LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët amerikanë: Boshti Rusi-Kinë-Iran paraqet sfidë të madhe, synon të prishë rendin botëror

Të nxitura nga kundërshtimi i përbashkët ndaj dominimit amerikan, këto tri shtete po koordinohen në aspektin diplomatik, po integrojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak dhe po punojnë për të gjetur mënyra për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore.

12 Qershor 2026, 22:55 Nga E.d
Ekspertët amerikanë: Boshti Rusi-Kinë-Iran paraqet sfidë
Foto ilustruse

Rusia, Kina dhe Irani, gjithnjë e më shumë po krijojnë një aleancë strategjike të leverdisë, me të cilën politikanët amerikan duhet të përballen, pasi ajo synon të prishë rendin botëror, sipas një grupi ekspertësh amerikanë dhe ish-zyrtarësh.

Duke folur më 10 qershor në konferencën për sigurinë kombëtare të titulluar: “Kundërshtarët e Amerikës: Realiteti rus”, të organizuar nga Forumi i Pavarur i Grave, shumë prej panelistëve theksuan se përfitimet transaksionale të kësaj aleance tashmë po sjellin përfitime të rëndësishme strategjike, veçanërisht për regjimin iranian, i cili ndryshe është i izoluar në arenën ndërkombëtare.

Të nxitura nga kundërshtimi i përbashkët ndaj dominimit amerikan, këto tri shtete po koordinohen në aspektin diplomatik, po integrojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak dhe po punojnë për të gjetur mënyra për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore.

“Pyetja është nëse kemi të bëjmë me një strategji përçarjeje, një aleancë të leverdisë taktike apo oportunizëm, apo nëse kjo është e projektuar për të krijuar një grup tjetër rezultatesh strategjike sa i përket rendit global”, tha Nadia Schadlow, studiuese e lartë në Institutin Hudson dhe ish-zëvendëskëshilltare për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Për t’ia ndalur vrullin këtij boshti, ajo tha se Uashingtoni duhet të ndalojë së trajtuari Rusinë, Kinën dhe Iranin si teatro të ndara rajonale dhe në vend të kësaj, të gjejë mënyra kreative për të krijuar përçarje në bashkëpunimin e tyre.

“Ne duhet ta bëjmë raportin e tyre sa më të vështirë të jetë e mundur”, tha Schadlow.

Rusia, Kina dhe Irani nuk janë të lidhur nga një traktat formal trepalësh i mbrojtjes së ndërsjellë, por interesat e tyre janë afruar vitet e fundit përmes konflikteve.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, sanksionet globale janë shtrënguar si një lak rreth ekonomisë së saj, duke e detyruar të forcojë lidhjet kudo që mundet.

Ngjashëm, Irani ka qenë për vite me radhë nën sanksione të ashpra, dhe edhe më shumë që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj tij më 28 shkurt. 

Përtej mbijetesës së brendshme, kjo sinergji autoritare po krijon një cikël të rrezikshëm reagimi në fushëbetejë, tha Ilan Berman, nënkryetar i Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme.

Berman, i cili është po ashtu anëtar i bordit të Radios Evropa e Lirë, shtoi se, teksa Irani ka furnizuar me valë municionesh për dronë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë, agjencitë perëndimore të inteligjencës druajnë se të dhënat luftarake të mbledhura në territorin evropian së shpejti do të kthehen mbrapsht, duke e bërë arsenalin e brendshëm të Iranit dukshëm më vdekjeprurës.

“Problemi me Iranin nuk është thjesht problemi me Iranin. Është një problem Iran-Rusi-Kinë”, argumentoi Berman, duke shpjeguar se Moska dhe Kina i kanë ofruar Teheranit një linjë jetike ekonomike dhe teknologjike për të përballuar si trazirat e brendshme, ashtu edhe sanksionet e ashpra ndërkombëtare.

Megjithatë, disa pjesëmarrës në panel theksuan se ndonëse bashkëpunimi po zgjerohet, raportet mes Moskës, Pekinit dhe Teheranit në thelb mbeten transaksionale.

Ose, siç e përshkroi kongresisti Pat Harrigan, republikan nga Karolina e Veriut dhe ish-oficer i Forcave Speciale të Ushtrisë amerikane, ky afrim është më shumë një martesë e leverdishme.

“Kur ndalon së qeni reciprokisht e dobishme, edhe ato veprime ndalen”, tha Harrigan, duke sugjeruar se partneriteti nxitet nga interesa të përbashkëta të menjëhershme, dhe jo nga një vëllazëri afatgjatë strategjike. 

Megjithatë, këto përfitime transaksionale tashmë po sjellin dividentë të rëndësishëm strategjikë, veçanërisht për një regjim iranian të izoluar.

Berman, për shembull, vë në pah se gjatë protestave kundër Qeverisë në fillim të vitit, Pekini dhe Moska i ofruan regjimit iranian një mburojë digjitale që i nevojitej për të shtypur disidencën e brendshme. Shtypja e protestave la mijëra protestues të vrarë.

Ndërkohë, Irani ka furnizuar Rusinë me valë municionesh për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës druajnë se të dhënat luftarake të mbledhura në territorin evropian së shpejti do të kthehen në Iran, duke e bërë arsenalin e tij vendas dukshëm më vdekjeprurës.

Ndihma financiare e Kinës

Ky shkëmbim ushtarak mbështetet tërësisht nga përkrahja financiare e Pekinit, i cili vepron si garantuesi kryesor i mbijetesës së regjimit.

“Rreth 90 për qind e eksporteve të naftës së Iranit shkojnë në një vend të vetëm, në Kinë”, tha Berman, duke thënë qartazi se pa blerjet kineze dhe mbështetjen diplomatike e ushtarake të Rusisë, “Irani thjesht nuk do të ishte financiarisht i qëndrueshëm”.

Daniel Hoffman, ish-shef i stacionit të CIA-s në Moskë, tha se ndikimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës shtrihet shumë përtej kufijve të saj dhe deri në vijat e frontit të një konfrontim më të gjerë sistematik ndërmjet normave demokratike dhe ringjalljes së autoritarizmit.

“Tani Ukraina ndodhet në vijën gjeopolitike të ndarjes mes diktaturës dhe demokracisë”, tha Hoffman. 

Sipas analizës së Hoffmanit, agresioni i presidentit rus, Vladimir Putin, nxitet më pak nga ambiciet territoriale dhe më shumë nga një frikë ekzistenciale se demokracia mund të përhapet pranë kufijve të shtetit të tij, Rusisë.

“Ajo që e frikëson më së shumti Vladimir Putinin është demokracia”, tha Hoffman, duke përshkruar një “bosht të diktaturave” të kristalizuar së fundi, të përbërë nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, të gjithë të bashkuar nga një objektiv i vetëm: zvogëlimi sistematik i ndikimit global të SHBA-së.

Hoffman shtoi se retorika e vazhdueshme e Moskës në favor të një “bote multipolare” është thjesht një tymnajë diplomatike e krijuar për të legjitimuar sferat e ndikimit.

“Ajo që ata duan në të vërtetë është liria për t’i pushtuar fqinjët e tyre dhe për t’i nënshtruar ata brenda sferave të ndikimit”, tha ai.

Sipas tij, ndërsa teksa po rritet, hezitimi është gjëja e fundit që Perëndimi mund t’ia lejojë vetes, pasi kjo do t’i jepte këtij boshti hapësirën e nevojshme për t’u forcuar.

“Kur ne dërgojmë kapacitete ushtarake në teatër në mënyrë të copëzuar, kur futemi me kujdes të tepruar në një konflikt dhe fillojmë të prezantojmë aftësi një nga një, në fakt krijojmë ekuivalentin ushtarak të rezistencës ndaj antibiotikëve në ushtrinë ruse”, tha Harrigan.

Ngjashëm, Schadlow argumentoi se koha e menaxhimit reaktiv, krizë pas krize, ka kaluar dhe se politikanët amerikanë duhet të rikthehen te parandalimi i fuqishëm dhe demonstrimet e qarta e të padiskutueshme të forcës.

Teksa Uashingtoni po shqyrton hapat e tij të ardhshëm strategjikë, Berman theksoi se njohja e këtij ekosistemi të ndërlidhur kundërshtarësh është parakusht për çdo strategji efektive të frenimit.

“Sa më shpejt ta kuptojmë këtë”, tha Berman, “aq më shpejt mund ta shpërndajmë presionin në mënyrën e duhur”./REL

rusia kina irani

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë