LIVE UPDATES
Bota

Egjiptianët votojnë për president, Abdel Fattah el-Sissi pritet të mbajë sërish pushtetin

Vëmendja e pothuajse të gjithë egjiptianët është te lufta që po zhvillohet në kufijtë lindorë të vendit të tyre dhe te vuajtjet e civilëve palestinezë në enklavën bregdetare.

10 Dhjetor 2023, 13:53 Nga A.B
Egjiptianët votojnë për president, Abdel Fattah el-Sissi pritet
Procesi i votimit

EGJIPT- Egjiptianët kanë filluar të dielën të votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat presidenti i tanishëm, Abdel Fattah el-Sissi, nuk përballet me ndonjë sfidues të fortë, prandaj edhe pritet ta fitojë edhe një mandat tjetër, i cili do ta mbajë atë në pushtet deri më 2030.

Zgjedhjet kanë mbetur në hije të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës.

Vëmendja e pothuajse të gjithë egjiptianët është te lufta që po zhvillohet në kufijtë lindorë të vendit të tyre dhe te vuajtjet e civilëve palestinezë në enklavën bregdetare.

Votimi treditor, i cili nisi të dielën, po mbahet, po ashtu, në një kohë krize të madhe ekonomike në Egjipt, vendi me 105 milionë banorë, një e treta e të cilëve jetojnë në varfëri, sipas të dhënave zyrtare. Kriza buron nga keqmenaxhimi i ekonomisë, por edhe nga pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila e ka prekur ekonominë globale.

El-Sissi përballet me tre kundërshtarë: Farid Zahran, kryetar i Partisë Social Demokrate në opozitë, Abdel-Sanad Yamama, kryetar i Partisë Wafd, dhe Hazem Omar, kryetar i Partisë Republikane të Popullit.

Një kandidat i ri ambicion për president, Ahmed Altantawy, u tërhoq nga gara pasi dështoi t’i mbledhë nënshkrimet e nevojshme nga banorët për ta siguruar kandidaturën. Ai i fajësoi agjencitë e sigurisë për dështimin e tij, duke i akuzuar se i kanë frikësuar stafin e fushatës së tij dhe mbështetësit e tij.

Televizionet egjiptiane transmetuan pamje pranë qendrave të votimit, ku gra dhe fëmijë, kryesisht mbështetës të el-Sissit, valëvitnin flamuj egjiptianë.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk i fiton më shumë se 50 për qind të votave, atëherë do të mbahet një balotazh më 8-10 janar, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të Egjiptit.

Më shumë se 67 milionë egjiptianë kanë të drejtë vote, dhe autoritetet shpresojnë se dalja në zgjedhje do të jetë e lartë.

Një oficer ushtarak, el-Sissi u zgjodh president për herë të parë në mes të vitit 2014, një vit pasi ai, si ministër i Mbrojtjes, e udhëhoqi ushtrinë për ta rrëzuar presidentin e zgjedhur islamist, por përçarës, gjatë protestave masive kundër sundimit të tij njëvjeçar.

El-Sissi u rizgjodh më 2018 për një mandat të dytë katërvjeçar. Ai e pati vetëm një kundërshtar, një politikan pak të njohur, i cili iu bashkua garën në çastet e fundit për ta shpëtuar qeverinë nga turpërimi i zgjedhjeve presidenciale me një kandidat, pasi disa kandidatë ishin detyruar të tërhiqeshin, apo ishin arrestuar.

Më 2019, ndryshimet kushtetuese, të miratuara në një referendum të përgjithshëm, ia shtuan edhe dy vjet në mandatin e dytë të el-Sissit, si dhe ia mundësuan atij të garojë për një mandat të tretë gjashtëvjeçar.

Nën udhëheqjen e tij, autoritetet e kanë bërë një luftë të madhe ndaj disidentëve. Mijëra kritikë të qeverisë janë heshtur apo burgosur, kryesisht islamistë, por edhe aktivistë të rëndësishëm laikë, përfshirë shumë prej atyre që ishin përgjegjës për kryengritjen e vitit 2011, e cila e rrëzoi autokratin Hosni Mubarak./Marre nga REL

egjipt zgjedhje ne egjipt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj