LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët amerikanë: Nuk është në interesin e Serbisë bashkëpunimi me Rusinë

Këshilltari i lartë në Këshillin e Atlantikut, Ian Brzezinski tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, programin në gjuhën serbe, se nga pikëpamja e tij Rusia mund të përpiqet të nxisë probleme në disa zona përreth saj ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të përpiqet të nxisë trazira dhe kriza edhe në Ballkan.

1 Tetor 2022, 11:13 Nga I.A
Ekspertët amerikanë: Nuk është në interesin e
Vladimir Putin

SHBA- Ekspertë amerikanë thonë se përshkallëzimi i agresionit rus në Ukrainë pasqyron dështimin e presidentit Vladimir Putin por edhe strategjisë së tij që të frikësojë Kievin dhe perëndimin dhe t’i detyrojë të pranojnë kontrollin e tij mbi pjesë të territorit ukrainas. Këshilltari i lartë në Këshillin e Atlantikut, Ian Brzezinski tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, programin në gjuhën serbe, se nga pikëpamja e tij Rusia mund të përpiqet të nxisë probleme në disa zona përreth saj ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të përpiqet të nxisë trazira dhe kriza edhe në Ballkan.

“Ka tensione në Ballkan midis grupeve të ndryshme etnike në vende të caktuara, vende të ndryshme kanë tensione me njëra-tjetrën dhe Kosova e Serbia janë një rast klasik. Pastaj ka një paqëndrueshmëri të mundshme ne Bosnjë përbrenda dhe rreth marrëdhënieve më Serbinë. Këto janë raste të dukshme ku ndërhyrja ruse mund të jetë interesante për Putinin si një mënyrë për të nxitur një lloj krize që do të shpërqendronte perëndimin”, tha zoti Brzezinski.

Ambasadorja Jennifer Brush, e cila një kohë ka shërbyer në Ballkan, mendon se ndikimi më i madh i luftës në Ukrainë mund të shtrihet në Bosnje e Hercegovinë dhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

“Ato popullata serbe janë nxitur aktivisht nga rusët. Janë zonat e vetme ku mund të keni një poster të Putinit dhe ku Putini ka popullaritet, madje është ndoshta më popullor në Banja Llukë sesa në Moskë”, tha zonja Brush.

Ajo i tha programit ne gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se koncepti rus për botën ruse kishte nxitur ringjalljen e idesë për botën serbe, por dështimi i dukshëm i Rusisë në Ukrainë do të dështojë edhe përpjekjet serbe për një botë të tillë.

Të dy ekspertët e cilësuan të pavend nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Rusisë për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme. Marrëveshja që u nënshkrua në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nxiti reagimet amerikane dhe evropiane.

Zoti Brzezinski tha se është interesante të shohësh qeverinë serbe dhe zyrtarët e lartë serbë të jenë kritikë ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe ndaj referendumeve të Rusisë. Megjithatë nga Serbia dërgohen edhe sinjale të përziera. “Dhe nënshkrimi I kësaj marrëveshjeje është sigurisht i padobishëm dhe jo në kohën e duhur”, tha ai.

Zonja Brush tha se nënshkrimi i marrëveshjes Serbi Rusi është një sinjal fatkeq.

“Rusia po dështon në fushën e betejës. Ekonomia e saj po rëndohet. Për Rusinë, përveç Serbisë, nuk ka asnjë mbështetje tjetër nga asnjë anë tjetër e botës. Edhe Kina dhe India janë larguar nga mbështetja për Rusinë. Kështu që mbetet vetëm Serbia, e cila është me peshë në Ballkan, por ndoshta jo në skenën botërore, që del e thotë se ne jemi me ju Rusi, dhe ne do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje”, tha zonja Brush.

Më herët gjatë javës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se “përafrimi i mëtejshëm me Rusinë është një hap në drejtimin e gabuar dhe në kundërshtim me aspiratat evropiane të deklaruara të Serbisë”.

Deputetë të Parlamentit Evropian thanë se “BE-ja nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë nëse ajo nuk vihet në linjë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, duke paralajmëruar se ky qëndrim do të jetë pjesë e raportit të radhës mbi zgjerimin e bllokut.

Zoti Brzezinski tha se është për të ardhur keq për popullin serb që qeveria serbe nuk po bën një përpjekje më aktive për të integruar ekonominë e saj në ekonominë e gjerë evropiane dhe për t'u integruar në bllok. Anëtarësimi në BE është sikurse ai në NATO nxitet nga dëshira dhe veprimet e vendit që kërkon anëtarësimin e jo nga direktiva e Brukselit.

“…Një nga pohimet e rreme të bëra nga Putini është se zgjerimi i BE-së dhe zgjerimi i NATO-s kanë qenë një imponim nga Brukseli nga Uashingtoni nga Berlini ndaj demokracive të Evropës Qendrore dhe Lindore. Është krejt e kundërta. Procesi ka qenë gjithmonë i nxitur nga dëshirat e popujve dhe qeverive dhe në fund të fundit veprimet e tyre për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në këto organizata përkatëse”, tha zoti Berzezinski.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, ndërsa ka shpallur neutralitetin e saj ushtarak.

“Mendoj se është për të ardhur keq që Serbia duhet të zgjedhë neutralitetin në një rast kaq të qartë të agresionit brutal dhe të pajustifikuar”, tha zoti Brzezinski.

Zonja Brush tha ndërkaq se shqetësime nga disa analistë politikë amerikanë por edhe analistë politikë brenda Serbisë se ka pasur një lloj qasjeje të butë të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë dhe nuk i ka kërkuar shumë gjëra asaj meqë dëshiron ta integrojë.

“Pra, është në interesin e BE-së që Serbia të jetë një aktor konstruktiv racional në Evropë, por për shembull, ata nuk i kanë kërkuar Serbisë të japë llogari për vitet '90-ta”, tha zonja Brush duke nënvizuar mizoritë e kryera në Bosnjë dhe në Kosovë.

Kremlini mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore.

Zonja Brush tha se veprimi më i mirë për Serbinë do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës në vend të zvarritjes së një procesi të bisedimeve që ka siguruar disa marrëveshje por shumë pak prej tyre janë zbatuar.

“Pra, është 100 për qind në interesin më të mirë të Serbisë që ta kapërcejë këtë pengesë. Nuk do t'i futë ata automatikisht në BE, por do të lehtësojë shumë tensionet në rajon dhe do të ndihmojë që i gjithë rajoni të ecë përpara”, tha zonja Brush.

Marrë nga VOA

jennifer brush vladimir putin ian brzezinski

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit