LIVE UPDATES
Bota

Hill: Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë një propozim franko-gjerman për marrëveshje

Ambasadori Hill tha se dëshira për përparim është pasqyruar edhe në telefonatat e së martës që zhvilloi Sekretari i Shtetit Antony Blinken me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe angazhimin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë, të cilët siç është thënë, hodhën në tryezë një propozim për një marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.

15 Tetor 2022, 08:16 Nga A.B
Hill: Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë një propozim franko-gjerman
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se bisedimet Kosovë – Serbi kanë zgjatur shumë dhe se është koha për përparim teksa perëndimi po përballet me çështje të tjera të rëndësishme siç është lufta në Ukrainë.

Ambasadori Hill tha se dëshira për përparim është pasqyruar edhe në telefonatat e së martës që zhvilloi Sekretari i Shtetit Antony Blinken me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe angazhimin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë, të cilët siç është thënë, hodhën në tryezë një propozim për një marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.

“Ne e mbështesim këtë propozim”, – tha ambasadori Hill, por nuk deshi të flasë për hollësi duke theksuar se “u takon evropianëve të flasin për këtë. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të lëvizë. Qartazi këto janë çështje të vështira, por është e rëndësishme që të dyja palët të kuptojnë se ka gjëra të tjera që po ndodhin në Evropë, për shembull në Ukrainë, dhe është koha për përparim në këtë çështje. Mendoj se edhe presidenti Vuçiç edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet”.

As Parisi dhe as Berlini nuk kanë folur për propozimin i cili sipas presidentit serb, parasheh që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por pa e njohur pavarësinë e saj, ndërsa në shkëmbim Serbisë do t’i ofrohet përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE: Vuçiç zbulon se ç’parashikon plani franko-gjerman për Kosovën
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se po diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare apo vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozim franko-gjerman.

Ambasadori Hill tha se ka çështje që duhen trajtuar. “Nuk jam i sigurt se kur do të trajtohen, por mendoj se kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme që disa zyrtarë të lartë, përfshirë sekretarin tonë të shtetit, ta bënin shumë të qartë se ne duam të shohim përparim. Po ndodhin shumë zhvillime të rrezikshme në Evropë që lidhen me Ukrainën dhe ne duhet t’i trajtojmë ato dhe shpresojmë që kjo të mund të ecë përpara”.

Ambasadori Hill tha se “presidenti Vuçiç e ka thënë në shumë raste se kjo do të kërkojë që të dyja palët të marrin dhe të japin. Mendoj se ky është qëndrimi i duhur dhe duhet të shohim nëse diçka mund të funksionojë”.

Ai tha se ka ndjenjë që “kjo çështje është e hapur për një kohë mjaft gjatë dhe është koha për të bërë pak përparim”. Ambasadori Hill tha se Bashkimi Evropian është zgjidhja më e mirë për Serbinë me gjithë zhgënjimin me zvarritjen e bisedimeve me BE-në.

“Nëse vlerësoj se ku duhet të jetë Serbia në një të ardhme jo të largët, do të thosha se duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Dhe do të doja të shtoja se në varësi të asaj që serbët duan të bëjnë, varësisht nga vendimet që marrin, mendoj se një vend i mirë për sigurinë e Serbisë në të ardhmen do të ishte në NATO. Përsëri, i takon popullit serb të vendosë, por mendoj se ky është vendi i duhur për ta në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ambasadori Hill. 

Ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

Ambasadori Hill tha se është i kuptueshëm shqetësimi për varësinë energjetike të Serbisë nga Rusia, por “shumë vende po pësojnë nga vendosja e sanksioneve dhe ka shumë vende të vogla në Bashkimin Evropian që po i zbatojnë besnikërisht sanksionet. Dhe nuk ka qenë e lehtë për ta, por ata e bëjnë këtë, sepse ata e dinë se është gjëja e duhur për të bërë.

Mendoj se Serbia duhet ta shikojë mirë këtë çështje, dhe qeveria ime ka qenë shumë e qartë se Serbia duhet të bashkohet me këto sanksione, por në fund të fundit udhëheqja serbe duhet të marrë një vendim. E dini, ajo që po ndodh në Ukrainë është sinqerisht e neveritshme moralisht. Është tërësiht e papranueshme. Nuk mendoj se ky është me të vërtetë një vend i mirë të qëndrosh ulur në vijën ndërmjet të mirës dhe të keqes. Dhe shpresoj që populli serb të arrijë në këtë përfundim”, – tha ambasadori Hill. /VOA

christopher hill

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet