LIVE UPDATES
Bota

Ekonomia globale, takimi i APEC-ut dhe bisedimet Biden-Xi

Marrëdhëniet ekonomike SHBA-Kinë janë përkeqësuar për vite me radhë përpara se të arrinin një pikë kulmore në vitin 2018, kur Presidenti Donald Trump nxiti një luftë tregtare gjithëpërfshirëse.

12 Nëntor 2023, 17:42 Nga h.k
Ekonomia globale, takimi i APEC-ut dhe bisedimet Biden-Xi
Foto e dy presidenteve

SHBA-Shtetet e Bashkuara dhe Kina mbajnë peshën më të rëndë të ekonomisë globale. Të marra së bashku, ato prodhojnë më shumë se 40% të mallrave dhe shërbimeve në shkallë botërore.

Beteja ekonomike 5-vjeçare mes Uashingtonit dhe Pekinit ka ndikuar edhe tek ekonomia botërore. Takimi i kësaj jave në Kaliforni mes udhëheqësve Biden dhe Xi mund të ketë pasoja globale. Një shtensionim i marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të sjellë përfitime për ekonominë botërore.

Që nga viti 2020, ekonomia botërore është përballur me kriza të njëpasnjëshme, pandemia e COVID-19, rritja e inflacionit dhe normave të interesit, konfliktet e dhunshme në Ukrainë dhe Gaza.

Ekonomia globale parashikohet të rritet afro 3% këtë vit dhe 2.9% vitin që vjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Mospajtimet mes dy ekonomive më të mëdha të botës në këtë moment të tensionuar e përkeqësojnë ndikimin negativ të tronditjeve të ndryshme gjeopolitike që kanë goditur ekonominë botërore”, thotë profesori i politikave tregtare në Unviersitetin Cornell, Eswar Prasad.

Por janë rritur shpresat se Uashingtoni dhe Pekini, të paktën, mund të ulin disa nga tensionet e tyre ekonomike në takimin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, i cili fillon punimet të dielën në San Françisko.

Në takim marrin pjesë 21 vende të Paqësorit, të cilat përbëjnë 40% të popullsisë së botës dhe gati gjysmën e tregtisë globale.

Ngjarja kryesore do të jetë takimi Biden-Xi të mërkurën, hera e parë që dy udhëheqësit do të bisedojnë brenda këtij viti, kohë gjatë së cilës janë përkeqësuar fërkimet mes dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë është përpjekur të zvogëlojë pritshmëritë, duke thënë se nuk pritet të ketë përparime. Profesori Eswar Prasad thotë se pragu për një rezultat të suksesshëm është relativisht i ulët.

“Parandalimi i çdo përkeqësimi të mëtejshëm në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të ishte tashmë një fitore për të dyja palët”, tha ai.

Marrëdhëniet ekonomike SHBA-Kinë janë përkeqësuar për vite me radhë përpara se të arrinin një pikë kulmore në vitin 2018, kur Presidenti Donald Trump nxiti një luftë tregtare gjithëpërfshirëse.

Administrata e Presidentit Trump e akuzoi Kinën se kishte shkelur angazhimet e marra kur u anëtarësua në Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 2001, për të hapur tregun e saj të gjerë ndaj SHBA-së dhe kompanive të tjera të huaja që dëshironin të shisnin mallrat dhe shërbimet e tyre atje.

Në vitin 2018, administrata e Presidentit Trump filloi të vendosë tarifa ndaj importeve kineze për të ndëshkuar veprimet e Pekinit në përpjekjet për të zëvendësuar epërsinë teknologjike amerikane.

Shumë ekspertë ranë dakord me administratën amerikane se Pekini ishte përfshirë në spiunazh kibernetik dhe kishte kërkuar në mënyrë jo të duhur që kompanitë e huaja të dorëzonin sekretet tregtare si çmim për të fituar qasje në tregun kinez.

Pekini iu kundërpërgjigj sanksioneve të Presidentit Trump me tarifat e veta hakmarrëse, duke i bërë mallrat amerikane më të shtrenjta për blerësit kinezë.

Kur demokrati Biden erdhi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2021, ai mbajti në fuqi pjesën më të madhe të politikës tregtare ndaj Kinës nga administrata pararendëse, përfshirë tarifat ndaj Pekinit.

Tatimi amerikan ndaj importeve kineze tani e tejkalon shkallën prej 19% krahasuar me 3% në fillim të vitit 2018, përpara se Presidenti Trump të vendoste tarifat.

Po kështu, taksat kineze për importet amerikane aktualisht janë 21% nga 8% përpara fillimit të luftës tregtare, sipas përllogaritjeve nga zoti Chad Bown nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj