LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e Ukrainës me një të vrarë dhe tre të plagosur/ Rusia: Kemi rrëzuar 144 dronë ukrainas

Ky ishte një nga sulmet më të mëdha me dronë nga Ukraina në tokën ruse gjatë dy viteve e gjysmë luftë. Sipas zyrtarëve rusë, mbi 140 dronët ukrainas kishin si objektiv disa rajone ruse, përfshirë kryeqytetin Moskë dhe zonat përreth.

10 Shtator 2024, 16:16 Nga E. D
Sulmet e Ukrainës me një të vrarë dhe tre të plagosur/
fotot ilustruese

RUSI- Ushtria ruse njoftoi të martën se rrëzoi 144 dronë ukrainas të lëshuar në sulmet gjatë natës që kishin si objektiv rajonet në pjesën perëndimore të Rusisë. Autoritetet ruse njoftuan se si pasojë e sulmit, një person humbi jetën dhe të paktën tre u plagosën.

Ky ishte një nga sulmet më të mëdha me dronë nga Ukraina në tokën ruse gjatë dy viteve e gjysmë luftë. Sipas zyrtarëve rusë, mbi 140 dronët ukrainas kishin si objektiv disa rajone ruse, përfshirë kryeqytetin Moskë dhe zonat përreth.

Forcat e mbrojtjes ajrore thanë se rrëzuan 20 nga dronët mbi rajonin e Moskës.

Guvernatori i këtij rajoni Andrey Vorobyov tha se si pasojë e sulmit u vra një person, u plagosën tre të tjerë dhe u dëmtuan ndërtesa banimi dhe shtëpi në zonat Lyubertsi dhe Ramenskoie.

Banorë të zonës Ramenskioe tregojnë momentet e sulmit

“Nëse do të kishin lëshuar edhe një dron tjetër, një nga neve do të kishte vdekur”, thotë Alexander Li.

Bashkëshortja e tij, e cila nuk u identifikua tha se “ishte shumë e frikshme, tronditëse. Dolëm me vrap, morëm fëmijët dhe dolëm me vrap. Ishte si një film i frikshëm”.

Numri më i lartë i dronëve u interceptua në rajonin Brians përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, por zyrtarët thanë se nuk pati dëmtime ose të lënduar pas rrëzimit të 72 dronëve.

Dronët ukrainas u rrëzuan nga forcat ruse edhe ne rajonet Kursk, Tula, Belgorod, Kaluga, Voronezh, Lipetsk dhe Oryol.

Ndërkohë forcat ukrainas njoftuan se rrëzuan 38 nga 46 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet gjatë natës.

Sipas zyrtarëve ukrains dronët u interceptuan në rajonet Cherkasy, Chernihiv, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Kherson, Kirovohrad, Kiev, Mikolaiv, Odesa, Poltava, Sumi, Vinnitsia dhe Zaporizhzhia.

Rusia tha se kishte shënuar përparim në rajonin ukrainas të Donbasit. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, RIA citoi Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Sergei Shoigu, të shprehej se “në total, gjatë gjithë gushtit dhe 8 ditëve të para të shtatorit kemi vënë kontroll në një hapësirë prej 1 mijë kilometrash katrorë”.

Ndërkohë, në zhvillime të tjera, ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi se thirri të hënën të Ngarkuarin me Punë të Iranit Shahriar Amouzegar dhe për ta paralajmëruar mbi “pasojat katastrofike e të pariparueshme” në marrëdhëniet dypalëshe, nëse vërtetohen njoftimet se Teherani ka furnizuar me raketa balistike Rusinë.

Shtëpia e Bardhë i tha Zërit të Amerikës javën e kaluar se ishte “alarmuar” nga njoftimet e pakonfirmuara të mediave Perëndimore se një dërgesë e pashembullt e raketave iraniane me qëllim përdorimin në agresionin e saj kundër Ukrainës ishre kryer ose do të kryhej së shpejti.

Gazeta ‘Wall Street Journal’ njoftoi të premten, duke cituar burime të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian se Irani kishte dërguar raketa në Rusi. Kremlini i ka hedhur poshtë njoftimet dhe zyrtarët e Iranit mohuan të hënën të kishin dërguar raketa në Rusi./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj