LIVE UPDATES
Bota

Çfarë e bëri Italinë të tërhiqet nga nisma "Belt and Road" e Kinës në G7 ?

Në të njëjtën kohë, ky vendim është shenja më e fundit e një qasjeje gjithnjë e më të fortë evropiane ndaj Pekinit dhe ambicieve të tij globale.

10 Dhjetor 2023, 10:14 Nga h.k
Çfarë e bëri Italinë të tërhiqet nga nisma
Belt and Road

PEKIN-Italia, i vetmi vend i G7-ës që iu bashkua iniciativës kryesore të Kinës, Belt and Road, e më pas vendosi se do të largohet nga programi global i infrastrukturës kur kontrata e saj do të skadojë vitin e ardhshëm, njoftoi kryeministrja italian Giorgio Meloni. 

Në të njëjtën kohë, ky vendim është shenja më e fundit e një qasjeje gjithnjë e më të fortë evropiane ndaj Pekinit dhe ambicieve të tij globale.

Meloni konfirmoi të enjten vendimin, i cili në fakt u premtua gjatë fushatës vitin e kaluar, mes ankesave se marrëveshja që qeveria e mëparshme nënshkroi me Kinën në 2019, kishte sjellë pak përfitim për ekonominë italiane. 

Megjithatë, kryeministrja theksoi se Roma mund të mbajë marrëdhënie të mira me Pekinin jashtë këtij programi, i cili, sipas CNN, ka zgjeruar ndikimin global të Kinës, ndërsa ka ngritur shqetësimin se disa vende i ka ngarkuar me borxhe të paqëndrueshme.

"Unë mendoj se ne duhet të përmirësojmë bashkëpunimin tonë me Kinën në tregti, ekonomi. "Belt and Road" nuk ka prodhuar rezultatet që pritej." -u tha Meloni gazetarëve teksa po fliste për këtë çështje.  

Kjo lëvizje e Italisë erdhi në një kohë të marrëdhënieve pak më të ndjeshme me Pekinin, ku tregtia dhe qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë janë pika të diskutueshme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës pati një deklartë indirekt sulmuese, kur u pyet në lidhje me tërheqjen e Italisë, duke vënë në dukje "apelin e madh dhe ndikimin global të bashkëpunimit.".

"Kina kundërshton me vendosmëri përpjekjet për të denigruar dhe sabotuar bashkëpunimin "Belt and Road" ose për të nxitur bllokadë dhe ndarje," tha zëdhënësi Wang Wenbin, pa përmendur drejtpërdrejt Italinë.

Vendim "i keq"

Kina ka nënshkruar marrëveshje me atë që thotë se janë më shumë se 140 vende partnere në program, i cili ka investuar qindra miliarda dollarë në rrugë, porte, aeroporte dhe ura, kryesisht në të gjithë jugun global, gjatë dekadës së fundit.

Vendimi i Italisë për t'iu bashkuar nismës në vitin 2019, i parë gjerësisht në atë kohë si një fitore diplomatike për Pekinin, mori kritika nga Washingtoni dhe Brukseli.

Në një intervistë për gazetën Corriere della Serre, ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto e cilësoi vendimin e vitit 2019 si "të keq", duke përmendur çekuilibrin tregtar në rritje midis dy vendeve.

Kina importoi 26.9 miliardë dollarë mallra italiane vitin e kaluar, krahasuar me 21.4 miliardë dollarë në vitin 2019. Ndryshe, eksportet kineze në Itali u rritën në 50.5 miliardë dollarë nga 33.5 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të doganave kineze.

Ambasadori i Kinës në Itali, Jia Gui, sugjeroi në një intervistë me gazetën italiane Fanpage në fillim të këtij viti se një vendim "i pamatur" për t'u tërhequr nga pakti do të kishte një ndikim "negativ" në bashkëpunim.

Çfarë është "Belt and Road" ?

BRI është një projekt infrastrukturor i shpallur në vitin 2013 nga presidenti kinez Xi Jinping. 

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një rrjeti infrastrukturor, tokësor dhe detar, për të shtrirë ndikimin ekonomik të Kinës në vende të tjera në të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Evropë.

Sipas burimeve italiane, pas anëtarësimit në BRI, Italia përfitoi pak ndërsa Kina përfitoi shumë më tepër nga marrëveshja, thuhet në media

"Rruga e Mëndafshit nuk ishte e dobishme për ne. Gjermania dhe Franca kishin më shumë trafik se e jona. Ne tashmë punojmë shumë me Kinën, ka një partneritet strategjik. Nuk ka asgjë negative me Kinën. Ne vazhdojmë siç kemi bërë gjithmonë", tha Antonio Tajani,

Ka midis 145 dhe 149 vende në mbarë botën që kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi (MoU) me Kinën për bashkëpunimin BRI.

Midis tyre, disa janë evropiane: Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Greqia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia. Në listë është edhe Serbia.

belt and road itali kine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet