10 Shtator 2024, 10:06
Nga N.F
Foto ilustruese
MOSKË- Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 10 shtator se sulme të shumta ruse me dronë dhe raketa kanë shënjestruar Kievin dhe infrastrukturën kritike në verilindje të Ukrainës. Ndërkohë, zyrtarët rusë kanë thënë se sulmet me dronë, të nisura prej Ukrainës, kanë vrarë një grua afër kryeqytetit dhe kanë detyruar pezullimin e fluturimeve në tri aeroporte në Moskë.
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, ka thënë se një grua 46-vjeçare është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në qytezën Ramenskoje, kur dronët kanë goditur ndërtesat në rajonin e Moskës. Dhjetëra banorë janë evakuuar prej një blloku tejet të dëmtuar të banesave, kanë thënë zyrtarët.
Mediat lokale kanë cituar burime të mbrojtjes ruse të kenë thënë se njësitet për mbrojtje ajrore kanë shkatërruar 144 dronët ukrainas që kanë depërtuar në qendër të Rusisë gjatë natës.
Autoriteti kombëtar i aviacionit në Rusi, Rosaviyatsiya, ka thënë se si pasojë e sulmeve me dronë janë pezulluar fluturimet në tri aeroportet në Moskë - Domodedovo, Zhukovski dhe Vnukovo – për arsye të sigurisë.
Disa orë më vonë, aeroportet është thënë të jenë funksionalizuar. Ndërkohë, forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia ka kryer sulme gjatë natës me dy raketa dhe të paktën 46 dronë, por që ka arritur t'i rrëzojë 38 dronë.
Zyrtarët në Kiev kanë thënë se nuk është raportuar për dëme në qytet. Në rajonin veriperëndimor të Ukrainës, Sumi, administrata ushtarake ka thënë se forcat ruse kanë kryer sulme në infrastrukturë kritike.
Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar pretendimet e asnjërës palë. Ndonëse Moska ka kryer sulme me dronë dhe raketa qysh prej nisjes së luftës, 36 muaj më parë, ajo është duke u përballur secilën herë e më shumë me sulme me dronë të nisura prej Ukrainës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
moske kiev drone ukrainas
Bota
10 Shtator 2024, 09:56
r.ll
Vadim Morus
SERBI- Në një mëngjes të nxehtë vere në kryeqytetin serb Beograd, Vadim Morus, patinator profesionist nga Rusia, ...
Bota
10 Shtator 2024, 09:50
N.F
Trump
SHBA- Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance përballen me kritika të reja nga brenda partisë: Haley, ish-ambas...
Bota
10 Shtator 2024, 09:17
N.F
Foto ilustruese
INDI- Operacionet në fabrikën e gjigantit jugkorean Samsung, në jug të Indisë, janë çrregulluar të...
Bota
10 Shtator 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
MADRID- Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit t&eu...
Bota
10 Shtator 2024, 09:04
r.ll
foto ilustruese
KIEV- Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, Rusia ka përdorur shpesh raketa me rreze të ...
Bota
10 Shtator 2024, 08:53
r.ll
mario draghi
BRUKSEL- "Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe fitimet në produktivitet që lidhen me t&eu...
Bota
10 Shtator 2024, 08:48
N.F
Kim Jong Un
KORE- Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka raportua...
Bota
10 Shtator 2024, 07:58
r.ll
banderole
MAL I ZI- Një akt i rëndë është shënuar të dielën në afërsi të kufirit me Shqipërin&e...
Bota
10 Shtator 2024, 07:56
N.F
Foto ilustruese
PALESTINË- Një sulm izraelit në një kamp të mbushur me palestinezë të zhvendosur nga lufta në Gaz&e...
Bota
10 Shtator 2024, 07:36
N.F
Foto ilustruese
PAKISTAN- Grupi ekstremist, The Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), ka rifituar terren në veriperëndim të Pakistanit, duke impo...