LIVE UPDATES
Bota

Si influencerët në Hungari po i shndërrojnë të rinjtë e painteresuar në politikë në protestues?

Njerëzit në turmë ishin aq larg nga vendi ku mbaheshin fjalimet, saqë në vend të sloganeve apo kërkesave, ata brohoritën “nuk mund t’ju dëgjojmë”, duke iu kërkuar folësve që të lëshonin më shumë zërin.

25 Shkurt 2024, 17:18 Nga M.B
Si influencerët në Hungari po i shndërrojnë të
Protesta në Budapest pas dorëheqjes së presidentes Katalin Novak dhe ish-ministres së Drejtësisë, Judit Varga. 16 shkurt 2024.

HUNGARIA- Në një natë të ftohtë shkurti, Sheshi i Heronjve në kryeqytetin hungarez ishte aq i mbushur me njerëz saqë protestuesit u detyruan të ngjiteshin mbi statuja. Njerëzit në turmë ishin aq larg nga vendi ku mbaheshin fjalimet, saqë në vend të sloganeve apo kërkesave, ata brohoritën “nuk mund t’ju dëgjojmë”, duke iu kërkuar folësve që të lëshonin më shumë zërin. Budapesti edhe në të kaluarën ka qenë skenë e protestave, por kjo protestë mund të jetë e para që është organizuar nga influencerët e rrjeteve sociale. Mijëra njerëz që dolën në rrugët e kryeqytetit hungarez më 16 shkurt, protestuan pasi së fundi një person i përfshirë në një rast të abuzimit seksual të fëmijëve përfitoi falje presidenciale. Ky rast ka tronditur Hungarinë dhe deri më tani ka çuar deri te dorëheqja e presidentes së shtetit dhe ish-ministres së Drejtësisë. Protesta ka pasur edhe në javët paraprake, të organizuara nga opozita e krahut të majtë, Lëvizja për Momentum, pasi një media e pavarur zbuloi se presidentja e vendit, Katalin Novak, kishte lëshuar falje presidenciale për zëvendësdrejtorin e një shtëpie shtetërore për fëmijë, i cili ishte burgosur për tentim të heshtjes së akuzave për abuzim seksual kundër drejtorit të kësaj shtëpie.

Por, kjo protestë ishte ndryshe. Shumë nga ata që i bënë ballë të ftohtit dhe iu bashkuan protestës, që u organizua nga disa personalitetet më popullore online në vend, ishin të rinj, që zakonisht nuk janë të interesuar për politikë. Ky fakt ka të ngjarë të shqetësojë kryeministrin hungarez të krahut të djathtë, Viktor Orban, dhe partinë e tij në pushtet, Fidesz, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe ato për Parlamentin Evropian në qershor.

“Shumica e botës nuk është vetëm bardhë dhe zi. Por, siguria e fëmijëve dhe dhuna kundër fëmijëve është bardhë dhe zi”, tha për Radion Evropa e Lirë, Judit Banyai, që ishte një prej organizatoreve të protestës së 16 shkurtit të quajtur “Përbindëshit ecin të lirë”. “Nuk ka asnjë anë politike apo ideologjike që e pranon këtë”, tha Banyai gjatë një bisede përmes video-lidhjes.

Personi që është falur, zëvendësdrejtori i shtëpisë së fëmijëve në Bicske, një qytezë afër kryeqytetit, i cili në media është identifikuar si Endre K., ishte dënuar me mbi tre vjet burgim më 2018 për shkak se u kishte bërë presion viktimave që të tërheqin pretendimet e tyre për abuzim seksual. Drejtori i këtij institucioni ishte dënuar me tetë vjet burgim për abuzimin e të paktën dhjetë fëmijëve në periudhën kohore 2004-2016. Banyai, 26 vjeçe, nën e dy fëmijëve, është bërë e njohur si kontribuuese në Nemakarokbeleszolni, një llogari në Instagram që publikon video qesharake lidhur me të qenët nënë. Ajo ka mbi 50.000 ndjekës në platformën sociale në pronësi të kompanisë Meta, ndërkaq llogaria e të cilën ajo bashkëpunon ka 300.000 ndjekës. Yjet e rrjeteve sociale nga Nemakarokbeleszolni – që nëse përkthehet në shqip i bie “Nuk dua të të tregoj çfarë të bësh, por...”, një paralajmërim i dëgjuar shpesh nga nënat e reja – bashkuan forcat me Marton Gulyas, drejtuesi i kanalit të pavarur në YouTube, Partizan, dhe me një numër të komedianëve të famshëm, personalitete të tjera të popullarizuar në YouTube dhe muzikantë. Ndjekësit e tyre janë kryesisht të rinj dhe liberalë në pikëpamjet e tyre, dhe ndryshe nga krahu rinor i Lëvizjes Momentum, priren që të mos ndjekin shumë lajmet. “Është e paprecedentë që influencerët, të cilët janë të popullarizuar veçmas në mesin e të rinjve, janë organizatorë dhe folës në një protestë”, tha për Radion Evropa e Lirë pas protestës së 16 shkurtit, Peter Kreko, drejtor i institutit Political Capital me seli në Budapest. Protesta u përkrah nga politikanë të partive me ideologji të ndryshme. Përmes një video-mesazhi Peter Marki-Zay, sfiduesi i fundit i Orbanit gjatë garës për kryeministër, e mbështeti protestën. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të marrin pjesë në të dhe anuloi një tubim të tijin të planifikuar për ditën tjetër. Si lëvizja e krahut të majtë, Momentum, edhe partia e ekstremit të djathtë, Jobbik, në llogaritë e tyre në Facebook njoftuan për datën dhe orën e mbajtjes së protestës.

