Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Izraeli ka thënë se ka shënjestruar militantë “të rëndësishëm” të Hamasit, deklarata që janë hedhur poshtë prej grupit militant. Hamasi është grup që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
PALESTINË- Një sulm izraelit në një kamp të mbushur me palestinezë të zhvendosur nga lufta në Gazë, ka vrarë të paktën 40 persona dhe ka plagosur 60 të tjerë, në orët e para të së martës, kanë thënë zyrtarët palestinezë.
Izraeli ka thënë se ka shënjestruar militantë “të rëndësishëm” të Hamasit, deklarata që janë hedhur poshtë prej grupit militant. Hamasi është grup që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ky mund të jetë një prej sulmeve më vdekjeprurëse në Muvasi, një zonë e mbushur me tenda, e cila gjendet afër bregdetit të Gazës, të cilën Izraeli e ka shpallur zonë humanitare për qindra mijëra civilë, që i kanë ikur luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Mbrojtja Civile, e cila është përgjegjëse për operacione të kërkim-shpëtimit në Gazë, ka thënë se ka mbledhur 40 trupa pas sulmit dhe ende është duke kërkuar. Sipas saj, familje të shumta janë vrarë nëpër tendat e tyre. Attaf al-Shaar, e cila është zhvendosur prej qytetit jugor të Gazës, Rafah, ka thënë se sulmi ka ndodhur pak pas mesnatës dhe ka shkaktuar zjarr.
“Njerëzit janë djegur në rërë. Atyre u janë mbledhur vetëm copat”, ka thënë ajo për një gazetar të agjencisë së lajmeve Associated Press, në skenën e sulmit.
Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur militantë të Hamasit që kanë qenë duke operuar në qendrën komanduese, dhe që ka kryer sulme precize për të shmangur viktima civile.
Hamasi e ka lëshuar një deklaratë duke mohuar që ka pasur militantë në zonën e sulmit. As Izraeli, dhe as Hamasi nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për t’i mbështetur pretendimet e tyre. Lufta ka rezultuar me shkatërrim të madh në Gazë, dhe gati 90 për qind e popullsisë 2.3 - milionëshe është zhvendosur disa herë.
Autoritetet palestineze raportojnë se si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë mbi 40.000 persona në Gazë. Kombet e Bashkuara raportojnë se shumica kanë qenë gra dhe fëmijë.
Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të Hamasit, në jug të Izraelit, më 7 tetor të vitit të kaluar. Në atë sulm janë vrarë mbi 1.200 njerëz dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë.Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë tentuar vazhdimisht të ndërmjetësojnë një armëpushim mes palëve, mirëpo nuk kanë arritur sukses, pasi Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin se po bëjnë kërkesa të papranueshme./ REL
Foto ilustruese PAKISTAN- Grupi ekstremist, The Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), ka rifituar terren në veriperëndim të Pakistanit, duke impo...
foto ilustruese SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehu...
foto ilustruese SHBA- Furnizimi nga Irani me raketa balistike për Rusinë do paraqiste një “përshkallëzim dramatik” t&e...
Foto ilustruese SHBA- Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj p&eum...
Foto ilustruese LONDËR- Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pasi diplomatët e saj u shkarkuan nga talibanët, që udh&...
fotot ilustruese ITALI- Roja bregdetare italiane gjeti gjashtë trupa në brigjet e Siçilisë, që besohet se janë disa nga 21 ...
foo ilustruese SHBA- Republikanët e një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve publikuan të dielën një rapo...
Foto ilustruese SHBA- Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes kompanive të saj bioteknike, dronë...
Foto ilustruese KOSOVË- Zyrtarë të KFOR-it e kanë përshkuar si të qetë, por të brishtë situatën e siguris...
Stano KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano së fundmi ka reaguar në lidhje me incidentin ku grupe të ...