LIVE UPDATES
Bota

"E kanë kuptuar se nuk i përshtatet ideologjisë së ‘Serbisë së Madhe’!" Kurti për dialogun: Kemi një marrëveshje që duhet të zbatohet

Në shkurt të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u dakorduan për Aneksin e zbatimit të saj.

10 Shtator 2024, 17:47 Nga M.B
"E kanë kuptuar se nuk i përshtatet ideologjisë së
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve. Por, ai tha se një marrëveshje tashmë ekziston dhe ajo duhet të zbatohet në terren.

“Megjithatë, Beogradi nuk e njeh marrëveshjen që e ka pranuar. Tani e kanë kuptuar se kjo marrëveshje nuk i përshtatet ideologjisë të ‘Serbisë së Madhe’. Mendoj se duhet ta respektojmë Marrëveshjen Bazë të shkurtit të vitit të kaluar dhe ta zbatojmë atë”, u tha Kurti gazetarëve në Mitrovicë të Veriut.

Në shkurt të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u dakorduan për Aneksin e zbatimit të saj. Në ndërkohë, palët shprehën rezervat e tyre, gjegjësisht Kosova insistoi që marrëveshja duhet të nënshkruhet, ndërkaq Serbia paraqiti vijat e kuqe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kritikuar palët për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndroi javën e kaluar në Prishtinë. Pas takimeve, ai deklaroi se ishte arritur pajtim për një rund të ri të dialogut midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç. Megjithatë, ai nuk dha ndonjë datë se kur do të mbahet ky takim.

Më 10 shtator, Lajçak qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Me të bisedoi edhe për vazhdimin e dialogut. Ndryshe, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Në fund të qershorit, Kurti paraqiti disa kushte për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë politik. Një prej tyre ishte që Serbia të tërhiqte një letër që i dërgoi Brukselit vitin e kaluar, përmes së cilës shprehu rezerva lidhur me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Javën e kaluar, gjatë qëndrimit në Prishtinë Lajçak deklaroi se Serbia ka tërhequr letrën që kryeministrja e atëhershme serbe, Ana Bërnabiç, i kishte dërguar Brukselit. Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj