LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Përparësi kryesore e një mekanizmi të ri mbrojtës evropian do të ishte mbrojtja e Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e katërt të luftës kundër agresionit rus.

27 Shkurt 2025, 18:45 Nga M.B
Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të
Foto ilustruese

EUROPA- Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se Evropës mund t'i duhet të krijojë një aftësi "të pavarur" mbrojtëse, sepse Shtetet e Bashkuaera janë bërë "kryesisht indiferente" ndaj fatit të Evropës. Përparësi kryesore e një mekanizmi të ri mbrojtës evropian do të ishte mbrojtja e Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e katërt të luftës kundër agresionit rus.

Vendi ka mbijetuar deri më tani kryesisht falë ndihmës së madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara, të ofruar gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden. Presidenti i ri Donald Trump ka thënë se dëshiron t'i japë fund luftës dhe të marrë kompensim për ndihmën ushtarake të Uashingtonit, madje duke kërkuar që Ukraina t'i japë Shteteve të Bashkuara qasje në pasuritë minerale të vendit në këmbim të dhjetëra miliarda dollarëve të ndihmës ushtarake amerikane për Kievin.

Shërbimi rus i Zërit të Amerikës u kërkoi ekspertëve të vlerësojnë aftësinë e vendeve evropiane për të ndihmuar Ukrainën që të përballojë, si ushtarakisht ashtu edhe ekonomikisht, sulmin rus në shkallë të gjerë dhe që të rindërtojë infrastrukturën e saj të shkatërruar.

Andriy Zolotarev, drejtor i Qendrës Analitike Sektori i Tretë, një institut me bazë në Kiev, i tha Zërit të Amerikës se ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme për mbrojtjen e Ukrainës.

“Në veçanti, Shtetet e Bashkuara kanë rezerva të mëdha armësh, ato janë një furnizues i informacioneve jashtëzakonisht të rëndësishme të zbulimit”, tha ai. “Të gjitha vendet evropiane të marra së bashku nuk kanë numër më të madh satelitësh se Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuar kanë lloje armësh jashtëzakonisht të rëndësishme dhe vërtet të pazëvendësueshme për Ukrainën, si sistemet e mbrojtjes nga raketat Patriot, raketa me rreze të gjatë veprimi “ATACMS”, sistemin e raketave “HIMARS” si dhe pjesë këmbimi për automjete të blinduara dhe sisteme artilerie. Kjo nuk mund të nënvlerësohet në asnjë mënyrë."

Sipas ekspertit Zolotarev, ndërsa Evropa prodhon armë të avancuara dhe pajisje të tjera ushtarake, Bashkimi Evropian së bashku me Britaninë e Madhe mund të kompensojnë vetëm pjesërisht atë që Ukraina do të humbiste nëse Shtetet e Bashkuara ndërpresin ndihmën ushtarake për Kievin.

“Përpjekjet e tyre mund të zbusin efektin negativ, por nuk do të shmangnin pasojat e rënda”, tha ai. “Kjo thjesht do të zvarriste fundin e luftës. Evropa aktualisht është larg formës më të mirë ekonomike dhe ushtarake”.

Mark Feigin, një aktivist rus i të drejtave të njeriut dhe ish-avokat, vuri në dukje në një intervistë për Zërin e Amerikës se ndërsa Evropa ka dy vende me arsenal bërthamor, Britaninë dhe Francën, dhe është kolektivisht shumë më e pasur se Rusia, potenciali ushtarak i kontinenti pengohet nga fakti se ai nuk është "një entitet i vetëm".

“Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme, mes tjerash edhe për faktin se vendimet e tyre merren në një mënyrë të centralizuar, dhe ato më pas zbatohen vazhdimisht”, tha ai. "Potenciali i Evropës është i shpërndarë dhe situata politike në vendet e BE-së është shumë e paqëndrueshme. E gjithë kjo i pengon evropianët të përdorin në mënyrë efektive avantazhet e tyre të dukshme në konfrontimin me Rusinë".

Kush do të paguajë për rindërtimin e Ukrainës?

