LIVE UPDATES
Bota

E mjaftueshme për të përballuar dy muaj dimri, depozitat e gazit në Gjermani pothuajse plot

Ndonëse dukej si e pamundur: por tani depozitat e Gjermanisë janë pothuajse plot. Kjo sasi mund të mbulojë nevojat për dy muajt e ftohtë të dimrit. Megjithatë drejtuesit e sektorit vazhdojnë përpjekjet.

15 Tetor 2022, 10:13 Nga d.a.
E mjaftueshme për të përballuar dy muaj dimri, depozitat e gazit
gaz

GJERMANI- Brenda 24 orëve niveli i mbushjes së depozitave të gazit në Gjermani u rrit me 0,17 pikë në volumin 95,14 përqind, sikurse u komunikua të enjten (13.10) në mbrëmje, sipas të dhënave të Menaxhuesit Europian të Infrastrtukturës së Gazit. Një udhëzim federal përcakton, që më 1 nëntor depozitat duhet të jenë të paktën 95 përqind të mbushura. Kjo vlerë tashmë është arritur.

Sasia e akumuluar është e mjaftueshme për të përballuar dy muaj të ftohtë dimri, tha presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller. "Depozitat e mbushura do të na ndihmojnë në dimër." Njëkohësisht ai theksoi, se depozitat e mbushura nuk mjaftojnë për të gjithë periudhën, kur është e nevojshme ngrohja dhe se duhen vazhduar përpjekjet. "Për të shmangur emergjencën nga mungesa e gazit në dimër, duhet të realizohen projektet e tjera që kanë nisur për rritjen e importit të gazit."

Secili mund të kontribuojë

Klaus Müller theksoi gjithashtu, se edhe në vendet fqinjë duhet të jetë e stabilizuar gjendja dhe konsumi  brenda vendit duhet të ulet me të paktën 20 përqind. "Secili mund të kontribuojë." Duke iu referuar javës së kaluar me rënien rreth 29 përqind të konsumit të gazit në ekonomitë shtëpiake dhe firmat e vogla, ai nënvizoi, se në pjesën më të madhe kjo ka të bëjë me motin e ngrohtë, por kursimi duhet të vazhdojë edhe gjatë dimrit të ftohtë.

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck këtë javë u shpreh për mbushjen me 95 përqind të depozitave. Nisur nga depozitat gjendja aktualisht është e mirë. "Kjo është një arritje", tha Habeck në takimin e konstruktorëve të makinerive. „Por kjo arritje është me një çmim shumë të lartë, sepse ky ishte edhe kushti, që industria jo vetëm e kufizoi prodhimin, por pjesërisht edhe e ka ndërprerë atë." E nuk duhej të ishte kështu.

Sebastian Bleschke nga shoqata e Depozitimit të Gazit Ines u shpreh gjithashtu me optimizëm të përmbajtur. "Pavarësisht depozitave të mbushura dimri do të jetë një sfidë e madhe." Importet për terminalet e gazit të lëngshëm dhe importet përmes terminaleve ekzistuese në shtetet e tjera të BE-së janë jashtëzakonisht të rëndësishme, tha Bleschke.

"Arësye për çtensionim nuk ka, sepse depozitat mjaftojnë vetëm për dy muaj të dimrit", tha Malte Küper nga Instituti i Ekonomisë gjermane në Këln (IW). "Varet veçanërisht prej konsumatorëve gjatë periudhës së ngrohjes." Industria ka reaguar me çmime të larta dhe e ka pakësuar dukshëm muajt e kaluar konsumimin e gazit. Edhe ekonomitë shtëpiake si dhe bizneset e vogla muajt e fundit kanë ngrohur më pak, ndonëse të ftohtit gjatë shtatorit e ka pakësuar kuotën e kursimit.

Në pritje të terminaleve për gazin e lëngshëm

Depozitat e mbushura të gazit, janë vetëm një element që Gjermania të përballojë dimrin pa mungesa. Ndaj furnizuesit e gazit po përpiqen të lidhin kontrata të reja furnizimi për gazin e lëngshëm (LNG), në mënyrë që edhe në muajt e ardhshëm të kompensohet mungesa e furnizimeve ruse. Me ndërrimin e viteve edhe në brigjet gjermane në Detin Baltik do të jenë në dispozicion terminalet për zbarkimin e gazit LNG.

Si do të veprohet më tej?

Në periudhën e ngrohjes pavarësisht të gjtiha përpjekjeve niveli i depozitave do të ulet. Se sa kohë do të mjaftojë gazi gjatë dimrit, Sebastian Bleschke nga shoqata e depozituesve të gazit tha: "Për shkak të mungesës së importeve ruse të gazit, mund të pritet që depozitat që në fund të shkurtit ose në fillim të marsit të jenë pakësuar ndjeshëm."

Gjatë viteve të kaluara në ditët e ftohta të dimrit në Gjermani deri në 60 përqind e konsumit të gazit është mbuluar prej depozitave vendase.

Në muajt pas fillimit të luftës në Ukrainë Rusia gradualisht i pakësoi furnizimet në Gjermani. Në politikën gjermane bëhej fjalë për "luftë për energjinë". Aktualisht Gjermania merr gaz nga Norvegjia, Belgjika, Franca, Holanda si dhe në volume të vogla edhe nga Zvicra. Gazi që përdoret në Gjermani ndër të tjera nxirret nga Holanda, Norvegjia, SHBA dhe hapësira arabe./DW/

kriza ekonomike prej luftes klaus müller

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni