6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Por, ai shtoi se ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.
UKRAINË- Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se marrëveshja për lëvizjen e armëve të rënda nga centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhja është ende duke u diskutuar. Por, ai shtoi se ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës. Shmyhal nuk dha më shumë detaje, por këto komente i bëri, më 13 dhjetor, pas takimeve që pati në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe shefin e IAEA-s, Rafael Grossi, ku u diskutua për centralin bërthamor në Zaporizhja.
"Rusët kanë ende një qëndrim të fortë ndaj centralit bërthamor", tha ai në televizionin ukrainas.
“Negociatat po zhvillohen si nga pala franceze, ashtu edhe nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”, tha ai.
Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të gjitha centralet është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës.
Grossi, deklaroi më heret se ai mbetet “tmerrësisht i shqetësuar për situatën në central, i cili është burim rreziku për aq kohë sa vazhdojnë bombardimet”.
Centrali bërthamor në Zaporizhja është më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë. Ky central ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.
Marrë nga REL
Bruksel ÇEKI- Presidenca çeke do të informojë Këshillin për marrjen e aplikacionit në takimin e ardhshëm të...
Pamjet nga protesta IRAN- Vazhdojnë demonstratat dhe protestat në Teheran dhe qytete të tjera me njerëzit që thërrasin &ldquo...
Avion ZVICËR- Një "skenë horrori" është regjistruar në Aeroportin e Zyrihut brenda aeroplanit të Chair, që duhej t&...
BRAZIL- Brazili po përballet me një shpërthim të infeksioneve të dengës, me më shumë se 1.4 milionë të infek...
Foto Ilustruese GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar me qendër Nea St...
Escobar, Lajçak dhe Vuçiç SERBI- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav L...
Ekrem Imamoglu TURQI- Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou, u dënua me burg. Në fakt, sipas asaj që d...
Stephen "tWitch" Boss SHBA- Stephen "tWitch" Boss, i njohur si DJ në "The Ellen Degeneres Show", ka vdekur në moshën 40-vjeçare. TMZ ...
Foto nga mbytja ANGLI- Roja bregdetare po vazhdon operacionin e saj të kërkim-shpëtimit në Kanal. Ajo po kryen kërkimin së ba...
deputeti KATAR- Përpara se të mbahej Botërori, deputetët britanikë kanë pranuar në mënyrë indirekte se jan&eu...