Banyai, që ishte përgjegjëse për dizajnin e grafikave për protestën, tha se u kanë kërkuar anëtarëve të partive politike që të mos sjellin në protestë flamujt partiakë, në mënyrë që protesta të mos politizohej. Shumë nga njerëzit që morën pjesë në protestë bartnin flamurin e Hungarisë. Kjo mungesë e ngjyrimit politik e bëri këtë protestë tërheqëse për shumë hungarezë, tha Kreko. “Të gjitha hulumtimet tregojnë se të rinjtë hungarezë qëndrojnë larg partive politike dhe ata kanë më pak gjasa të marrin pjesë në një protestë që ka vulën e një partie politike”. Në përgjithësi, në Hungari të rinjtë kanë më shumë gjasa t’i bashkohen një proteste nëse ajo thirrjet për probleme sociale, mjedisore apo arsimore sesa nëse ka të bëjë me çështje krejtësisht politike. Sipas një sondazhi të realizuar së fundi, 60 për qind e popullsisë hungareze nën moshën 30-vjeçare – gjeneratë që e ka kaluar gjithë pjesën e jetës së tyre në moshë madhore nën pushtetin e Orbanit – janë të pakënaqur me situatën aktuale të demokracisë dhe 43 për qind janë shprehur se nuk mbështesin asnjë parti politike. Në një studim tjetër, më pak se një e treta e të anketuarve u deklaruan se ata do të votonin në zgjedhjet e përgjithshme.

“Gjithçka shpërtheu si një çmenduri. Veçanërisht, duke pasur parasysh se sa njerëz shpërndan njoftimin për protestë në llogaritë e tyre”, tha Banyai, duke iu referuar Facebook-ut dhe Instagram-it, dy nga rrjetet më popullore sociale në Hungari. Në Sheshin e Heronjve, Gergely Horvath, 32 vjeç, protestoi për herë të parë. Ai tha se edhe më herët e kishte menduar që të shkonte në të gjitha protestat antiqeveritare që ishin organizuar. “Por, miqtë e mi nuk ishin të interesuar që të shkonim bashkë”, tha ai. “Prandaj, nuk shkova kurrë”. Ai ndjek në rrjetet sociale pothuajse të gjithë organizatorët e protestës dhe tha se e ndjeu se “kjo nuk do të ishte diçka që mund ta shikoja nga divani i shtëpisë sime”. Rasti i faljes presidenciale ka zemëruar shumë hungarezë: një përzierje e ndjenjës së një neverie të madhe ndaj abuzuesve të fëmijëve dhe ndjenjës së përhapur të padrejtësisë që njerëzit që kanë miq në pozita të larta mund t’i shpëtojnë ndëshkimit për çfarëdo shkeljeje. Në Hungari janë mbi 20.000 fëmijë nën përkujdesjen e shtetit dhe afërsisht një e treta e tyre janë në shtëpitë e fëmijëve. Shumë nga këto institucione përballen me mungesë të personelit dhe kanë pak buxhet, probleme që në disa raste kanë çuar në kujdes jo të duhur të fëmijëve dhe në abuzim. Shumica e protestuesve shprehën shqetësime se çfarë ka ndodhur në Bicske mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Përderisa Novak, ish-presidentja dhe aleatja e ngushtë e Orbanit, kurrë nuk dha ndonjë arsye për faljen presidenciale, politikanët opozitarë dhe raportimet e mediave të pavarura kanë pretenduar se Endre K. ka disa lidhje me Qeverinë dhe me vëllain e kryeministrit hungarez.

“Më duket e pështirë që dikush që ka bërë diçka të tillë mund të shpëtojë nëse ka miqtë e duhur”, tha Barbara Krcmarova, 26-vjeçare, hungareze etnike nga Sllovakia.

Së bashku me mikeshën e saj, 25-vjeçaren Gyorgyi Abelovska, Krcmarova protestoi për herë të parë që kur u zhvendos në kryeqytetin hungarez disa vjet më parë. “Ishim kureshtare të shihnim një protestë në Budapest”, tha Abelovska, e cila punon si kameriere në një hotel. Që të dyja thanë se nuk kanë interes për politikën dhe nuk përcjellin zhvillimet aktuale.

“Është koha që e vërteta të dalë në shesh”, tha Tamas Cseh, 53 vjeç. Për dallim nga të tjerët, ai ka protestuar vazhdimisht dhe në protestë mori pjesë me një flamur të kombinuar: atë të Hungarisë dhe të hungarezëve etnikë në rajonin e Rumanisë të Transilvanisë.

Cseh përmendi disa teori konspirative duke filluar nga Traktati i Trianonit i vitit 1920, ku u humb dy e treta e territorit hungarez, për trafikimin ndërkombëtar të fëmijëve dhe për COVID-19. “Qeveria do ta vrasë veten me këtë”, tha ai. “Politikisht, ata kanë bërë autogol”. Është e paqartë nëse protestat do të vazhdojnë apo nëse do të ketë efekt te Qeveria e Orbanit, e cila është në pushtet që nga viti 2010 dhe e paraqet veten si mbrojtëse të fëmijëve dhe të “vlerave e familjes tradicionale”. Përderisa llogaria në Instagram që u krijua pas protestës morën mbi 80.000 ndjekës, organizatorët nuk kanë njoftuar për mbajtjen e ndonjë ngjarje të re. Skandali shpërtheu në një kohë të çuditshme për Orbanin, i cili po përballet me kritika nga Brukseli pasi fillimisht kishte kundërshtuar që Ukrainës t’i ofrohej ndihmë dhe është kritikuar po ashtu për bllokimin e pranimit të Suedisë në NATO. Brenda vendit ai përballet me pakënaqësi për shkak të krizës së rëndë të kostos së jetesës. Gjatë fjalimi vjetor drejtuar kombit më 17 shkurt, në paraqitjen e parë publike që kur dha dorëheqje presidentja, kryeministri hungarez shfaqi pak keqardhje. “Njerëzit e mirë nganjëherë marrin vendime të gabuara”, tha Orban gjatë fjalimit që u mbajt para miqve të tij, anëtarëve të partisë së tij dhe gazetarëve nga mediat e lidhura me Qeverinë. Nga kjo ngjarje u përjashtuan gazetarët e pavarur dhe ata të huaj. Pas protestës, organizatorët mblodhën 5.575 dollarë donacione për të ndihmuar një viktimë të pastrehë të abuzimit seksual. Me donacionet që tejkaluan qëllimin e vendosur paraprakisht, Partizan njoftoi se paratë që kanë tepruar do të përdoren për të ndihmuar të tjerët që kanë qenë në shtëpitë e fëmijëve dhe që tani jetojnë në rrugë.

“Fakti që shumë njerëz morën pjesë dhe dhuruan... ka një pjesë jashtëzakonisht të madhe në shtetin tonë që është shumë e pakënaqur me politikat e Fideszit”, tha Kreko nga instituti Political Capital.

Pyetja më e rëndësishme tani, tha ai, është nëse grupet e të rinjve të angazhuar së fundi do të vazhdojnë të jenë politikisht aktiv dhe të votojnë në zgjedhjet evropiane dhe lokale të qershorit.

“Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që politikanë hungarezë kanë dhënë dorëheqje dhe kjo, në vetvete, ka një ndikim pozitiv te shoqëria civile, protestuesit dhe tek ata që janë të pakënaqur me Qeverinë. Gazetarët po ashtu mund ta ndiejnë se raportimi i tyre prodhon pasoja politike”./ REL

influencer hungaria

Sondazh

Poll
Bota 25 Shkurt 2024, 15:25 N.F

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Foto ilustruese ZVEÇAN- Një flamur i Kosovës është djegur në Zveçan. Sipas njoftimit të policisë kan&...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria