LIVE UPDATES
Bota

"E drejta e fjalës së lirë!" The Economist: Në Europë po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme të zemërosh pakicat dhe politikanët

Europa e sheh veten si një kontinent shumë liberal, me ligje dhe institucione që sigurojnë të drejtat themelore për qytetarët europianë, duke përfshirë lirinë për të thënë atë që duan. Dhe në shumicën e rasteve, kjo është e vërtetë.

7 Qershor 2025, 07:11 Nga M.B
"E drejta e fjalës së lirë!" The Economist: Në
Foto ilustruese

EUROPA- Europianët kanë më pak liri të thonë atë që mendojnë. Po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme të zemërosh pakicat dhe politikanët, shkruan The Economist. Europa e sheh veten si një kontinent shumë liberal, me ligje dhe institucione që sigurojnë të drejtat themelore për qytetarët europianë, duke përfshirë lirinë për të thënë atë që duan. Dhe në shumicën e rasteve, kjo është e vërtetë.

Gjithsesi, në vende të ndryshme europiane, nga Spanja në Gjermani, kritikët janë përndjekur për shprehjen e mendimit, qoftë kundër mbretërve ose figurave më të vogla të autoritetit. Për çështjet polemike si emigracioni, Covid-19 apo Gaza, shkëmbimi i lirë i mendimeve është kufizuar. Rregullat e reja të Bashkimit Europian që rregullojnë platformat online, rrezikojnë ta kufizojnë edhe më shumë këtë shkëmbim të lirë mendimesh.

Çfarë ka ndodhur? Në teori, europianët e ndodhur kudo në Bashkimin Europian, nga Irlanda në Greqi, gëzojnë të drejtën e fjalës së lirë, e barasvlefshme me të drejtën e mundësuar nga Amendamenti i Parë që gëzojnë kushërinjtë e tyre amerikanë. Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut që zbatohet në të gjithë kontinentin, thotë se “çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes”. Por ajo shton se ushtrimi i kësaj lirie, vjen me “detyra dhe përgjegjësi”.

Në Europë, ligjet për të drejtat e mëdha, si e drejta për privatësi, për të mos u diskriminuar ose për të jetuar në një shtet që funksionon mirë, i përcaktojnë kufijtë e fjalës së lirë shumë më ngushtë se në Amerikë. Për ta thënë thjeshtë, në disa raste, e drejta juaj për të fyer, kufizohet nga e drejta ime për të mos u fyer.

Shumë politika europiane i mbrojnë figurat publike që hartojnë ligjet. Shtetet me monarki, zakonisht kanë edhe dispozita lèse-majesté. Shumë shtete të tjera europiane, duke përfshirë këtu Francën, Italinë dhe Poloninë, e zgjerojnë këtë të drejtë edhe për politikanët kryesorë të vendit.

Për shembull, një pensionist francez, i cili kishte varur në shtëpinë e tij një pankartë të madhe ku i thoshte presidentit francez “ik pirdhu”, u dërgua në një “kurs për edukimin e qytetarëve”, si pjesë e një marrëveshjeje për të mos bërë përndjekje penale. Gjithashtu, në Francë, një kanal televiziv u gjobit me 150,000 euro (167,000 dollarë), pasi një drejtues emisioni kritikoi ashpër kryetaren e Bashkisë së Parisit, në vitin 2022.

Politikanët i mbrojnë ligje të tilla me arsyetimin se nëse zyrtarët e zgjedhur përballen me abuzime pa fund nga publiku, atëherë gjithnjë e më pak njerëz do të kenë dëshirë të hyjnë në politikë. Gjermania është një shembull shumë i mirë që tregon se çfarë nënkuptojnë në praktikë kufizime të tilla. Prej kohësh, atje quhet shkelje po të bësh ndaj politikanëve komente kritike që nuk mund t’i vërtetosh. Ky ligj që u ashpërsua edhe më tepër në vitin 2022, është përdorur me tepri nga disa ministra tepër të ndjeshëm.

Për shembull, ish zëvendëskancelari Robert Habeck, ka paraqitur 800 ankesa sepse u quajt një “idiot profesionist”. Një gazetar i krahut të djathtë, i cili publikoi një shkrim satirik për ministrin e Brendshëm, u dënua me shtatë muaj burg. Në vitin 1990, rreth 80% e gjermanëve mendonin se mund të shprehnin lirisht mendimet. Tani, më pak se gjysma vazhdojnë të mendojnë kështu. Autoritetet janë akuzuar se po përpiqen të heshtin zërat pro-palestinezë me justifikimin e antisemitizmit.

Për më tepër, partia e djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, është shpallur “e skajshme” nga shërbimet e inteligjencës dhe shumë politikanë në vend, duan ta heqin qafe plotësisht. Rumania anuloi zgjedhjet presidenciale në dhjetor për shkak të shqetësimeve se kandidati i djathtë kishte fituar me ndihmën e mediave sociale të dyshimta. Nga ngacmimet nuk mbrohen me ligj vetëm politikanët. Rregullat kundër “gjuhës së urrejtjes” mbrojnë nga mendimet e të tjerëve edhe pakicat, qofshin këta homoseksualë ose myslimanë, emigrantë ose njerëz me aftësi të kufizuara.

Atë që amerikanët e quajnë një sjellje pa shije, prokurorët europianë ndonjëherë e trajtojnë si kriminele. Më e rëndësishmja, e drejta për të fyer grupet fetare nuk është më e mundur kudo. Një herë e një kohë, Danimarka i lejonte agjitatorët që digjnin Kuranin. Që nga viti 2023, “trajtimi i pahijshëm i një teksti fetar” quhet vepër penale. Disa kritikë liberalë e kanë qortuar këtë rregull, si një kthim në ligjet e blasfemisë të shfuqizuara dikur.

Këto ditë, shumica e gjërave ku përqendrohen censuruesit e etur, shprehen në internet. Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), një grup i ri rregullash i BE-së, paraqiti udhëzime për përmbajtjen në internet. Sipas këtyre rregullave, ajo çka thuhet në internet, qoftë në një postim në blog ose në një koment poshtë një videoje në YouTube, do të trajtohet njëlloj si fjalët që thuhen jashtë sferës online.

Por DSA-ja imponon edhe detyrime shtesë ndaj platformave më të mëdha, si Facebook ose X, në përputhje me ligjin e së drejtës së shprehjes në Europë. BE-ja tani dëshiron që gjigantët e teknologjisë të marrin parasysh “çdo efekt negativ të tanishëm ose të parashikueshëm në bisedat qytetare”. Kritikët mendojnë se kjo është një ide shumë e paqartë dhe e rrezikshme. Duke lënë mënjanë fyerjet e rënda, lind pyetja se kush mund të vendosë se çfarë është e vërtetë.

Në rastin e DSA-së, kodet pothuajse gjyqësore të kontrolluara nga organe jo gjyqësore, turbullojnë ujërat, duke i nxitur platformat që të ndalojnë më shumë se ç’duhet. Gabimi paguhet me një çmim të lartë: gjobat mund të arrijnë në 6% të qarkullimit global. Amerikanët janë të shqetësuar se kufizimet që po i bën Europa lirisë së shprehjes, mund të depërtojnë edhe në sferën e tyre publike, sepse firmat e teknologjisë mund të zbatojnë një grup rregullash për të gjithë.

Shumica e fjalimit që përfundon në koshin e plehrave të censurës dixhitale, përfshin pikëpamje që liberalët i kundërshtojnë. Por ka edhe njerëz që i besojnë ato. Përdorimi i ligjit për të zgjidhur debatin, u përshtatet atyre që janë në shumicë. Kjo metodë zakonisht i përkeqëson mosmarrëveshjet në vend që t’i zgjidhë./ Monitor

e drejta e fjalës së lirë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj