LIVE UPDATES
Bota

Egjipti dhe SHBA negociatorë/ Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, rezultat i negociatave intensive

Marrëveshja erdhi pas disa javë negociatash të udhëhequra nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

22 Nëntor 2023, 17:40 Nga h.k
Egjipti dhe SHBA negociatorë/ Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit,
Foto ilustruese

IZRAEL-Qeveria e Izraelit dhe grupi i militantëve të Hamasit ranë dakord për një pauzë katër-ditore të luftimeve, gjatë së cilës do të lirohen 50 pengje që mbahen në Gaza, në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael. Po kështu marrëveshja, e cila pritet të nisë të zbatohet prej ditës së enjte, parashikon dhe hyrjen e ndihmave humanitare në rajonin e rrethuar.

Kjo do të jetë pauza e parë në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit që prej fillimit të luftës, e cila do të zgjasë katër ditë.

Marrëveshja erdhi pas disa javë negociatash të udhëhequra nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.
Qeveria izraelite votoi në orët e para të së mërkurës për të mbështetur marrëveshjen, e cila do të mundësojë lirimin e 50 grave dhe fëmijëve që mbahen peng në Gazë, disa prej të cilëve mund të lirohen që të enjten.

Po kështu autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se për çdo 10 robër shtesë të liruar, ata do të zgjasin pauzën në luftime me një ditë.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë 150 gra dhe fëmijë palestinezë që mbahen të burgosur në këtë vend si dhe do të lejojë qindra kamionë me ndihma, të hyjnë në Gazë.

Ndërsa përshëndeti marrëveshjen dhe aktorët e përfshirë në të, Presidenti Joe Biden vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Netanyahu për të siguruar që ajo të realizohet plotësisht, për të mundësuar sikurse tha ofrimin e ndihmës shtesë humanitare për të lehtësuar vuajtjet e familjeve të pafajshme palestineze në Gazë. Presidendi shtoi se ai nuk nuk do t’i ndale përpjekjet deri në lirimin e gjitha pengjeve.
Sipas të dhënave izraelite, militantët e Hamasit morën peng rreth 240 persona gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit gjatë të cilit vranë edhe 1200 izraelitë.

Deri më sot, Hamasi ka liruar katër pengje. Të martën vonë, krahu i armatosur i grupit militant palestinez Xhihadi Islamik, i cili gjithashtu mori pjesë në sulmin e Hamasit, tha se një nga pengjet izraelite kishte vdekur.

Ndërkohë familjarët po presin me ankth kthimin e të afërmëve të tyre, sikurse gjashtëdhjetë e tre vjeçar, Gilad Korngold. Hamasi ka marrë peng shtatë anëtarë të familjes së tij, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ai shpreson që ata të jenë të parët që të lirohen.

“Duam të dimë nëse janë gjallë, nëse janë mire dhe ky është thjesht minimumi. Ky është një krim lufte, ata janë civilë”.

Autoritetet në Gazë, thonë se që nga sulmi i tetorit, bombardimet izraelite kanë rrafshuar pjesë të mëdha të rajonit së sunduar nga Hamasi, duke vrarë më shumë se 13 mijë njerëz e zhvendosur rreth 2.3 milionë të tjerë. Të mërkurën në mëngjez u dëgjuan shpërthime të shumta pavarësisht marrëveshjes për një armëpushim të përkohshëm të arritur nga Izraeli dhe Hamasi, e cila do të nisë të zbatohet së shpejti,
Banorët në Khan Younis e mirëpritën marrëveshjen dhe bënë thirrje për një armëpushim të përhershëm në mënyrë që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre normale.

“Shpresojmë të shohim zgjidhje pozitive nga kjo. Ne lutemi për armëpushim e që njerëzit të jetojnë në paqe në mënyrë që të kthehen në punët dhe shtëpitë e tyre, e të kenë stabilitet”, thotë Ebu Xhihad Ebu Shamieh një palestinez i zhvendosur.

Para se të shpallej marrëveshja, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ndërhyrja e Presidentit amerikan Biden kishte ndihmuar në përmirësimin e marrëveshjes paraprake, duke përfshirë një numër më të madh pengjesh dhe mundësuar më pak lëshime ndaj grupit militant.
Zoti Netanyahu tha se megjithatë misioni më i gjerë i Izraelit nuk ka ndryshuar.
"Ne jemi në luftë dhe do të vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona, të shkatërrojmë Hamasin, të kthejmë të gjithë pengjet dhe të sigurohemi që asnjë entitet në Gazë të mos kërcënojë Izraelin", tha zoti Netanyahu./VOA

lufta izrael palestine

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit