LIVE UPDATES
Bota

Ekonomia e dëmtuar nga lufta po tregon shenja të rimëkëmbjes në Ukrainë

Në 2022, vitin kur Rusia filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, ekonomia ukrainase shënoi tkurrje në nivel 29%. Ekonomistët parashikuan rënie të mëtejshme ekonomike në vitin 2023, por për habinë e vendit, shifrat ishin më të mira se sa pritej.

25 Shkurt 2024, 17:45 Nga N.F
Ekonomia e dëmtuar nga lufta po tregon shenja të rimëkëmbjes
Foto ilustruese

UKRAINË- Ekonomia e Ukrainës u tkurr 29% gjatë vitit 2022, kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Kievit. Bizneset ukrainase u shkatërruan, eksportet u ndërprenë dhe miliona njerëz u detyruan të largoheshin nga shëtëpitë e tyre. Por, siç njofton nga Kievi korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze, zyrtarët ukrainas thonë se në vitin 2023 ekonomia e Ukrainës, në fakt, u rrit me 5%. Në 2022, vitin kur Rusia filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, ekonomia ukrainase shënoi tkurrje në nivel 29%. Ekonomistët parashikuan rënie të mëtejshme ekonomike në vitin 2023, por për habinë e vendit, shifrat ishin më të mira se sa pritej.

“Në fund të vitit 2023 mësuam se ekonomia ishte rritur me 5%. Ukraina kishte mbledhur 4.4 miliardë dollarë më shumë në taksa se në vitin 2022. Ky është rezultat i punës së fortë të bizneseve dhe popullit ukrainas”, tha për Zërin e Amerikës zëvendësministrja ukraianase e ekonomisë Tetyana Berezhna.

Ajo thotë se lufta e detyroi Ukrainën të ristrukturonte ekonominë e saj dhe të bënte ndryshime të mëdha.

“Ne nuk duam të jemi më qendra burimore e Evropës. Ne duhet të përpunojmë produktet brenda vendit tonë. Kjo është mënyra më e mirë për të krijuar vende të reja pune, për të krijuar të ardhura nga taksat dhe për të shtuar vlerën brenda vendit tonë”, thotë ajo.

“Esper Bionics” është ndër kompanitë që përmbushin kërkesat e ekonomisë së luftës. Ajo përdor novacionin dhe inxhinierinë ukrainase për të prodhuar proteza me teknologji të lartë që mund të ndihmojnë në rehabilitimin e veteranëve të plagosur në luftë. Zyrtari kryesor i teknologjisë Kyrylo Perevozchykov mbikëqyr zgjerimin e operacioneve të kësaj kompanie ukrainase.

“Vitin e kaluar kishim një rritje dy herë më të madhe se në vitin paraprak. Dyfishuam numrin e punëtorëve në linjat e montimit. Po përpiqemi të përmbushim kërkesat shumë të larta për produktet tona”, thotë ai.

Para luftës, kompania “OTP Leasing” ishte një udhëheqëse në tregun e qeradhënies në Ukrainë, duke ofruar me qera pajisje të ndryshme bujqësore, mjekësore dhe makineri të tjera. Por, qendrat e kompanisë afër Kievit ishin në shënjestër të bombardimeve nga forcat ruse, duke shkatërruar një sasi të konsiderueshme pajisjesh. Disa nga automjetet e saj, duke përfshirë kamionë të mëdhenj, janë modifikuar për t’u përdorur në fushën e mbrojtjes, dhe makineri të tjera po përgatiten për dislokim në vijat e frontit. Presidenti kompanisë “OTP Leasing”, Andriy Pavlushyn thotë se kompania tani është në rikuperim.

“Ne patëm një rritje të mirë në vitin 2023. Ne tashmë kemi patur 30% rritje të shitjeve. Para luftës, ne kishim një portofol total prej 500 milionë dollarësh, ndërsa tani kemi rreth 350 milionë dollarë. Pra, u zvogëluam pak. Por këtë vit ne planifikojmë të stabilizohemi dhe vitin e ardhshëm të fillojmë sërish të kemi rritje”, thotë ai.

Një ekonomist, megjithatë, paralajmëron se ekonomia e Ukrainës është bërë gjithashtu më e varur nga mbështetja ndërkombëtare dhe më e përqendruar në shpenzimet ushtarake.

“Buxheti ukrainas po humbet rreth 25 deri në 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që është një shifër e madhe. Dhe ne e kemi pranuar plotësisht se sa më shumë para që marrim nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, aq më elastikë jemi nga pikëpamja ushtarake dhe se kemi nevojë për sa më shumë ndihmë direkte për sektorin ushtarak të ekonomisë”, thotë Anton Nanavov, ekonomist në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Ai thotë se rimëkëmbja ekonomike e Ukrainës dhe kthimi i qëndrueshmërisë dhe rritjes ekonomike do të kërkojë miliarda dollarë investime në vitet e ardhshme dhe stimuj të fortë nga qeveritë dhe institucionet e huaja financiare.

Marrë nga VOA

ukraine ekonomi lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll
Bota 25 Shkurt 2024, 15:25 N.F

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Foto ilustruese ZVEÇAN- Një flamur i Kosovës është djegur në Zveçan. Sipas njoftimit të policisë kan&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj