LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Dërgesa e raketave balistike iraniane në Rusi do të ishte “përshkallëzim dramatik”

Rrjeti televiziv CNN dhe gazeta ‘Wall Street Journal’ njoftuan javën e kaluar, duke cituar burime të paidentifikuara, se Irani kishte dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, ndërkohë që Moska vazhdon luftën ndaj Ukrainës, të cilën e filloi në vitin 2022.

10 Shtator 2024, 07:21 Nga r.ll
SHBA: Dërgesa e raketave balistike iraniane në Rusi do të ishte
foto ilustruese

SHBA- Furnizimi nga Irani me raketa balistike për Rusinë do paraqiste një “përshkallëzim dramatik” të përkrahjes së Teheranit për Moskën dhe Shtetet e Bashkuara janë gati të reagojnë me “pasoja dramatike”, tha të hënën Departamenti amerikan i Shtetit.

“Çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përfaqësonte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Ministria e jashtme e Ukrainës tha të hënën se ka thirrur për një takim urgjent një diplomat të lartë iranian dhe për t’ia tërhequr vërejtjen mbi “pasojat katastrofike e të pariparueshme” në marrëdhëniet dypalëshe, nëse vërtetohen njoftimet se Teherani ka furnizuar me raketa balistike Rusinë.

Zyrtari i lartë iranian Shahriar Amouzegar, i hodhi poshtë njoftimet e së hënën në mëngjes, duke i cilësuar ato si “luftë psikologjike”. Por një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se informacionet ishin “të besueshme”.

Rrjeti televiziv CNN dhe gazeta ‘Wall Street Journal’ njoftuan javën e kaluar, duke cituar burime të paidentifikuara, se Irani kishte dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, ndërkohë që Moska vazhdon luftën ndaj Ukrainës, të cilën e filloi në vitin 2022.

Ministria e Jashtme ukrainase njoftoi në platformën ‘Telegram’ se i kishte tërhequr vërejtje të ngarkuarit me punë të Iranit, Shahriar Amouzegar dhe se e paralajmëroi atë në “mënyrë të ashpër” për pasojat në marrëdhëniet e tyre nëse konfirmohet dërgimi i raketave.

Më herët, agjencia iraniane e lajmeve citoi komandantin e lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Fazlollah Nozari, duke thënë: “Asnjë raketë nuk është dërguar në Rusi dhe ky pretendim është një lloj lufte psikologjike.”

“Irani nuk përkrah asnjërën nga palët në konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë”, deklaroi zoti Nozari.

Në të kaluarën, zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë hedhur poshtë përgënjeshtrimet e tilla, duke thënë se ka prova të mjaftueshme që Irani ka furnizuar Rusinë me pajisje, siç janë dronët ‘Shahed’.

Përmes një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha: “Jemi në dijeni të informacionit të besueshëm që na është dhënë nga aleatët për dërgesën e raketave balistike iraniane në Rusi”.

Ai tha se nëse ky informacion konfirmohet, “dërgesa do të përbënte një përshkallëzim të rëndësishëm në aspektin material sa i përket përkrahjes së Iranit për luftën e jashtëligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”.

Udhëheqësit e BE-së e kanë bërë të qartë në të kaluarën se do “të përgjigjen shpejt dhe në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë ndaj Iranit, përfshirë me masa të reja dhe kufizuese ndaj tij” për një hap të tillë, shtoi zëdhënësi Stano.

Një zyrtar tjetër evropian, që foli me kusht që të mos identifikohej, tha se Shtetet e Bashkuara ndanë informacionin mbi këtë dërgesë me aleatët dhe se ka gjasa që do ta bëjnë së shpejti publik këtë informacion.

"Përshkallëzim i rëndësishëm"

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ka parë raportet mbi këtë zhvillim, po shtoi se jo të gjitha raportet e tilla janë të sakta.

“Irani është partner i rëndësishëm i yni, po zhvillojmë marrëdhëniet tona tregtare dhe ekonomike, po zhvillojmë bashkëpunimin dhe dialogun në të gjitha fushat e mundshme, përfshirë ato më të ndjeshmet”, zëdhënësi Peskov u tha gazetarëve.

Javën e kaluar Ukraina tha se thellimi i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Teheranit dhe Moskës paraqet kërcënim për Ukrainën, Evropën dhe Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojë trysninë ndaj Iranit dhe Rusisë.

Shtetet e Bashkuara thanë të premten se çfarëdo dërgese e raketave balistike iraniane Rusisë do të shënonte një përshkallëzim të thellë të luftës në Ukrainë.

Kësaj gjuhe i bëri jehonë të hënën një zëdhënës i NATO-s, i cili tha se aleanca perëndimore ushtarake është në dijeni të njoftimeve të mediave, por se nuk mund të komentojë vërtetësinë e tyre.

“Siç kanë thënë aleatët në të kaluarën, çfarëdo dërgese e raketave ballistike dhe teknologjisë së ngjashme nga Irani për në Rusi do të përbënte një përshkallëzim të rëndësishëm”, deklaroi zëdhënësi i NATO-s./VOA

shba lufta ne ukraine rusi raketa iraniane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj