14 Dhjetor 2022, 16:31
Nga I.A
Escobar, Lajçak dhe Vuçiç
SERBI- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, "për të gjetur zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës".
“Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.
Lajçak deklaroi kështu pas një takimi që ka zhvilluar në Beograd me Vuçiç dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Edhe presidenti serb shkroi në Instagram se biseda ka qenë "e sinqertë dhe korrekte".
Një ditë më herët, dy diplomatët perëndimorë takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak, tha në Prishtinë se nuk preferon që barrikadat në veri të hiqen me buldozerë, por përmes rrugëve diplomatike. Takimi vjen në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Gjashtë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor, që bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë aty. Më 12 dhjetor Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të tyre. Të dielen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.
Marrë nga REL
mirosllav lajçak gabriel escobar aleksandar vuçiç
Bota
14 Dhjetor 2022, 16:09
I.A
Ekrem Imamoglu
TURQI- Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou, u dënua me burg. Në fakt, sipas asaj që d...
Bota
14 Dhjetor 2022, 16:11
F.M
Stephen "tWitch" Boss
SHBA- Stephen "tWitch" Boss, i njohur si DJ në "The Ellen Degeneres Show", ka vdekur në moshën 40-vjeçare. TMZ ...
Bota
14 Dhjetor 2022, 15:41
I.A
Foto nga mbytja
ANGLI- Roja bregdetare po vazhdon operacionin e saj të kërkim-shpëtimit në Kanal. Ajo po kryen kërkimin së ba...
Bota
14 Dhjetor 2022, 15:07
a.l
deputeti
KATAR- Përpara se të mbahej Botërori, deputetët britanikë kanë pranuar në mënyrë indirekte se jan&eu...
Bota
14 Dhjetor 2022, 15:07
I.A
Pornhub
SHBA- Pornhub ka zbuluar fjalët më të kërkuara në websiten e tyre të pornove për vitin 2022. Kompania publikoi t...
Bota
14 Dhjetor 2022, 15:03
d.a.
Escobar, Lajcak dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot në Beograd të dërguarin e BE-...
Bota
14 Dhjetor 2022, 14:47
k.m.
Pamje nga operacioni i shpëtimit
BRITANI E MADHE- Ndërsa debati vazhdon në Dhomën e Përbashkët, deputeti konservator, Sir Rog...
Bota
14 Dhjetor 2022, 14:43
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfimrmuar se katër policë, të cilët dyshohet se kishin mbetur të blloku...
Bota
14 Dhjetor 2022, 14:32
d.a.
Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për t'i dh&e...
Bota
14 Dhjetor 2022, 14:20
a.l
Kina
KINË- Pushtimi rus i Ukrainës dërgoi valë tronditëse gjeopolitike rreth Azisë Qendrore dhe po ndryshon supozimet e ...