subjekti politik”. Ndërsa, sa i përket rekrutimit të kadetëve policorë, tha se konkursi bëhet publik, bashkë me kriteret e kërkuara.

Nëse ka kërkesa për kthim, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) tha se do t’i shqyrtojë ato. Por, thuhet në përgjigjen dërguar REL-it, KPK-ja, deri më tash, “nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga prokurorët serbë për kthimin e tyre në sistemin prokurorial”.

Pa specifikuar shumë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe të administratës së komunitetit serb, “do të shqyrtohet në momentin që KGJK-ja e vlerëson se është koha e duhur” dhe “sipas procedurës së përcaktuar për situata të tilla”.

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se riintegrimi i serbëve në institucionet e Kosovës do të ishte i mundur, por jo me automatizëm. Sipas tij, zgjedhjet lokale në komunat veriore mund të shpallen sivjet, por vetëm nëse ka një vendim politik nga Qeveria, i cili do t’i dërgohej presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

“Më pas, varet prej diskrecionit të presidentes. Nëse ajo e sheh të arsyeshme politikisht dhe në aspektin e sigurisë, mund t’i shpallë zgjedhjet [lokale në komunat e veriut]”, thotë Kryeziu.

Për kthimin e mundshëm të policëve serbë në funksionet e tyre, ai thotë se nuk mund të bëhet me automatizëm, pasi dorëheqjet e tyre janë miratuar nga institucioni përkatës.

“Ata që japin dorëheqje nga policia, nuk mund të kthehen. Vetëm në rastet kur dikush është i sëmurë, apo ka probleme të natyrës familjare... përndryshe nuk mund të kthehet më”, sqaron Kryeziu.

Por, situata qëndron ndryshe me gjyqtarët dhe prokurorët, sipas tij, pasi dorëheqjet e tyre nuk janë formalizuar dhe institucionet përkatëse mund ta konsiderojnë kthimin e tyre. Astrit Kolaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë po ashtu se prokurorët dhe gjyqtarët serbë do të mund të ktheheshin në pozitat e tyre përmes një kërkese që do ta bënin në Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor të Kosovës.

“Të dy këshillat duhet të mblidhen dhe t’i marrin vendimet për kthimin e tyre”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ky do të ishte një lloj gjesti i mirë, një lloj vullneti, i cili do të dëshmonte se Republika e Kosovës është e drejtë dhe e barabartë për të gjithë qytetarët e saj”, shton Kolaj.

Për policët, edhe ai thotë se nuk mund të kthehen me automatizëm, por se “kanë të drejtë të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës, në rast të hapjes së konkursit nga ky institucion”.

Popullata serbe në veri të Kosovës - e dirigjuar nga Serbia dhe strukturat e saj paralele në vend - vështirë u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës. Për pasojë, zona shndërrohet shpesh në vatër tensionesh. Integrimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës ka qenë pjesë e disa marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Duke komentuar kërkesat e Vuçiqit, Konjufca tha se ai po tenton të ruajë në Kosovë “atë që nuk e ka më”.

“Ai, faktikisht, po e kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim, i cili, ta them të drejtën, nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi, sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë... Është shans i humbur i qytetarëve që kanë mendime të tjera për të marrë pjesë në procesin politik edhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, tha Konjufca.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa - si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe - në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

Vendimet hasën në kritikat e aleatëve perëndimorë, të cilët i cilësuan si hapa të pakoordinuar dhe me rrezik për rritjen e tensioneve. Kërkesat e fundit të Vuçiqit, BE-ja tha se janë pozitive dhe i bëri thirrje edhe Prishtinës, edhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për REL-in.

Derisa kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, e konfirmuan shkuarjen në Bruksel më 17 shtator, për një takim të mundshëm të përbashkët, një rund i ri i bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk duket në horizont. Për herë të fundit ata u takuan më 14 shtator, 2023./ REL

kosove institucionet e kosoves serbe

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë