LIVE UPDATES
Bota

E ardhmja e luftës

Kjo e fundit, nga ana tjetër, i nxiti udhëheqësit e Kinës që të rindërtonin Ushtrinë Çlirimtare Popullore në ushtrinë e frikshme që është sot, shkruan The Economist.

5 Gusht 2023, 10:44 Nga I.A
E ardhmja e luftës
Foto ilustruese

Luftërat e mëdha janë një tragjedi për njerëzit dhe vendet që luftojnë. Ato gjithashtu shndërrojnë mënyrën se si bota përgatitet për konflikt, me pasoja të mëdha për sigurinë globale. Britania, Franca dhe Gjermania dërguan vëzhgues në luftën civile amerikane, për të studiuar beteja si Gettysburg.

Duelet e tankeve në luftën e Yom Kipur-it në vitin 1973 ishin raste studimi kyçe që më vonë u shfrytëzuan në luftërat si ajo e Vietnamit, ku Amerika pësoi humbje, dhe ajo në Irak, në vitin 1991.

Kjo e fundit, nga ana tjetër, i nxiti udhëheqësit e Kinës që të rindërtonin Ushtrinë Çlirimtare Popullore në ushtrinë e frikshme që është sot, shkruan The Economist.

Lufta në Ukrainë është lufta më e madhe në Europë që nga viti 1945. Ajo do të ndikojë në mënyrën e luftimit për dekadat e ardhshme. Lufta ka shkatërruar çdo iluzion se konflikti modern mund të kufizohet nga fushatat e përmbajtjes ose të evoluojë në beteja në hapësirën kibernetike.

Në fakt, është vënë re një lloj i ri lufte me intensitet të lartë, që ndërthur teknologjinë e fundit, me një numër të madh viktimash dhe një përdorim të jashtëzakonshëm municionesh, duke tërhequr në vorbullën e saj civilë, aleatë dhe kompani private.

Është e sigurt se ndërkohë, regjimet autokratike po studiojnë se si mund të arrijnë një përparësi në çdo konflikt të ardhshëm.

Në vend që të frikësohen nga vdekja dhe shkatërrimi, shoqëritë liberale duhet të pranojnë se luftërat midis ekonomive të industrializuara, janë një perspektivë shumë e mundshme dhe prandaj duhet të fillojnë të përgatiten.

Nga lufta në Ukrainë nxjerrim tre mësime të mëdha.

I pari është se fushëbeteja po bëhet transparente. Harrojini dylbitë ose hartat; tashmë ka sensorë të instaluar në satelitë dhe në flotat e dronëve.

Të lirë dhe të kudondodhur, ata japin të dhëna të cilat përpunohen nëpërmjet algoritmeve gjithnjë e më të përmirësuara, që mund të dallojnë gjilpërën në kashtë: për shembull, mund të spikatin sinjalin celular të një gjenerali rus, ose konturet e një rezervuari të kamufluar.

Informacion më pas mund të përcillet nga satelitët tek ushtarët e rangut më të ulët në front, ose të përdoret për të shënjestruar artilerinë dhe raketat me saktësi dhe rreze të paparë.

Kjo transparencë e lartë nënkupton se luftërat e ardhshme do të varen nga zbulimi.

Përparësitë do të jenë zbulimi i armikut, përpara se ai t’ju dallojë i pari; verbimi i sensorëve të armikut, qofshin dronë apo satelitë; dhe ndërprerja e mjeteve të tij për të dërguar të dhëna nëpër fushëbetejë, qoftë përmes sulmeve kibernetike, luftës elektronike apo eksplozivëve të modës së vjetër.

Trupat duhet të zhvillojnë mënyra të reja luftimi, duke u mbështetur në lëvizshmërinë, shpërndarjen, fshehjen dhe mashtrimin. Ushtritë e mëdha që nuk investojnë në teknologji të reja ose nuk zhvillojnë doktrina të reja do të mposhten nga ato më të voglat që e bëjnë këtë.

Edhe në epokën e Inteligjencës Artificiale, mësimi i dytë është se lufta mund të përfshijë ende një masë të madhe fizike prej qindra mijëra njerëzish dhe miliona makinerish dhe municionesh.

Viktimat në Ukrainë kanë qenë të shumta: aftësia për të parë objektivat dhe për t’i goditur ato me saktësi do të rrisë numrin e viktimave. Për t’u përshtatur, trupat kanë gërmuar llogore të thella nëpër male.

Përdorimi i municioneve dhe i pajisjeve është madh: Rusia ka gjuajtur plot 10 milionë predha brenda një viti. Ukraina humbet rreth 10,000 dronë në muaj. Ajo po u kërkon aleatëve municione, për të përmirësuar kundërsulmin.

Përfundimisht, teknologjia mund të ndryshojë mënyrën se si plotësohet dhe ruhet kjo kërkesë për “masë” fizike. Më 30 qershor, gjenerali amerikan Mark Milley parashikoi se një e treta e forcave të armatosura të avancuara, do të bëheshin robotike në 10-15 vjet: përfytyroni forca ajrore pa pilot dhe tanke pa ekuipazh.

Megjithatë, ushtritë duhet të jenë në gjendje që të luftojnë në këtë dekadë dhe në dekadën e ardhshme.

Kjo kërkon rimbushje të rezervave për t’u përgatitur për një shkallë të lartë konsumimi, duke krijuar kapacitetin e nevojshëm industrial për të prodhuar pajisje në shkallë shumë më të madhe dhe për të siguruar që ushtritë të kenë rezerva të fuqisë punëtore.

Samiti i NATO-s, i mbajtur më 11 dhe 12 korrik, tregoi nëse vendet perëndimore mund të vazhdojnë të forcojnë aleancën e tyre për këto qëllime.

Mësimi i tretë që nxjerrim nga lufta në Ukrainë, që është zbatuar gjithashtu për pjesën më të madhe të shekullit XX, është se kufiri i një lufte të madhe është i gjerë dhe i paqartë.

Konfliktet e Perëndimit në Afganistan dhe Irak u luftuan nga ushtri të vogla profesionale dhe ishin një barrë e lehtë për civilët në atdhe (por shpesh shkaktuan shumë mjerim për vendasit e shteteve ku zhvillohej lufta).

Ndërsa në Ukrainë, civilët janë zhytur në luftë si viktima (mbi 9,000 kanë vdekur), por edhe si pjesëmarrës: një gjyshe nga provinca mund të ndihmojë në orientimin e zjarrit të artilerisë nëpërmjet një aplikacioni smartphone.

Dhe një grup i ri kompanish private ka qenë shumë i rëndësishëm. Softueri i fushëbetejës së Ukrainës mbështetet në serverët e teknologjisë cloud jashtë vendit; firmat finlandeze ofrojnë të dhëna për shënjestrimin dhe komunikime satelitore për ato amerikane.

Një rrjet aleatësh, me nivele të ndryshme angazhimi, ka ndihmuar në furnizimin e Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve dhe një embargoje ndaj tregtisë ruse.

Por kufijtë e rinj krijojnë edhe probleme të reja. Pjesëmarrja në rritje e civilëve ngre pyetje ligjore dhe etike. Kompanitë private të vendosura jashtë zonës së konfliktit fizik, mund të bëhen shënjestër e një sulmi virtual ose të armatosur.

Ndërsa kompanitë e reja përfshihen në konflikt, qeveritë duhet të sigurojnë që asnjë kompani të mos bëhet shkas i ndonjë dështimi në luftë.

Nuk ka dy luftëra të njëjta. Një luftë midis Indisë dhe Kinës mund të zhvillohet në Rrafshnaltën Tibetiane, e njohur si “çatia e botës”. Përplasja kino-amerikane mbi Tajvanin do të përfshinte më shumë fuqi ajrore dhe detare, raketa me rreze të gjatë dhe do të shkaktonte përçarje të tregtisë.

Kërcënimi i ndërsjellë i përdorimit të armëve bërthamore ndoshta ka ndikuar për të kufizuar përshkallëzimin në Ukrainë. NATO nuk është përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin me një armik të armatosur me armë bërthamore dhe kërcënimet e Rusisë kanë qenë të kota deri tani.

Por në një luftë për Tajvanin, Amerika dhe Kina do të tundoheshin të sulmonin njëra-tjetrën në hapësirë, gjë që mund të çonte në përshkallëzim bërthamor, veçanërisht nëse do të çaktivizoheshin satelitët e paralajmërimit të hershëm dhe komandimit dhe kontrollit.

Silicon Valley dhe beteja Somme

Shoqëritë liberale janë shumë të tunduara që të tërhiqen fare nga tmerret e Ukrainës dhe nga kostoja dhe përpjekja e madhe e modernizimit të Forcave të tyre të Armatosura.

Megjithatë, ato nuk mund të hamendësojnë se një konflikt i tillë, midis ekonomive të mëdha të industrializuara, do të jetë një ngjarje e vetme.

Një Rusi autokratike dhe e paqëndrueshme mund të përbëjë një kërcënim për Perëndimin në dekadat e ardhshme.

Rritja e ndikimit ushtarak të Kinës është një faktor destabilizues në Azi dhe ringjallja globale e autokracive mund t’i bëjë konfliktet më të mundshme.

Ushtritë që nuk nxjerrin mësim nga lloji i ri i luftës industriale që është shpalosur në Ukrainë, rrezikojnë të humbasin ndaj atyre që e bëjnë këtë.

Marrë nga Monitor.al

gettysburg yom kipur

Sondazh

Poll
Bota 5 Gusht 2023, 10:28 I.A

Luftërat e përmasave

Foto Ilustruese SHBA- Qeveritë janë në luftë me biznesin e madh. Së fundmi, presidenti amerikan Joe Biden, si shumë politikan...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj