LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët: Rusia përdor emigracionin për të ndihmuar populistët në Letoni

Kryeqyteti i Letonisë, Riga është përfshirë nga debate të forta mbi çështjen e emigracionit në vend, ashtu si në Lituani dhe Poloni.

5 Shtator 2024, 19:27 Nga r.ll
Ekspertët: Rusia përdor emigracionin për të ndihmuar
foto ilustruese

RUSI- Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e çështjes së emigracionit si një armë, duke ndihmuar imigrantët e paligjshëm të kalojnë në BE për të nxitur tensionet politike në vende si Finlanda, Polonia dhe Letonia. Analistët politikë në Letoni thonë se kjo taktikë, pjesërisht, çoi në fitoret e partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane të këtij viti.

Kryeqyteti i Letonisë, Riga është përfshirë nga debate të forta mbi çështjen e emigracionit në vend, ashtu si në Lituani dhe Poloni. Ekspertët letonezë thonë se kjo u shkaktua pjesërisht nga përdorimi i emigracionit si një “armë” nga Rusia dhe aleati i saj, Bjellorusia.

"Rusia dhe Bjellorusia paguanin mijëra irakianë, sirianë dhe i transportonin me avion në Minsk. Pastaj i dërgonin ata me autobus në kufirin me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë", thotë Veiko Spolitis, ish-zëvendësministër letonez i Mbrojtjes.

Emigrantët filluan të grumbulloheshin pranë kufijve në vitin 2021. Zoti Spolitis thotë se Rusia dhe Bjellorusia kishin një qëllim të qartë.

“Për të krijuar debate në politikën letoneze, që do të ndihmonin ardhjen e partive populiste në pushtet”, thotë ai.

Udhëheqësi i partisë Letonia e Para, Ainars Slesers ka përfituar nga këto debate thotë zoti Spolitis. Ai organizoi protesta kundër përdorimit të vaksinave të COVID-19 në vitin 2021.

Zoti Slesers është gjithashtu një sipërmarrës dhe politikan i njohur në Letoni, që po punon në një projekt për të ndërtuar apartamente dhe hotele të reja në bregun e lumit Dougava në Riga. Ai ka mbajtur qëndrime të forta për ekonominë dhe emigracionin.

"Ne nuk kemi nevojë të sjellim njerëz nga vendet e botës së tretë, që do të sjellin krim dhe probleme në vendin tonë. Ne po shohim se çfarë po ndodh në shumë vende të Evropës. Nuk dua t'i përmend emrat e këtyre vendeve, por ju e dini, këta emigrantë vërtetë sollën një rritje të shkallës së krimit. Kjo është e tmerrshme”, tha ai.

Por lidhja mes emigracionit dhe krimit nuk është aq e thjeshtë, thotë Martin Lange nga Qendra Leibniz për Studime Ekonomike Evropiane, i cili e ka studiuar këtë çështje.

“Nuk është gjithmonë e qartë se emigrantët e rinj, pavarësisht nga cili vend vijnë, rrisin shkallën e krimit. Nëse nuk lejohen të punojnë, nëse kanë kushte të këqija jetese, kjo mund shkaktojë rritjen e krimit”, thotë ai.

Disa analistë thonë se përdorimi i emigracionit është pjesë e "luftës hibride" të Rusisë kundër Perëndimit, që ka për qëllim të krijojë përçarje në qendrat e BE-së dhe të forcojë partitë e ekstremit të djathtë me qëndrime më të favorshme ndaj Moskës.

Por disa ekspertë thonë se ndikimi i frikës në rritjen e numrit të votuesve që mbështesin partitë populiste dhe partitë e ekstremit të djathtë në Evropë mund të jetë fryrë. Faktorë të tjerë, si ndikimi në politikën e jashtme, mund të kenë luajtur një rol më të madh.

"Përdorimi i emigracionit si një mjet i politikës së jashtme funksionon dhe politikanët mendojnë se janë ndikuar shumë negativisht nga kjo çështje. Por, nuk jam e sigurt se faktet dhe të dhënat i mbështesin këto pretendime”, thotë Kelly M. Greenhill nga Qendra MIT për Studime Ndërkombëtare.

Letonia e Para fitoi një vend në Parlamentin Evropian në qershor, në zgjedhjet në të cilat partitë e ekstremit të djathtë shënuan fitore të mëdha në Itali, Francë dhe Gjermani.

Këtë vit Polonia kritikoi hapur përdorimin e taktikës së emigracionit nga Bjellorusia, ndërsa Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, ka miratuar një ligj në mes të korrikut për ta parandaluar atë./VOA

letoni rusi

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!