Ekspertët besojnë se rindërtimi i Ukrainës pas përfundimit të luftës do të financohet përfundimisht nga investimet private evropiane. Sipas disa vlerësimeve, kjo mund të kushtojë nga 500 miliardë deri në 2 trilionë dollarë. Megjithatë, sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më i vështirë bëhet financimi i rindërtimit të Ukrainës. Por pyetja kryesore vazhdon të jetë ajo se kush do të paguajë për të?

"Do të ishte ideale që pala ruse të paguante për këtë", thotë ekonomisti Alexey Bayer. "Do të duhet të ketë dëmshpërblime apo taksa që burojnë nga eksportet ruse të naftës, gazit dhe mineraleve të tjera."

Por sipas ekspertit Bayer, nuk ka gjasa që ndonjë qeveri ruse, "qoftë edhe ajo që do të vinte pas Putinit, të pranojë t'i paguajë vullnetarisht dëmshpërblim Ukrainës", tha ai për Zërin e Amerikës.

Ndërsa pasuritë e ngrira ruse në bankat perëndimore, përfshirë dhjetëra miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari të mbajtura nga banka qendrore e Rusisë, mund të përdoren për të rindërtuar Ukrainën, kjo do të kërkonte shpronësimin e tyre të plotë.

Shumë ekspertë thonë se as qeveria amerikane dhe as qeveritë evropiane nuk do të ndërmerrnin një hap të tillë, pavarësisht diskutimeve të forta të këtij opsioni në shtyp.

“Ngrirja e pasurive është një gjë kretësisht e ndryshme nga konfiskimi i tyre”, thotë Alexander Cooley, profesor i shkencave politike në Kolegjin Barnard. “Kjo luftë ligjore po ndodh në këtë moment në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e BE-së dhe është duke u kontestuar vazhdimisht, sepse është një fushë e panjohur. Mendoj se administrata e Presidentit Trump do të jetë më pak e prirur t’u përgjigjet në mënyrë pozitive thirrjeve për konfiskimin e pasurive ruse, veçanërisht pasi ajo po lëviz për të zgjidhur konfliktin, dhe një nga kërkesat kryesore ruse është zhbllokimi i pasurive të tyre dhe heqja e shumicës së sanksioneve.”

Cliff Kupchan, kryetar i Grupit Eurazia, një kompani konsulence me bazë në Nju Jork, është dakord se Evropa nuk ka gjasa të mbështesë sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse.

"Mendoj se evropianët do të vazhdojnë të jenë kundër idesë së thyerjes së normave ndërkombëtare për rezervat dhe kanë frikë se Rusia do të konfiskonte më pas pasuritë e qeverive perëndimore dhe pasuritë private të vendeve perëndimore", tha ai.

Dhe ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zyrtarë dhe ekspertë të ndryshëm perëndimorë kanë bërë thirrje për një "Plan Marshall" për rindërtimin e Ukrainës, një referencë ndaj programit masiv të ndihmës amerikane për rindërtimin e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, eksperti Kupchan thotë se një nismë e Shteteve të Bashkuara në atë shkallë për rindërtimin e Ukrainës nuk ka gjasa të ndërmerret.

“Për momentin, Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk janë të interesuara, por ato janë shprehur në mënyrë të qartë kundër kësaj ideje. Pesidenti Trump mendon se Ukraina është një shembull tjetër se si Evropa përdor paratë amerikane”.

Megjithatë, eksperti Cliff Kupchan beson se investimet evropiane për rindërtim do të rrjedhin përfundimisht në Ukrainë, veçanërisht nëse do të arrihej një armëpushim që do të përfshinte dislokimin e forcave paqeruajtëse perëndimore atje.

"Unë nuk mendoj se do të jetë aq i ngadaltë", tha ai duke iu referuar rindërtimit të Ukrainës pas luftës. “Rindërtimi nuk do të jetë aq i shpejt nëse do të ketë një nismë të ngjashme me Planin Marshall, por ai gjithashtu nuk do të jetë tepër i ngadaltë”, theksoi eksperti Kupchan./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj